Si i pushkatoi 21 Shqiptar nga nje Fshat Krimineli Shefqet Peçi. Nga Agustin Miraka.

FB_IMG_1509874982523

21 banorët e Buzëmadhes te pushkatuar nga komunisti xhelat i pa bese Shefqe Peci,Komandanti i Brigadës V partizane, i cili, bashkë me ndihmësit e vet, pasi kalon natën në Buzëmadhe, fton banorët e katundit për mbledhje në Krue të Bardhë dhe aty, ndërpret mizorisht pabesisht jetën e 21 vetëve.

Vendi i masakrimit: Kroi i Bardhë
Dita, muaji, viti: 26 Shtator 1944
Koha: Paradite, ndërmjet orës 10 dhe 11
Urdhëruesi i masakrës: Shefqet Peçi
Të masakruar: 21 vetë
Numri i fëmijëve që mbetën jetimë: 59

Të masakruarit:
1. Dan Rexhep Lala, 53 vjeç
2. Mehdi Rexhep Lala, 39 vjeç
3. Ramiz Sali Lala, 30 vjeç
4. Arif Tahir Lala, 36 vjeç
5. Nuhi Musë Lala, 35 vjeç
6. Tahir Ali Lala, 19 vjeç
7. Sulë Etem Lala, 27 vjeç
8. Ymer Etem Lala, 24 vjeç
9. Zenun Habib Lala, 40 vjeç
10. Muharrem Habib Lala, 37 vjeç
11. Cen Mexhit Lala, 39 vjeç
12. Rexhep Ramadan Lala, 45 vjeç
13. Rakip Ramadan Lala, 40 vjeç
14. Qazim Selim Lala, 45 vjeç
15. Sulejman Hasan Vellku, 45
16. Riza Halim Hoda, 45 vjeç
17. Zylbehar Nuhi Bresa, 22 vjeç
18. Jemin Hakik Bresa, 37 vjeç
19. Qamil Shivar Tola, 42 vjeç
20. Isak Islam Bresa, 23 vjeç
21. Arif Ramadan Mata, 47 vjeç
Sapo i afrohemi humnerës së t’vërtetës, gjithçka prej ngjarjes nis e shmjegullohet: rishfaqet një krim i veçantë, njëjtë si në tragjeditë klasike të Shekspirit, por, ndërsa në njërën prej tragjedive të tij, mbreti Dunkan ftohet për darkë prej Makbethit dhe vritet prej këtij të fundit, në tragjedinë e Buzëmadhes, rishfaqet Makbethi i ri ushtarak, Komandanti i Brigadës V partizane,komunisti Shefqet Peçi, i cili, bashkë me ndihmësit e vet, pasi kalon natën në Buzëmadhe, fton banorët e katundit për mbledhje në Krue të Bardhë dhe aty, ndërpret mizorisht jetën e 21 vetëve.
Foto Shefqet Peci

Advertisements

Heronjte e vertete te Kombit .. Ahmet Leskaj.Nga Xhafer Sadiku .

20171028_234215.jpg

Ahmet Leskua ka qenë një patriot i njohur në viset e Jugut. U lind më 1895 në Tatzat të Delvinës. Kishte kryer gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe kishte marrë pjesë qysh në rininë e tij, po thua në të gjitha lëvizjet kombëtare, me pendë e me pushkë. Megjithe se i ri, mori pjesë në luftën e 1914- ës, ku iu vra i ati, Emin Leskua. Në vitin 1920 ishte ndër të parët që shkoi në luftën e Vlorës.
Gjatë luftës (vjeshte 1943) u rreshtua në radhët e “Ballit Kombëtar”, si komandant i batalionit “Nazif Hadëri”. Deri pa filluar lufta civile, mori pjesë në betejat kundër pushtuesit.
Në 30 nëntor 1943 u plagos në qafën e Kiçokut, në përpjekje me forcat komuniste që ishin hedhur në ofensive per te spastruar krahinen e Dëshnicës nga forcat e Ballit. Vdiq pas disa ditësh.
Shokët i kënduan këto vargje:

Komunizmi Semundje e rende Psiqike.Nga Beniamin Bakalli.

12966811_1056300924430971_1955451674_n

Komunizmi një sëmundje e rëndë psiqike # 5

“Historia e diktatures komuniste, ka treguar se çdo regjim për të përligjur aparatin shtypës si forcën dhunuese, ka nevojë të krijojë armiq imagjinarë”
Duke krijuar armiq imagjinare shton presionin mbi popullin e pafajshem, krijon legjenda mbi viktimat, dhe një pjesë e mirë e popullit fillojnë ti besojnë legjendes, dhe pa dashur behen ndimesit e saj, ndimesit e një nga diktaturave me monstruoze që ka njohur historia
Krimi më negativ ishte se njohu viktimen si kriminel dhe kriminelin si hero.
Ndryshimi i kendveshtrimit të historise, duke e bërë që të gjithe të besonin në legjendat komuniste, në thenie të pa bazuara në vertetesi historike, solli ndryshimin e historisë së Shqiperise, ku personazhi komunist u bë epiqender e kesaj historie
Atje ku gabimi u bë merite

Beniamin Bakalli

Shkrimtari Komunist Kundra Lubonjës.

20171026_174257.jpg

Zbulohen letrat që Ismail Kadare shkruante për Fatos Lubonjën, para dhe pas rrëzimit të diktaturës

Liri Lubonja, bashkëshortja  e Todi Lubonjës dhe nëna e Fatos Lubonjës i është përgjigjur sot me tone të forta, intervistës së Ismail Kadaresë në News 24 ku shkrimtari akuzonte Fatos Lubonjën, së pari se e ka rrezikuar gjatë deponimeve të tij në prokurori, në kohën e komunizmit, dhe dy se ai ka denoncuar të atin pasi e urrente atë.

Si nënë, si grua dhe si dëshmitare znj. Lubonja, në një shkrim të gjatë për Panorama, hedh poshtë ato që i quan shpifje për qëndrimin e të birit në hetuesi.

Por ajo ndalet më shumë tek marrëdhënia e të birit me Kadarenë.

Në shtyp është përmendur shpesh deponimi i Lubonjës që tregonte se i ati, i dënuar nga Enver Hoxha, pëlqente shumë Kadarenë si shkrimtar (pra interpretimi është se donte ti bënte keq, pasi derisa një armik e çmonte Kadarenë, kjo nuk qe një gjë e mirë) dhe se ai shkëmbente libra të ndaluar me të.

Znj. Lubonja i hedh poshtë këto akuza.

Të parën pasi sipas saj në dokumentet arkivore del se Lubonja ka thënë se i ati pëlqente jo vetëm Kadarenë, por edhe Agollin, dhe këtu emir i Dritëroit është hequr me qëllim nga botimet e sotme.

E dyta se ai e bënte këtë për të mbrojtur të atin që e akuzonin se nuk e çmonte letërsinë e Realizmit Socialist, por vetëm atë borgjeze dhe revizioniste. Ndërsa për librat e ndaluar ajo thotë se nuk shkëmbenin të tillë me Kadarenë, se ai lexonte vetëm në një gjuhë që ata nuk e flisnin, në rusisht.

Ndërkohë ajo i përmend Ismailit, që kur u dënua Todi Lubonja, ai e quajti atë “armik të tërbuar” dhe “antishqiptar”.

Por pika më e fortë që Liri Lubonja nxjerr për herë të parë janë letrat që Helena Kadare, në emër të saj dhe të të shoqit, ka shkruar pas lirimit të Fatosit nga burgu, pas përmbysjes së komunizmit.

Ajo ka treguar me faksimile fjalët që Kadaretë shkruanin për Lubonjën si një njeri fisnik, tolerant, të mençur, gjeneroz.

Dhe pasi nxjerr këto bashkëbisedime personale, Liri Lubonja pyet: A mund të shkruante kështu në vitin “91, Ismaili dhe Helena, për një njeri nga procesi i hapur dhe publik i të cilit, ishin rrezikuar në mesin e viteve” 70.

Pra kjo sipas saj është prova se Ismail Kadare nuk e ka inatin me Fatos Lubonjën që ka dashur të dënojë në gjyq, por me Lubonjën publicist shkrimtar dhe gazetar që e ka konsideruar veprën e Ismailit si një zgjatim artistik të ideologjisë së Enver Hoxhës.

Kater Breza te Masakruar.Nga Kujtim Cekani .

FB_IMG_1506893159726

Autobiografi e lare me Gjak .1943..2017.
……
Ne vitin 1943 digjet fshati i nenes time Polis Vilani nga brigada e pare Sulmuaese
Ne vitin 1943 Kusheriri i pare i nenes time Nezir Muzhaqi emerohet Kr i Ballit Kombetar per Prefekturen e Elbasanit
Ne vitin 1943 Gjyshi im Ali Cekani emerohet Kr i Ballit Kombetar per komunen Polis

Ne vitin 1945 Nezir Muzhaqi kapet burgoset ne Elbasan dhe me nje gjyqe te shkurter varet ne litare ..urdheri i varjes ishte direkt nga Enveri ..dok orgjinal ne dosjen e Tije .
Njekohesisht i vritet pa gjyq vellai i Nezirit. Kadri Muzhaqi.
Arratiset dhe nuk u gjend kurre bashkepuntori tjeter i Nezirit ..Qerim Muzhaqi vellai i nenes time .
1945 Digjet per here te Trete fshati Vilan dhe internohet ne Berat oastaj Bence te Tepelenes familja e Sherif Muzhaqit babai i Qerimit te arratisur pra gjyshi im nga nena .
Ne vitin 1945 Arrestohet Gjyshi ..Ali Cekani .
Lerohet nga burgu ne 1948.
Burgoset prap ne 1952 akuza se ka strehuar Alush Lleshanakun .
1963 Ali Cekani vdes ne Burgun e vjeter te Tiranes trupin nuk na e dhan kurre ,
Urdhri i arrestimit i leshuar nga Mehmet Shehu.Sipas dok orgjinal ne dosjen e tije .

1946 Xhaxhai nenes time Sadik Muzhaqi burgoset dhe dergohet ne Maliq te Korces,, ku atje dhe vdes sipas deshmitareve mbulohet me dhe i Gjalle.
..
1945..1952 Nena ime Leke Sherif Muzhaqi bashke me prinderit 4 vellezer dhe 2 motra ka qene ne kampin famekeq te Bences ne Tepelene , Dajat e mi edhe ne Porto Romano..
Mbas vittit 1950 vritet nga sigurimi i shtetit Rexhep Kasa kusheri i pare i Nenes time
Ne vitin 1950 Vritet kushetiri i pare i nenes time ne Bence te Tepelenes Sali Kasa Vellei i Rexhepit .
Familja e Sherif Muzhaqit Lirohen nga internimi me 1952
..
Martohet Babai im me Nenen Time ..dhe dihet persekutimi j perjetshem Kulake deri ne 91.pa te drejte jete ,,shkolle .asnje nga familja jone nuk eshte lejuar te studjoje ,,persekutimi ..mbajtja te izoluar ka qene intensiv dhe i pa nderprere.

Ne 1989 Un personalisht.per ti shpetuar thirrjeve dhe trysnise se sigurimit te shtetit te asaj kohe edhe pse isha thuajse Femi.. Arratisem nga Shqiperia ne drejtim te Jugosllavise .. nderkohe qe aso kohe shume u vrane nga ushtaret shqiptare ne Kufi ,mrekullisht un shpetova,……
…….
Persekutimi Vazhdon…
.
K.Cekani. 2017.

Te Qash’ Para Ujqerve.

 

20170930_191541

Te Qash para Ujqerve..
…..
“Edhe Un e pashe ate Mirditoren qe leshoi pika loti “.
Ajo bukur foli se si nje bashkefashatare donte dy gjera te thjeshta vetem Uje dhe rruge ..dhe qau .. e pame te gjithe qe qau ..
Papritur mu kujtua ajo poezia qe kemi mesuar ne Komunizem ..
….
Ç’kerkonte Shqiptari nder shkekuj
Pak Buke pak krip e pak hekur
Pak buke per barkun e thate
Pak hekur per shate e lopate ,,,,,
,,,,,,,
Por papritur mu duk sikur zjarri me pushtoi ..Zemra mu drodh dhe trupi po me digjej flake .
Ajo po kerkonte meshire para atyre qe Shqiperine e kan bere nje varr pa emer ..para atyre qe kan veshur lekuren e deles por dhembet i kan akoma me gjak si te Ujkut ..
Para atyre qe ndertuan Bencen e Tepelenes ..Savren ..Spacin ..Keneten e Maliqit ..Masakren e Tivarit ..para atyre qe detyruan nje komb te ket mbi shpatulla 1 miljon vite burg politik ..para atyre qe skan lene gje pa bere duke vrare e masakruar ajken e Kombit ..duke vrare e masakruar qindra e qindra femije ..
E Bé..sa i embel ju eshte dukur krimineleve ai fjalim i asaj njomcakes nga Mirdita qe si interesonte partia majtas as djathtas ..por donte vec pak buke dhe uje per barkun e pangopur .
Ky fjalim i gezon ujqerit e maskuar me lekuren e deles sepse askush nuk del aty ti drejtoje gishtin Gramozit ..Fatmirit..e gjitha atyre qe kan dhembet me gjak shqiptari ..Askush nuk del aty te kerkoje drejtesine e munguar .,
Vazhdoni komedine o plehra duke u munduar te ndertoni rruge mbi nje toke qe mban me mijera varre pa emra ..Por mallkimi i tyre do tja zeje syte ,,
dhe ju qe i votoni ashtu keni per te ngelur me barkun e zhuritur duke ju shtrire doren per meshire ,,Pak Buke e Uje duam ne ..mbi kete Toke te mallkuar .

K.Cekani

SPAC I Zi .. Nga Mimoza Leskaj.

12966811_1056300924430971_1955451674_n

Spaç i zi, burg dhe terr
Spaç i egër, pa mëshirë
Spaç i vrarë, Spaç i mjerë
Natë e errët dhe kur gdhin!

Tundet toka thellë me ngëlç
Qindra dhimbje ulërijnë
Dhe i tëri Ti në rënç
Zëra dhimbjesh do këlthijnë.

Therin kryqet ndër biruca
Jeta nxinë dhe nuk ka gojë
Balta ngjiret,thahet lluca
Nga rënkimet dhe nga lotë.

Xhahilë të lindur kërbaçinj
Marin jetë nga të tjerë
Shuajnë breza dhe diturinë
Lindur, për të shuar jetë.

Spaç i egër, Spaç i thellë
Sa shumë njerëz të mençur pe
S’i durove dhe nuk plase
Përveç vuajtjes, tjetër s’dhe…

Sot dhe lot nuk nxjerr më syri
Veç ofshamave të pa fund
Mblidhi bijtë, nga gjiri nxirri
Mos i lër, aty përfund!

Spaç i mjerë, Spaç i zi
Si qëndron ashtu në këmbë
Je i mbytur në histori
Gjak e dhimbje, pas ke lënë!

(Në kujtim të dhimbjes)!

Titull BOMBE..Beniamin Bakalli..Kandidat per Kryetar i PLL. Nga Kujtim Cekani.

received_1572187832803343.jpeg

Të dashur antikomunistë dhe të nderuar bashkëvuajtës.
Është tepër e vështirë për mua të flas para jush të cilët e keni larë me lot e me gjak këtë tokë.
Jemi mbledhur sot në një nga laboratorët më famëkeq të komunizmit në botë
Ky është një vend absurd që vetëm komunizmi mund ta krijoj dhe vetëm ne që e kemi parë dhe jetuar mund ta kuptojmë. Sa herë vij këtu më kujtohen ditët e trishta kur vija për të takuar të dashurit e mij.
Nuk ishin pak por ishte një jetë e tërë që u dergjëm rrugëve dhe dyerve të spacit dhe burgjeve të tjera komuniste
Pas viteve 90 menduam se e lam pas atë periudhë të egër diktatoriale menduam se gjithcka ndryshoi. Pam liri me sy, dhe iu falëm zotit që na dhuroi një jëtë të re. Shumë nga ne zgjodhën të emigronin dhe shumë të tjerë të rifillonin jetën këtu në atdheun e tyre për të ndihmuar dhe për të sjellë ndryshim me fisnikërinë tonë.
Por cfarë po ndodh sot miqtë e mi?
Sot presekutorët dhe hetuesit komunist po na qeverisin përsëri. Komunizmi po instalohet dhe ne duhet të veprojmë.
Sa kohë që e majta në Shqipëri nuk i ka shkëputur lidhjet me të shkuarën kriminale dhe enveriste, politika në Shqiperi nuk ka asnjë shans për të ecur perpara drej Europes, por do të mbetet peng i shantazheve dhe helmeve të dikurshme, duke risjellë në skenë të njëjtën përleshje absurde, mes ushtrive të vdekura Shqiptare
Armiku i Shqiperise ka qënë dhe do të mbetet vetem ideologjia komuniste dhe mbeturinat e saj
I jam mirenjohes te perbashkës sonë
I perulem me menyren më njerezore.Ështe sfida e gjysherve tanë, prinderve tanë e jona

Unë, Beniamin Bakalli ndjej detyrimin moral, qytetar dhe mbi të gjitha si antikomunist të shpall kandidaturën timë për kreun e Partisë Lëvizja e Legalitetit, nga ky vend, për të ngritur zërin tuaj dhe për ta cuar Shqipërinë aty ku i takon.

Me shume respekt
Beniamin Bakalli

Kur Josif Pashko denoi me vdekje Ajken e Kombit. Nga Agustin Miraka.

20170909_083524.jpg

Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 për të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve
Foto 3-Prokuror,Zv/ Prokuror i Përgjithshëm Josif Pashko
Foto 4- Kryetari i trupit Gjykues Major Niko Çeta

Në fillim të vitit 1947, pa iu hequr mandati i deputetit, u arrestuan: Riza Dani, deputet i Shkodrës; Shefqet Beja, deputet i Durrësit; Enver Sazani, deputet i Durrësit; Selaudin Toto, deputet i Gjirokastrës; Irfan Majuni, deputet i Dibrës; Faik Shehu, deputet i Dibrës; Kosta Boshnjaku, deputet i Tiranës dhe Gjergj Kokoshi, deputet i Shkodrës, i pari ministër i Arsimit pas Luftës së dytë Botërore. Gjyqi u zhvillua në kinema “17 Nëntori” (Nacional) në Tiranë, me po atë dekor të brendshëm dhe të jashtëm, me po ato parulla të hedhura nga turma e irrituar, sikurse edhe në Gjyqin Special të zhvilluar në kinema “Kosova”. Shefqet Beja, pati guximin të zhvishet në sallën e gjyqit, për t’i treguar trupit gjykues dhe të pranishmëve në sallë, plagët e shkaktuara nga hekuri i skuqur në gjoks dhe në shpinë. Një pjesë e mirë e të pandehurve, nën efektin e torturave, pranuan se kishin krijuar një “Grup opozitar”, për të vendosur në Shqipëri një regjim kapitalist. Vendimi u dha në fund të muajit shtator të vitit 1947 dhe ishte i paapelueshëm.
Fundi i procesit gjyqsor
Pas dëshmive të 24 të pandehurve në gjyqin e Grupit të Deputëtëve, ai proces gjyqësor i cili ishte i montuar fund e krye nga Sigurimi i Shtetit, u mbyll në datën 27 shtator 1947, kur dhe u lexua pretenca e vendimi i Gjykatës Ushtarake. Pothuaj të gjitha dëshmitë që u lexuan nga të pandehurit gjatë procesit gjyqësor, ose ishin marrë me anë të dhunës fizike dhe psiqike gjatë hetuesisë, ose ishin shkruar vetë nga Sigurimi dhe hetuesit, e të pandehurit u detyruan që t’i lexonin ato në gjyq. Por gjithashtu duhet thënë se të pandehurit e atij procesi dhe ata që u akuzuan për lidhje me ta, pjesa më e madhe ishin intelektualë të diplomuar në Perëndim dhe me prirje social-demokrate që aspironin për ideale të vërteta demokratike dhe nuk nguronin t’i shprehnin hapur ato ide që binin ndesh me regjimin komunist të dhunës që po vendoste asokohe Enver Hoxha. Në këtë prizëm, ai grup i madh intelektualësh ishte dhe shpresa e të arratisurve politikë që ndodheshin nëpër malet e Shqipërisë, të cilët emrat e tyre ia paraqisnin anglo-amerikanëve, për t’ju treguar se kishin mbështetje të madhe në vënd dhe prisnin zbarkimin e tyre për të rrëzuar qeverinë e komuniste të Tiranës. Me anë të atij procesi të montuar, Enver Hoxha, së pari synonte që të nënshtronte dhe eleminonte opozitën e vërtetë demokratike, dhe së dyti që t’i paraqiste ata para popullit, si armiq që ishim lidhur me kriminelët dhe agjentuarat e huaja. Për të arritur këto synime, Enveri i shkoi deri në fund qëllimit të tij dhe urdhëroi ekzekutimin e 16 të pandehurve të atij procesi dhe dënime të rënda për dhjetra të tjerë nga rrethe të ndryshme, të cilët u akuzuan për lidhje dhe bashkëpunim me Grupin e Deputetëve.

Trupi gjykues

Kryetar
Major Niko Çeta
Anëtar
Kapiten I
Nexhat Hysejni
Kapiten II
Mustafa Iljazi
Kryesekretari
Aspirant Thoma Rino
Zv/ Prokuror i Përgjithshëm
Josif Pashko

Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 për të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve

1. Shefqet Beja (me varje)
2. Enver Sazani (me vdekje)
3. Sheh Karbunara (me vdekje)
4. Selaudin Toto (me vdekje)
5. Irfan Majuni (me vdekje)
6. Tefik Deliallisi (me vdekje)
7. Hysen Shehu (me vdekje)
8. Salim Kokalari (me vdekje)
9. Sulo Konjari (15 vjet burg)
10. Ramazan Tabaku (me vdekje)
11. Gjovalin Vlashi (burg përjetë)
12. Rustem Sharra (burg përjetë)
13. Xhevat Xhafa (burg përjetë)
14. Rram Marku (burg përjetë)
15. Beqir Çela (me vdekje)
16. Riza Alizoti (me varje)
17. Sulo Klosi (me varje)
18. Paolo Saggioti (me vdekje)
19. Foto Bala (burg përjetë)
20. Abdyl Kokoshi (me vdekje)
21. Shefki Minarolli (burg përjetë)
22. Pertef Karagjozi (me vdekje)
23. Mehmet Prishtina (me vdekje)
24. Agathokli Xhitoni (me vdekje)

Historia e floririt të Sulë Domit në Elbasan. Nga Agustin Miraka

FB_IMG_1504634615745

Thuhet se atë e mbajtën deri në fyt në ujë të ftohtë, se i shkulën thonjtë, i shkaktuan dhimbje të padurueshme në trup. Trupi i tij nuk rezistoi më gjatë dhe vdiq. Atëherë ishte 58 vjeç.

Ndryshe nga mjaft tregtarë në qytete të tjera të Shqipërisë të cilët, me hir ose pahir, e dorëzuan floririn, në Elbasan nuk qe e lehtë për komunistët.

Ndonëse edhe në këtë qytet u vendos tatimi i jashtëzakonshëm i luftës, disa nga tregtarët e mëdhenj pranuan të vdisnin se sa ta dorëzonin në duart e pushtetit.

Metodat e përdorura nga Sigurimi i Shtetit kanë qenë të mundimshme dhe barbare.

Tortura çnjerëzore provuan Sulejman Domi, Xhaferr Çelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj. Ata vdiqën në burgjet e komunizmit për shkak të mosdorëzimit të floririt të kërkuar prej banditëve komunistë.

Historia më klasike e rezistencës ndaj terrorit të kuq ka qenë ajo e tregtarit Sul Domi. Ai vdiq në qelinë e improvizuar të “Grand Hotelit” në Elbasan më 11 prill 1948 pasi u torturua barbarisht për 11 ditë me radhë. Thuhet se atë e mbajtën deri në fyt në ujë të ftohtë, se i shkulën thonjtë, i shkaktuan dhimbje të padurueshme në trup. Trupi i tij nuk rezistoi më gjatë dhe vdiq. Atëherë ishte 58 vjeç.

Për të mësuar më tepër për floririn e Sulë Domit, Sigurimi i Shtetit hartoi edhe një plan sipas të cilit një person u maskua si djali i Sulë Domit, Mahiri. Ky person qëndroi tek shkallët e qelisë në distancë nga Sulë Domi duke u lutur nga larg që ky i fundit të dorëzonte floririn. Sipas dosjeve të Sigurimit, personi që “imitoi” të ndjerin profesor Mahir Domi, ishte i urryeri Th. C.

Ndonëse kishte dorëzuar dy herë “tatimin” që i kishin caktuar, komunistët i grabitën gjithçka me vlerë që kishte në shtëpi dhe e shtërngonin që të tregonte se ku kishte fshehur pjesën tjetër të floririt. Ata ishin të bindur se Sulë Domi zotëronte një thesar të madh sepse në fakt ai kishte një rrjet dyqanesh në qendër të Elbasanit. Kishte të tillë edhe në Selanik dhe Milano.

Në arshivën e shtetit nuk gjëndet asnjë dokument që të dëshmojë se cila është sasia e arit të sekuestruar prej tij.

Pas vdekjes, persekutorët i zhdukën edhe trupin. Ende sot e kësaj dite nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e Sulë Domit.

Tregtari tjetër Refik Myftiu nuk e dorëzoi floririn. Ai e fshehu diku pranë shtëpisë. “Thesari” u zbulua krejt rastësisht kur në Ebasan u ndërtua shkolla e muzikës “Onufri”. Një sasi e vogël e floririt ishte e groposur në rrënjët e një shege.

Ende sot e kësaj dite ekzistojnë legjenda urbane për thesarin e Sulë Domit në Elbasan. Sipas gojëdhënave, ai mund ta ketë fshehur floririn në ullishtën e Elbasanit para se të vinin komunistët. Gjatë dekadave të fundit nuk kanë munguar edhe kërkimet dhe ekspeditat e ndërmarra nga shtetas të ndryshëm për të rënë në gjurmë të këtij thesari.

Familje te tjera te grabitura nga Komunistet ne Elbasan jane: Domi, Kazazi, Bakalli, Mehja, Velencja, Miraku, Hastopalli, Kopili, Bebi, Kulla, Dodbiba, Shkodra, Shiku, etj
Foto e marre ne Hetuesi.