PAVARSI NE ELBASAN 25 Nentor 1912

12297990_760490720745978_1237480446_o

 

 

 

 

 

 

   Nga Dr; Shefqet DELIADHISI.

Ne  Elbasan kishte gëzim Të dhëna të rëndësishme për këtë ngjarje, atmosferën në Elbasan, japin dybashkohës, qytetarë të Elbasanit, dëshmitarë okularë, Qamil Çelirama dhe Jovan Dimitresku.për shpalljen e pavarsisë dhe ankth për mbërritjen nga e pushtuesve serbë. Ja si e përshkrua Çelirama : “Bash në panikun e vërshimit të ushtërive serbo-greke-malazeze mbi Shqipninë u përhapën lajmet gazmore, mbi shpalljen e Shqipnisë indipendente. Patriotët tanë të shquem me Ismail Qemalin në krye, kishin korrë suksese diplomatike, dhe kishin ardhë në Shqipni për me ngritë flamurin kombëtar e me shpall indipendencën tonë. Si mbarë populli shqiptar, ai lajm i gëzueshëm ngrofi edhe zemrat e ngrime t’Elbasanasve qi pritshin me sot me nesër invadimin e vendit nga ushtëritë serbe. Të gjithë patriotët e Elbasanit, sidomos neve rinia patriotike, u aktivizuam për me pregatitë flamurë e shqiponja, për me e festue sa më mirë atë ditë. Filluen me kalue nëpër Elbasan delegacione të Shqipnisë së sipërme, të përbamë nga Is Buletini me shokë, për me shkue ne Vlorë, ku po mblidhesh Kuvendi qi do të shpallte indipendencën shqiptare, do të ngrinte flamurin e Shqipnisë, dhe do të formonte qeverinë shqiptare. Ushtëria turke,qi u thye në Kosovë e në Manastir, filloi të tërhiqet nga drejtime të ndryshëm, drejt detit Adriatik, për me u inbarkue në Turqi. Ushtëritë e thyeme qi kaluen nëpër Elbasan, të komandueme nga Xhevit Pasha, insistuen qi të luftojshin për me mbrojt Elbasanin, por patriotët e vendit, qi ishin në dijeni për shpalljen e indipendencës, e detyruen komandën turke qi të hjekë dorë nga nji veprimtari e rrezikshme dhe e damshme. Serbët, tue mos gjet resistencë në marshimin e tyne, po i afroheshin Elbasanit, prandaj patriotët e qytetit tonë shpejtun me e ngritë flamurin e Shqipnisë n’Elbasan më 25.11.1912, para se të ngrihesh në Vlorë. Ai gëzim qe çashtje orësh, qyshse ushtëritë serbe, edhe se u lajmëruen pse po shpallesh indipendenca shqiptare, e se n’Elbasan u ngrit flamuri i Shqipnisë, vazhduen marshimin e tyne për me dalë në Adriatik. Si rrjedhim, ata pushtuen Elbasanin dhe e ulën flamurin tonë tue e zavendësue me të tynin. Elbasani i priti serbët si miq të paftuem, tue nxjerr nji komison pritës të përbamë prej parisë së vendit, disa orë larg Elbasanit. Të sigurtë, se qëndrimi i serbëve n’Elbasan e në vise tjerë t’atdheut ishte i përkohshëm, neve bamë durim për me e përballue zgjedhën e re, qi na dukesh edhe ma e randë se ajo e Turqisë……foto di Shefqet Deliallisi.…” foto di Shefqet Deliallisi.
Ndërsa Jovan Dimitresku,ish shefi i kabinetit të Ahmet Zogut në kohën e republikës, në vitin 1955 dëshmon : “Më së pari dëshiroj dhe e kam për mburrje të parashtroj se kam qenë i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit për herë të parë në ndërtesën e Prefekturën së Elbasanit, në 25 nëntor 1912, pas gati 5 shekujsh në regjimin osman. Kryetari i qeverisë së përkohshme në Elbasan ishte atëherë Aqif pashë Elbasani “.
Në vitin 2009 në arkivin e Ushtrisë Jugosllave në Beograd, u gjend dokumentin i pavarsisë së shpallur në Elbasan në 25 Nëntor 1912 dorzuar ushtrise Serbe para hyrjes ne Elbasan, nga nje perfaqsi e qytetit.
Ja teksti :12 Vjesht e 3-te 91225…
Shpallje për vetqeverimin e Shqipnisë,
Na gjindja e Elbasnit, pa ndonji shtrëngim të jashtëm ose të brendshëm,… bashkë me gjithë qytetarët e Shqipnisë po i bajmë të ditun gjithë botës së qytetërueme se sot shpallim vetësinë të.. Shqippnisë tonë nga mbretnia Ottomane tue u numurue si një komb i lirë i cili me ndihmën e të madhit Zot, mbrojtësit të të gjitha kombeve të Europës, shprehem se do të qeverisim me nder, drejtësi, dhe nji paansi të plotë, pa vanë re ndryshim feje apo dogme. Ç’ do shqiptar ose i huej do të mund të rrojë lirisht duke gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore. Edhe na kemi nërmend të rrojmë vllazënisht edhe me qeveritë fqinjëse, pa dashur t’u bajmë as të paktin dam, por duke ju lutun të na ndihmojnë në vetqeverimin tonë edhe rrëzimin e qeverisë Ottomane.
Rroftë Shqipnia e lirë.
Kështu e baftë Zoti!
Na përfaqsuesit e Elbasanit vërtetojmë të sipërmen duke vumë ndënshkrimin tonë. “
Duke lexuar këtë dokument befasohesh nga idetë që në pak rradhë hedh. Prirjen pro Europiane, tolerancën fetare dhe etnike. Madje arrihet deri në të drejtat njerëzore. Fakti që ky dokument është shkruar në vitin 1912, lartëson vlerën intelektuale të atyre që e hartuan. Nisur nga gjuha. gegërishtja e Elbasanit dhe shprehjet e përdorura, akti është hartuar nga një elbasanas, ende i panjohur, që përdor alfabetin latin të Manastirit që kishte pak kohë që ishte futur në përdorim.
Shpallja e pavarsisë, telegrafisht ju njoftua menjëherë Ismail Qemalit në Vlorë : Elbasan, 12 Vjeshtë e Tretë 1328-1912.1.25 ora e natës.
Shkëlqesisë së Tija Ismail Qemal Beut. Vlonë. Gjithë populli ynë, myslymanë e të krishtenë, me nji za kanë pranue idependencën e Shqipnisë,
Në emën të gjithë popullit të prefekturës së Elbasanit
Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli, zavendës mitropolit Papa Dhimitër Dhimfoto di Shefqet Deliallisi.itruka. foto di Shefqet Deliallisi.
Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Biçakçiu, Abdulla Bej Tirana, Fuad Bej Kareman Beu(Biçaku), Servet Bej Zylfi, Ismail Bej Xheladin Beu, Ali Agjah Bej, Maliq Bej Riza Beu, Demir Bej Sulçe Beu, Refik Myftiu, Mahmut Guma, Xhaferr Pasmaqi, Hysein Sulova, Ruzhdi Alush Saraçi, Beniamin Deliana, Beniamin Nosi, Taq Buda, Kolë Papajani, Lazër Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi Nikollë Jorgaqi, Mihal Prifti, Dhimitër Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Hysein Dakli, Jusuf Bej Taushani, Hasan çifte, Ymer Peni, Hysein Hastopalli, Demir Zenelhoxha (L. Nosi,“Dokumenta Historike”f.80)

foto : Aqif Pasha, Shefqet Verlaci, Dokumenti pavarsise ne Elbasan, Flamuri pavarsise 25 netor 1912

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s