GIJOTINA KOMUNISTE MBI OPOZITËN E PARË SHQIPTARE

FB_IMG_1446295395531
Ky ishte vetëm fillimi i gjykimeve dhe vrasjeve makabre. Tani gijotina komuniste bie mbi opozitën e parë shqiptare. Në mbledhjen e 11. të Kuvendit Popullor, të mbajtur me 7. gusht 1947 e që kryesohej nga Manush Myftia, do të i hiqej mandati 8. deputetëve të Kuvendit Popullor. Këta ishin Shefqet Beja me shokë sepse sipas akuzës kishin formuar një organizatë klandestine në bashkëpunim me armiqtë e popullit Sami Qeribishi, Suat Asllani, Gjergj Kokoshi, Riza Dani, etj. Këto organizata ishin bashkimi i disa grupimeve politike me orientim demokratikë e antikomunist siç ishte Partia e Legalitetit e udhëhequr nga avokati Qenan Dibra, organizata Fronti i Rezistencës që drejtohej nga avokati Sami Qeribashi dhe Partia Socialdemokrate që kryesohej nga Profesoresha Musine Kokollari. Bashkimi i këtyre grupimeve politike quhej “Bashkimi Demokratik Shqiptar”. Në janar të vitit 1946 fillon arrestimi i opozitës së mirëfilltë nga regjimi komunist. Në këtë proces gjyqësor do të dënohen 37. (tridhjeteshtatë )vetë të gjithë intelektual të profileve të ndryshme. Prej tyre me vdekje pushkatim dënohen Xhahit Koka doktor i shkencave politiko-ekonomike, ishte promotor i Legalitetit së bashku me Abaz Kupin. Hivzi Gole nëpunës tregtie, eksponent i Bashkimit Demokratik dënohet me vdekje pushkatim. Sami Qeribashi avokat, kryesues i grupit Fronti i Rezistencës dënohet me vdekje pushkatim. Qenan Dibra avokat, kishte kryer studimet e larta në Paris degën e jurispodencës. Mahmut Meniku ushtarak me gradën e nëntogerit dënohet me vdekje pushkatim. Telat Drini telegrafist nëpunës poste dënohet me vdekje. Mehmet Ali Beshiri të kryer shkollën tregtare në Austri, dënohet me vdekje pushkatim, Ali Kavaja teknik, ka kryer Shkollën e Fulcit, dënohet me vdekje, Shaban Balla nxënës i shkollës së Fulcit dënohet me vdekje pushkatim, Prof. Jorgji Çoka dënohet me burg të përjetshëm pastaj me 101. vjet dhe mban 25. vjet burg, Gjergj Kokoshi doktor i shkencave letrare, Ministër i parë i Arsimit dënohet me 30. vjet burg për të vdekur në Burgun e Burrelit, Suat Asllani avokat, dënohet me 15. vjet burg, Musine Kokollari 28. vjeçare, ka kryer studimet e larta në Romë, doktoreshë e letërsisë, në vitin 1943 së bashku me Skënder Muçon formojnë Partin Socialdemokrate e cila ishte fraksion i Ballit Kombëtar, ajo dënohet me 30. vjet burg, ndërsa gjithsejtë 40. vjet i kalon nëpër burgje e internime. Anesti Orollogaj avokat, dënohet me 25 vjet burg, Kolë Rodhe plak 63. vjeçar nga Korça, është ai që së bashku me një grup shokësh solli nga Amerika flamurin historik që qëndisi në Vlorë motër Marigoja të ngritur ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ishte deputet i parë i Korçës në Parlamentin Demokratik Shqiptar, ishte ithtar i flakët i Nolit, në një mbledhje të Frontit Nacionalçlirimtar do të deklaronte ” në qoftë se Jugosllavia është mikja jonë ajo duhet të shpall Kosovën Republikë “, dënohet me 30. vjet burg dhe vdes në burgun e Burrelit. Prej këtij grupi do të dënohen edhe 4. vetë me burg të përjetshëm, 3. vetë me nga 30. vjet burg, 1. me 25. vjet burg, 4 . vetë me nga 20. vjet burg, 5. vetë me nga 10. vjet burg, 1. me 5. vjet burg dhe 2. vet me nga 1. vjet burg.
Nga procesverbali :

 

” I mbajtur sot me datë 3. 11. 1947 mbi ekzekutimin e të dënuarit Mustafa Qoses se ka pasur aktivitet me grupin e Sami Qeribashit .

U ekzekutua në orën 12. 30 tek Kodra e Fermës . Fjalët e tij të fundit ” Të fala nënës dhe krejt familjes dhe të fejuarës sime. ” Ishte 25. vjeçar .

Cili jeni ju ? – Do ta pyes hetuesi Xhahit Kokën – E ai do të përgjigjet: “Jam shqiptar nacionalist e demokrat . Jam për Shqipërinë e lirë etnike e pa sllav”.

Telat Drini do të u thotë hetuesve (nga procesverbali) “Kam kritikuar pse në Qeveri ishin njerëz të pa aftë dhe lanë mënjan çështjen e Kosovës . Kam kritikuar lidhjet me Bashkimin Sovjetik e Jugosllavin dhe kam dëshiruar që Shqipëria të lidhet me Perëndimin, Amerikën e Anglin. Vendosëm me shokë të grupit të bënim një demonstratë paqësore më 28 nëntor kundër veprimeve antipopullore të qeverisë siç ishte lidhja me Jugosllavin dhe lënja e Kosovës në robëri. Në atë demonstratë do të kërkonim edhe shtyrjen e zgjedhjeve si dhe do të i kërkonim qeverisë lirimin nga burgu të Patër Anton Harapi, Lef Nosit e Maliq Bushatit. ”

 

Sami Qeribashi do të deklaroj : ” Komunizmi u jep të gjithëve tapinë e fukarallëkut. ”

 

Nga procesverbali i ekzekutimit ” Sot më datën 3. korrik 1946 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje : Xhahit Koka, Qenan Dibra, Telat Drini, Shaban Balla, Mahmut Meniku, Sami Qeribashi, Mehmet Beshiri dhe Ali Kavaja, fjala e fundit qe kjo : Rroftë Shqipëria e lirë me Kosovën ! Prokuror – edhe ti një ditë do ta pësosh ma keq se ne nga diktatura . Vdekjen e kemi hak sepse punuam për një Shqipëri të lirë e demokratike.

Prokurori prezent në ekzekutim . Kapiten I Nevzat Haznedari”

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s