Kriminelet e Kombit Shqipetare,,

FB_IMG_1446295395531

Byroja Politike, në 38 vjet 24 anëtarë

Gjithsej janë 24 anëtarë të Byrosë Politike të zgjedhur në 9 Kongrese të PPSH-së. I përhershëm anëtar i Byrosë Politike deri në vitin 1985, kur edhe vdiq ishte Enver Hoxha. Pas tij, më të “votuar” si të tillë kanë qenë Rita Marko, që ka qenë në organin më të lartë të KQ të PPSH-së plot 7 herë, e më pas Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Spiro Koleka dhe Manush Myftiu. Këta kanë qenë në këtë forum partiak 6 herë të zgjedhur. Të tjerë emra të pëlqyer nga Hoxha për të qenë në krah të tij kanë qenë Gogo Nushi, me të cilin Enveri kishte krushqi, Ramiz Alia, po mik i tij, Adil Çarçani dhe Hysni Kapo. Për të vijuar më tej, Kadri Hazbiu dhe Haki Toska kanë qenë të zgjedhur në Byronë Politike të KQ të PPSH-së tri herë, ndërsa kolegët e tyre, Liri Belishova, Pali Miska, Hajredin Çeliku, Muho Asllani, Lenka Çuko kanë qenë të zgjedhur në Byro vetëm dy herë. Vetëm njëherë provuan Byronë, duke qenë anëtarë të saj, Tuk Jakova, Petrit Dume, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi.

Enver Hoxha

Nga historiografia e sistemit të kaluar, Enver Hoxha konsiderohet si “udhëheqës i madh dhe i lavdishëm i PPSH-së, i RPSSH-së dhe i popullit shqiptar.
Enver Hoxha qëndroi në krye të lëvizjes komuniste të vendit të tij për gati gjysmë shekulli dhe, në kohën kur vdiq, ishte njeriu që kishte qëndruar në krye të një regjimi më gjatë se kushdo tjetër në botë, me përjashtim të një monarku trashëgimtar, perandorit japonez. Rëndësia e kësaj arritjeje del në pah akoma më tepër, po të mbajmë parasysh se ai e ruajti postin, duke përballuar tri nga forcat destabilizuese më të tmerrshme që mund të imagjinohen: intrigën fisnore ballkanike, subversionin, ndërhyrjet anglo-amerikane dhe komplotet e Kremlinit. Rruga e Hoxhës drejt marrjes së pushtetit, si dhe gjatë pasjes së pushtetit, u mbush me kufomat e armiqve të tij të vjetër e të miqve të tij të rinj. Asnjë regjim komunist nuk ka përjetuar të tilla spastrime të vazhdueshme e vrasje si regjimi shqiptar. Por po ashtu, asnjë parti komuniste nuk e ka arritur ndonjëherë suksesin aq shpejt, sa PKSH-ja e udhëhequr nga Hoxha. Nga themelimi i saj në nëntor 1941 e deri në nëntor 1944, pikërisht për tre vjet, PKSH-ja e udhëhoqi popullin shqiptar drejt fitores së plotë, si ndaj armiqve të tij të jashtëm e të shumtë, ashtu edhe ndaj armiqve të brendshëm djathtistë. Madje, forcat shqiptare ndihmuan për të çliruar një vend tjetër, Jugosllavinë.

Pas themelimit të partisë

Në nëntor 1941, e deri nga fillimi i vitit 1942, veprimet e armatosura kundër pushtuesve italianë ishin të pakta. Një Front Nacionalçlirimtar (FNÇ), vërtet i gjerë, u krijua në shtator 1942, ndërsa në korrik 1943, mbi bazën e njësive ekzistuese, u formua Ushtria Nacionalçlirimtare; në gusht të këtij viti u formua Brigada e Parë Sulmuese, e cila drejtohej nga Mehmet Shehu, komandanti ushtarak më i aftë i partizanëve. Kur Italia kapitulloi, në shtator 1943, rreth 2000 ushtarë italianë kaluan me partizanët, të cilëve gjithashtu po u jepej njëfarë ndihme ushtarake nga Britania. Vendin e pushtuesve italianë e zunë ata gjermanë. Aty nga mesi i vitit 1944, partizanët kishin vendosur një kontroll të konsiderueshëm politik në zona të gjëra të Shqipërisë Jugore e Qendrore dhe i shpartalluan kundërshtarët e tyre djathtistë, Ballin Kombëtar dhe Legalitetin, gjatë një lufte civile të shkurtër (në të cilën oficerë britanikë kishte në të dy krahët). Në fund të nëntorit 1944, partizanët erdhën në pushtet në Tiranën e çliruar.
Nga koha e çlirimit e deri në qershor 1948, Shqipëria ishte jo vetëm pjesë e bllokut komunist, por dhe në aleancë shumë të ngushtë me Jugosllavinë, e cila donte ta integronte Shqipërinë si Republikë të shtatë të Jugosllavisë, apo së paku si pjesë të një federate ballkanike të udhëhequr nga Tito. Kjo aleancë me Jugosllavinë dhe ndarja me sherr në fund të lidhjeve me të, ishte i pari ndër tre episode të tillë, që janë shenjë karakteristike, por edhe demarkacion, në historinë e Shqipërisë prej vitit 1944.

Të zgjedhurit në tridhjetë e tetë vjet

1- Enver Hoxha, anëtar i Byrosë Politike në 8 kongrese
2- Rita Marko, anëtare e Byrosë Politike më:
1956
1961
1966
1971
1976
1981
1986
3- Beqir Balluku, anëtar i Byrosë Politike më:
1948
1951
1961
1956
1966
1971
4- Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike më:
1948
1961
1966
1971
1976
1981
5- Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike më:
1961
1966
1956
1976
1981
1986
6- Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike më:
1948
1951
1961
1966
1971
1976
7- Gogo Nushi, anëtar i Byrosë Politike më:
1948
1951
1956
1961
1966
8- Ramiz Alia anëtar i Byrosë Politike më:
1966
1971
1976
1981
1986
9- Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike më:
1966
1971
1976
1981
1986
10- Hysni Kapo, anëtar i Byrosë Politike më:
1948
1951
1961
1966
1976
11- Kadri Hazbiu, anëtar i Byrosë Politike më:
1971
1976
1981
12- Haki Toska, anëtar i Byrosë Politike më:
1966
1971
1976
13- Bedri Spahiu, anëtar i Byrosë Politike më:
1948
1951
14- Liri Belishova, anëtar i Byrosë Politike më:
1948
1956
15- Pali Miska, anëtar i Byrosë Politike më:
1976
1981
16- Hajredin Çeliku, anëtar i Byrosë Politike më:
1981
1986
17- Muho Asllani, anëtar i Byrosë Politike më:
1981
1986
18- Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike më:
1981
1986
19- Tuk Jakova, anëtar i Byrosë Politike më: 1948
20- Hekuran Isaj, anëtar i Byrosë Politike më:
1971
21- Abdyl Këllezi, anëtar i Byrosë Politike më:
1971
22- Koço Theodhosi, anëtar i Byrosë Politike më:
1971
23- Petrit Dume, anëtar i Byrosë Politike më:
1971
24- Pilo Peristeri, anëtar i Byrosë Politike më:
1971

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s