Besim Ndregjoni, agjent i Sigurimit të shtetit me pseudonimin “Çizmja;..Marre nga gazeta SOT..

               download (2)

Kryesia e Shoqatës së Ish të Përndjekurve Antikomunistë të Shqipërisë
Fatmir Lame
Gjergj Ndreca
Perikli Shqevi
Ish të burgosur Politikë të Spaçit

Ne, Kryesia e Shoqatës së Ish të Përndjekurve Antikomunistë të Shqipërisë jemi shumë të indinjuar dhe kundërshtojmë me forcë dekorimin e Besim Ndregjonit nga Presidenti i Republikës në 27 janar 2012, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” dhe me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht për integrimin dhe mbështetjen e shtresës së të përndjekurve politikë; për veprimtari të çmuar në evidentimin dhe demaskimin e krimeve të regjimit komunist.“Por, Besim Ndregjoni është mjeshtër i madh për mashtrime e falsifikimeimages (3)

Opinioni duhet të dijë se kush është Besim Ndregjoni i vërtetë dhe sa ka të drejtë ai, të jetë përfaqësuesi i të persekutuarve. Besimi është ish-kryetari i Bashkimeve Profesionale tëe Hidrocentralit të Komanit, është ish-agjent i Sigurimit të shtetit me pseudonimin “Çizmja”, është poeti proletar i dalë nga klasa punëtore që i bëri poezi e vjersha Enver Hoxhës e partisë së Punës në vitet 1970-80. Sot e kësaj dite Besim Ndregjoni nuk ka marrë dot asnjë vërtetim nga arkivat e shtetit si i persekutuar politik për ndonjë pjestar të familjes Ndregjoni. Citimi i dokumentave të mëposhtme të nxjerra nga arkivat hedhin dritë mbi biografinë e tij. Dokumenti që po përmendim është lëshuar nga sektori Arkivit të Ministrisë së Rendit Publik, me Nr. Prot. 102/1, datë 04/07/2003 dhe vijon si më poshtë: Ju njoftojmë se në materialet tona arkivore nuk dokumentohet dënimi i personit në lëndë dhe as me njërin prej emrave të paraqitur prej jush si: Imer Brahim Ndregjoni, Imer Ibrahim Ibrahimi dhe Ymer Brahim Brahimi. Por ekziston një dokument gjykate ku tregohet se babai i tij Imer Ibrahim Ndregjoni është dënuar nga gjykata e Peshkopisë në dt. 4.11. 1960 për kanosje për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, me 2 vjet heqje lirie. Në dt. 6.11.1961 i falet mbetja e dënimit. Edhe ky fakt shton dyshimet për ndonjë pranim të bashkëpunimit me sigurimin e shtetit. Sot babai i tij Imer Ndregjoni, ish i dënuar për krime ordinere është Hero i Demokracisë dhe Qytetar Nderi i Peshkopisë, vetëm falë manipulimeve me dokumentacionet që ka bërë me shumë mjeshtëri Besim Ndregjoni. Në 16 nëntor 2009 ai përkujton tek “Sheratoni” martirët e vrarë nga komunistët në masakrën e Tiranës në 28 tetor- 16 nëntor 1944 duke ftuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën në aktivitet. Akoma më tej, Besim Ndregjoni përdhosi dhe u tall me vuajtjet e të gjithë ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë duke vendosur kandidaturën për Avokatin e Popullit pranë Partisë Socialiste. Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni në emër të Komisionit Përzgjedhës për Avokatin e Popullit është shprehur: “Zoti Ndregjoni dëshironte të konkurronte, dhe këtë ma shprehu drejtpërdrejt”. Pse u zgjodh dita e Holokaustit për të dekoruar Besim Ndregjonin? Sepse ai ka luajtur e mashtruar edhe me kartën e strehimit të çifutëve në Shqipëri. Pretendon se familja e tij ka strehuar e mbrojtur çifutë. Por e vërteta dëshmohet nga Z. Apollon Zenuni, një ish i burgosur politik i Spaçit, djali i një zonje çifute me emrin Berta dhe i tiranasit Ismail Zenuni. Besimi shfrytëzon e përvetëson çdo ngjarje të dhimbshme përkujtimore që lidhet me persekutimin komunist për të bërë daljen e vet publike, rrëmben mikrofonin dhe flet në emër të familjarëve e viktimave dhe evidenton veten si figurë e parë në radhët e të persekutuarve. Ai futet në mes të persekutuarve si një prej tyre, por në fakt ai nuk ka asgjë të përbashkët me këta njerëz fisnikë e të vuajtur. Besimi abuzon, nxjerr përfitime dhe ndërton karrierën e tij duke përdorur kauzën e tyre. Pak kohë më parë përfaqësues nga 5 shoqata të Ish Persekutuarve Politikë të Shqipërisë kanë denoncuar publikisht Besim Ndregjonin nëpërmjet një deklarate të përbashkët që po e citojmë më poshtë: Ne, shoqatat e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike duke parë se organet e prokurorisë nuk po veprojnë mbi dosjen me dokumente fallco, të paraqitur herë pas here për falsifikatorin Besim Ndregjoni dhe ai vazhdon të paraqitet në institucione dhe media si “sekretar” dhe përfaqësues i shtresës të përndjekurve politikë, bëjmë këtë denoncim publik: Besim Imer Ndregjoni nuk ka qenë asnjë ditë i përndjekur politik, por me një dëshmi fallco arriti të bëjë një sërë falsifikime të tjera, me të cilat mashtron institucione e personalitete deri tek më i larti i shtetit: Presidenca e Presidenti. Denoncojmë edhe prokurorinë, e cila prej kaq kohësh ka në institucionin e saj një dosje plot me dokumente falco, me të cilët ka përfituar si i “përndjekur” por në mënyrë të paligjshme apartamente, vlera monetare, e sidomos i janë dhënë dekorime e emërtim rruge, babait të tij Imer Ibrahim Ndregjoni, pa asnjë meritë politike, ushtarake, kulturore ose civile!! Prokuroria hesht!!images (5)! Ky falsifikator, në regjimin komunist ka qenë me detyra të rëndësishme, deri kryetar i Bashkimeve Profesionale në Hidrocentralin “ Drita e Partisë” Fierzë- Koman me dhjetë mijë punëtorë e kuadro, ku ka ushtruar luftën e klasave. Besim Ndregjoni ka gjetur mbështetje krejtësisht të paligjshme e të pamoralshme nga fondacioni “Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës”, për vetë funksionin e kësaj qendre. Me këtë denoncim publik bëjmë me dije të gjitha institucionet shtetërore, shoqatat jo qeveritare, ambasadat e huaja në Tiranë, organizatat ndërkombëtare, mediat elektronike e të shkruara, gjithë opinionin e brendshëm se i vetëshpalluri “Sekretar” i përgjithshëm i të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni i vërtetë është ky që paraqitëm ne në këtë deklaratë.

largea_ndregjoni_1-jpg1419775057

Besim Ndregjoni: Shpifjeve ordinere u përgjigjem me dokumente ligjore 
Në vend të përgjigjes ndaj akuzave të mësipërme, i kontaktuar nga gazeta “Sot”, Besim Ndregjoni ka preferuar të paraqesë dokumentacionin përkatës, për të siguruar lexuesit e shumtë të gazetës “Sot”, se figura e tij morale dhe politike shkëlqen si kristal, në raport me akuzuesit të cilët ai i konsideron si shpifës ordinerë, që sipas tij kanë vite që merren me manipulime të tilla. Në kontaktin telefonik, ne i bëmë të ditur zotit Ndregjoni akuzat e bëra nga drejtuesit e këtyre shoqatave dhe ai na dërgoi dokumentet përkatëse ku sipas tij sqarohet në mënyrë të plotë çdo pyetje që mund të lindë tek lexuesit. Sipas këtyre dokumenteve bëhet e ditur se zoti Besim Ndregjoni, është i votuar më 10.3.2009 me 116 vota të vlefshme dhe 5 të pavlefshme, si sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të ish të Burgosurve dhe ish të Përndjekurve Politikë. Ai i cili ka lindur më 16.02.1953, në Dibër aktualisht banon në Rr.”Irfan Tomini” P.nr.4 Sh.1 .Ap.10 Tiranë. Statusi i tij civil është: I martuar me 4 fëmijë. Ndërsa në lidhje me pozicionin e tanishëm Ndregjoni është zgjedhur Shoqata e ish të dënuarve Politike të Shqipërisë me 121 vota si sekretar i Përgjithshëm i shoqatës së më 10.3 2009. “Aktivist i të drejtave dhe lirive të njeriut, si edhe sekretar i Përgjithshëm i Integrimit të Burgosurve Politikë. Gjithashtu nga këto shënime ne mësojmë se: “Zoti Besim Ndregjoni i përket atij brezi të vuajtur të Shqipërisë së diktaturës së proletariatit, ku vlera e njeriut ishte e papërfillshme dhe ku konstitutohej nga Kushtetuta diktatura e pakicës mbi shumicën. Z. Besim Ndregjoni vjen nga një familje fisnike, e shquar në kontributet për shërbimet në drejtim të shoqërisë dhe kombit. Si familje fisnike u persekutua nga regjimi. komunist; ai regjim i pushkatoi Tre, pjesëtarë të familjes, dy, të tjerë i mbyti në hetuesi. Babain e tij Imer Ndregjoni e dënoi me 17 vjet burg politik dhe persekutimi vazhdoi edhe jashtë familjes ku nga torturat i çmendi në hetuesi kunatin (1982). Gjatë Luftës së Dytë Botërore babai i tij luftoi me armë në dorë së bashku me Abaz Kupin kundra fashizmit në prill të vitit 1939. Ai ishte një nacionalist, antikomunist dhe humanist, i cili gjatë periudhës 1943-1945 shpëtoi një familje hebrejsh nga genocidi nazist. Me ardhjen e sistemit pluralist për kontributet e dhëna në shërbim të kombit, babai i tij` është shpallur “Qytetar Nderi i Dibrës” (2003). Presidenti i Republikës Alfred Mosiu e ka dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” si luftëtar antifashist dhe antikomunist (2004). Nr. Dekretit 4307. Këshilli Bashkiak i Tiranës me rastin e 60 vjetorit të genocidit nazist mbi Hebrejtë, ka emërtuar një Rrugë në Tiranë “Rruga Imer Ndregjoni” me motivacionin për shpëtimin që u bëri hebrejve gjatë okupacionit naziste. Vendimi i Këshillit Bashkiak Tirane Nr..68. Date 10.11.2006. Gjatë kohës së atij regjimi, Zotit Besim Ndregjoni, iu privuan të drejtat dhe liritë themelore, ndër to e drejta e arsimimit, e punësimit. Gjatë atij regjimi, u caktua në bazë të një vendimi të pushtetit diktatorial, të punonte në punë të rënda në hapje tunelesh, dhe në vende të tjera, që sot konsiderohen si relike të diktaturës së komunizmit në vend, me detyrimin që të mos lëvizte gjetiu pa urdhër të pushtetit qendror. Gjate viteve pluralizmit, Zoti Besim Ndregjoni ka dhënë një kontribut të çmuar për dokumentimin, publikimin dhe memorien historike të krimeve të komunizmit. Mbrojtjës i zjarrtë i kauzës së të përndjekurve politikë, duke qenë një oponent i vazhdueshëm ndaj pushtetit politik për integrimin dhe rehabilitim e pasojave dhe traumave të kësaj pjese të shoqërisë shqiptare. Ndërsa në lidhje me jetën e z. Ndregjoni mësojmë nga dokumentet se në vitin 1984 mbaroi shkollën e mesme pa shkëputje nga puna. Lejohet mbas 12 vitesh të arsimohet si i deklasuar nga regjimi. Ndërsa në vitin 1992 studion në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tiranës Dhe në vitin 2007 – 2010 kryen në Universitetin Jopublik “Kristal”, studimet për Mastër, si Jurist. Në lidhje me aktivitetin e tij të mëtejshëm flasin dekoratat dhe medaljet e dhëna nga drejtuesit më të lartë të politikës shqiptare, si edhe vlerësimet e shumta në shkallë ndërkombëtare. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e kurikulumit të tij, ku gjenden vlerësimet më të larta në lidhje me veprimtarinë që ka kryer sidomos pas pluralizmit. Aty gjenden gjithashtu dokumentet origjinale që vërtetojnë faktin se familja e tij është një familje e persekutuar nga komunizmi dhe e ndëshkuar politikisht nga regjimi. Ilir BUSHI

– See more at: http://sot.com.al/node/18587#sthash.0uvwpEn2.dpuf

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s