Opozita ka bërë dy qitje në erë dhe nuk ka vrarë dot asnjë laraskë;

Tanush Kaso.
Opozita ka bërë dy qitje në erë dhe nuk ka vrarë dot asnjë laraskë. – 1) Parlamenti, apo Kuvendi i llafazanëve të nderuar, për një kohë të gjatë ka debatuar për “dekriminalizimin” e kërkuar nga Këshilli i Evropës. Vetëm për një gjë nuk ishte dakord opozita me pozitën: për testin e drogës, d.m.th. për kontrollin e deputetëve në se përdornin ose jo drogë. Ndërsa për vazhdimin e qëndrimit në Kuvend të ish-funksionarëve të Partisë kriminale të Punës dhe të ish-ministrit të Punëve të Brendshme të kohës së diktaturës, asnjera nga palët nuk kishte dhe nuk ka asnjë kundërshtim. Pra, opozita kapej vetëm pas drogës; se në të vërtetë, nuk është një, por disa deputetë (midis të cilëve edhe nja dy gra), të cilët marrin ngapak drogë, sapër të ardhur në formë përpara se të hyjnë në Kuvend, që të mund të shprehen lirisht dhe të shajnë mbarë e prapë pa u skuqur fare, ose edhe për t’i dhënë ndonjë goditje “miqësore” me grusht në fytyrë ose në kokën tullace, ndonjë kundërshtari që “ta bën borxh”. Vazhduan ditë dhe javë të tëra me diskutime të zjarrta, sipas asaj që tregon populli: “e lagu apo s’e lagu bishtin skilja”. Po ja më në fund, krejt papritur, opozita hoqi dorë nga kërkesa e saj këmbëngulëse. U arrit i shumëprituri “konsensus”, të cilin deputeti nga Librazhdi e quajti “historik”. Ndërsa Enver Hoxha do ta kishte quajtur “një fitorje e madhe e kllasave joantagoniste”, d.m.th. e pozitës dhe e opozitës, (që të dyja pasardhëse të denja të tij). 2) Një tjetër çështje “serioze” që ngriti kohët e fundit në Parlament opozita (sapër të bërë opozitë), ishte edhe ajo e abuzimeve dhe e korrupsionit të një deputetes socialiste, për tenderat dhënë djalit të saj. Por, mbas shumë përplasjeve e debateve “të ashpra”, një ditë, çuditërisht. opozita hoqi dorë edhe nga kjo orvatje e saj. Ndërkohë, për kënaqësinë e teleshikuesve shqiptarë, vazhdon “me sukses” loja parlamentare pozitë-opozitë, ku nuk ka asnjë të humbur midis tyre.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s