Motra qe sakrifikoi dashurine per vellane.

  • FB_IMG_1446295395531

    Yzedin Haznedari u ridenua me 20 vjet burg ne vitin 1951 nga regjimi i atehershem. Por e motra, Duduja, sakrifikoi gjithcka. Si u betua para varrit te nenes per te mos u martuar kurre, si shiti pajen e nuserise dhe orendite shtepiake per te mbijetuar e per t’i sherbyer Yzedinit. Udhetimet e gjata drejt Burrelit 15 vjet me radhe, cesma e ndertuar ne oborr qe rrjedh lotet e vajzes beratase dhe vdekja para se vellai te lirohej nga qelia. Berat- Yzedin Haznedari u lind ne Berat me 1919 ne nje familje te degjuar beratase. Por jeta e tij shkoi mes vuajtjesh e mundimesh, ashtu sikurse dhe jeta e se motres, Dudes, e cila deri ne vdekje i sherbeu te vellait, duke u betuar per te mos u martuar. Sakrifikoi dashurine per burgun e vellait qe per vite te tera vuajti denimin ne Burrel. Por nuk mundi ta shihte te lire. Kur Yzedini mbushi vitin e 15-te te denimit, Dude Haznedari nderroi jete pa mundur ta takonte. Yzedini, pasi perfundoi gjimnazin ne Shkoder ne vitin 1940, filloi studimet universitare ne Firence te Italise per ekonomi. Nga fundi i vitit 1942, si shume studente te tjere, kthehet ne atdhe per te dhene ndihmesen ne luften antifashiste. Ne formimin e Qeverise Demokratike provizore me 1944 ne Berat emerohet ekonomist ne seksionin e Finances ne Komitetin Ekzekutiv. Ne prill 1945 zgjidhet delegat i rinise se qytetit Berat ne Kongresin e dyte te Bashkimit te Rinise Antifashiste (BRA). Ketu fillon tragjedia e jetes. Ne dhjetor 1947 arrestohet dhe denohet me akuzen armik i popullit me 20 vjet burg. Pas nje viti arrestohet perseri, (mbase nuk u tregua mirenjohes duke i sherbyer partise si shperblim per uljen e denimit), dhe ne vitin 1951 ai denohet perseri per vuajtjen e denimit te meparshem. Yzedini vdiq ne korrik 1992. E filloi jeten si patriot antifashist, e mbylli si antikomunsit i palekundur.

    Tregon kusheriri Etmir Berati “Dudja flijoi veten ne emer te dashurise per vellain”, tregon Etmir Berati, nje i aferm i familjes. Mbi cdo kenaqesi, deshire, enderr te jetes se saj ne emer te dashurise per vellane zgjodhi vetmohimin. Zbatoi diktaturen ndaj vetes, e bindur se ne kete menyre do te lehtesonte sadopak vuajtjet e vellait te denuar dy here ne burgjet e diktatures komuniste. Bukuria e saj e rralle, fjala dhe shpirti i saj i bute,misheronte vjazen e virtytshme, Duden. Gjate pesembedhjete vjete burg qe vuajti i vellai i saj, e shnderroi per se gjalli ne nje heroine te heshtur. Ajo refuzoi disa here te behej bashkeshorte, te krijonte familjen e te lumturohej duke u bere nene. Enderronte te lumturohej shume here kur nga goja e niperve apo mbesave do te degjonte me pare fjalen halle. Ajo e ndjente dhe jeta e kishte provuar se duke u bere me pare nene, kur vellai ishte ne burg, ajo do te humbiste dicka, pak apo shume, mbase edhe gjithcka, nga dashuria e perkushtimi ndaj vellait. Ate nate dhjetori, pas asaj dite ogurzeze ne syte e saj ishte shfaqur vula e deshperimit te pashlyeshem. Dudja, kur vellai Yzedini u burgos per here te dyte me 1951, u betua mbi varrin e nenes se vet, Bules, se do te ishte nje moter e denje, por edhe nje nene e madhe. Ajo qe dikur jeta e kishte premtuar celesat e “Parajses”, tani per vite te tere do te mbante celesat e “Ferrit”, por me dinjitet. Nje nga bashkevuajteset dhe bashkeudhetaret e saj per ne burgun e Burrelit, tregon: “Pasi zbritem nga kamioni qe do te vazhdonim rrugen per ne Bulqize, marrim te perpjeten per ne qender te Burrelit. Para se te shkonim ne burg qe te rregjistronim emrat vendosem te hanim dreke ne nje restorant. Futemi te gjithe bashke dhe pa zene vend mire Dudja na thote: “hani ju, une do te kthehem pas pak”. Ajo nuk u kthye ne restorant. Ne u ngutem, dolem jashte dhe u takuam perseri me Duden. Mbante ne dore vec torbave me ushqim qe kishte sjelle per vellane, nje leter qese me molle. Sa na pa, na pyeti:- “Nga sa paguat per dreken”.- “Nga dyzet leke u pergjigjem nje zeri”.- “Kurse une tek kasaxhiu pagova pesembedhjete leke dhe me njezetepese leke qe me tepruan bleva edhe molle per Yzedinin”, shtoi. Kush doli me i fituar, une apo ju?”. Per cdo vit dymbedhjete muaj dhe per cdo muaj qindra kilometra rruge bente Dudja vajtje-ardhje nga Berati ne Durres e nga Durresi ne Burrel e gjithe ku i degedisnin te burgosurit. Niseshin qe pa gdhire, disa motra tek disa vellezer te burgosur, hipnin e ne karroceri te kamioneve apo sipas rastit ne kabine pas shoferit apo shofereve, se ata ishin te ndryshem. Ajo shkonte me shpresen se nga kamarja e asaj porte te mallkuar, ose matane brezave te rrethuar me tela me gjemba te kampit te stermundimit, nga larg do te shihte fytyren e vellait. Ajo lumturohej ku nepermjet asaj kamare apo atyre telave do te thithte buzeqeshjen e hidhur te vellait te shtrenjte. Por nuk arriti dot ta takonte te lire. Konaku i nene Zilies, strehe per vizitoret e burgut Ne hyrje te Burrelit nje grua e quajtur Zelie i ndihmonte here pas here udhetaret e larget. E kishte shnderruar shtepine e saj ne konak per vizitoret e burgut. Nje here ne shtepine e nene Zelies ishin grumbulluar shume bujtes. Ate nate vende per te fjetur te gjithe nuk kishte, as mbulesa. Atehere Duduja edhe pse ishte errur iu drejtua te pranishmeve qe ndodheshin ne konak: “Kete radhe me takon mua te shkoj lart ne Burrel ne hotel per te fjetur”, dhe doli. Ne te vertete thote motra Diana ajo kishte gdhire gjithe naten perjashte, mbledhur kruspull nen strehen e catise, se nuk kishte leke te flinte ne hotel. Motra qe shet pajen per vellane Per vite me Radhe Duduja, cdo te shtune dilte pazari, mbulontekoken me nje burulluk, shiste plackat e shtepise qilima, batanije, velenxhat, sixhadet flokjet e orendite shtepiake. Pastaj i erdhi radha pajes se saj. Ajo tashme kishte mbledhur mendjen e mbetur fillikat, te gjithe qenien e saj e pershkonte dashuria e perkushtimi ndaj te ardhmes se vellait. Kuptimi i jetes se saj permblidhej ne nje fjale te vemte, Yzedin. Duduja gjithe diten punonte me makine qepese per te siguruar shpenzimet qe duheshin per te perballuar burgun e vellait. Nuk njihte pushim, vetem kur keputeshin krahet e mpiheshin kembet, pushonte zhurma e makines.

    Cezma qe rrjedh lotet e mi Ne nje nga keto dite Duduja therret Lemanin, nje kusheriren e vet dhe i lutet. “Te ndertojne nje cezme ne oborr. Sa here ta hapni te me kujtoni. Uji qe do te rrjedhe prej saj jane lotet e mi qe kam derdhur per vellane”. Ky ishte amaneti i fundit i Duduse. Ajo u nda nga kjo bote para se vellai t’i kthente shpinen deres se burgut. Nuk arriti te realizonte endrren e saj, te shohe te vellane te lumtur ne vatren e tij familjare dhe vete te lumturohej kur t’i therrisnin halle. Ajo, duke u shkrire ne flaken e dashurise per vellane, mori me vete dhimbjen e atyre pesembedhjete vjeteve, mijera dite vetmie e nete lotesh. Dhe ne keto kalvare dashurie lotesh figura e saj u rrit deri ne nje mase heroine, por te heshtur.

  • Urim Gjata
    14:25

    Urim Gjata

    “Komunizmi ishte ( … ) një sistem orgjinal totalitar, i cili mbizotëronte në gjithë fushat e egzistencës njerëzore duke deformuar çdo gjë që “prekte”, përfshirë edhe gjithë kodet e traditat që njerëzit kishin ndërtuar në shekuj. Ai infektonte në thellësi, gjithë sjelljet dhe zakonet e shoqërisë ( … ) Për vite me rradhë, komunizmi, instaloi në ndërgjegjjen e shoqërisë “vlera”e sjellje të reja. Ai qe një sistem pervers, i cili shtypte gjithë tendencat e natyrëshme të zhvillimit njerëzor me anë të forcës, frikës e detyrimit pa kusht … ”

    Vaclav HAVEL ” Le cauchemar du monde post – communiste “. 1993

    … Me të Keqen, pata rast të njihem indirekt qysh në adoloshencë. Ose më saktë, më herët, atëhere kur isha endé fëmijë e vazhdoja shkollën në fshatin tim të lindjes, Qeparo. Lotët e gjyshes për të mos hyrë në kooperativë, arrestimi i papritur i një fqinji, shpallja kulakë e disa prej bashkëfshatarëve, cilësimi i arratisur i një djaloshi nga fisi ynë, futja në burg e babait të shoqes së ngushtë – të gjitha këto, qenë për mua fenomene e ngjarje të frikëshme, të cilave nuk arrija t´u jepja dot shpjegim. Natyrisht, në atë moshë, ishte endé herët për t´a kuptuar të Keqen në thelb, në ligësinë, egërsinë, dinakërinë dhe mashtrimin e saj të madh. Më pas, me kalimin e viteve, gjithmonë e më tepër nisa të ndjej se bota që më rrethonte kish plot kontraste e pamje të ndryshme, njëlloj sikur të qe ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë ishte ajo, me gjithë kompleksitetin, çuditë e të panjohurat e saj. Nga ana tjetër isha unë që, me kureshtje e vemendje, vrojtoja e hetoja gjithëçka, duke dhenë shpjegime sipas mendjes sime. Ishte pra, pikërisht në atë periudhë, që nisa të vras mendjen edhe ca më tepër, për të gjykuar ngjarjet që përjetoja. Ish atëhere që, pak nga pak, po kuptoja se kisha lindur e jetoja në një vend krejt të veçantë, ku shumë gjëra bëheshin e ndodhnin ndryshe nga ç’ thuhej e nga si do të dëshironin njerëzit. Ndërkohë, për fatin tim të mirë, familja jonë s’pat qenë kurrë viktimë direkte e regjimit. Falë, pjesëmarrjes në rezistencën antifashiste e qenjes anëtar partie të atit tonë, si edhe faktit që shtëpia e gjyshes nga ana e nenës kish qenë bazë e luftës, ne nuk patëm probleme. Kështu që, ashtu si edhe mijëra e mijëra fëmijë të moshës sime, edhe unë isha fillimisht, pionier i dalluar e më pas, anëtar i BRPSH- së. Megjithë varfërinë e privacionet e kohës, si tek të gjithë bashkëmoshatarët e mi, edhe tek unë egzistonte entusiazmi e besimi për të ardhmen. Aso kohe, ne ishim fare të rinj, në prag të rrugës së madhe të jetës e, natyrisht, as që e vinim në mëdyshje se, e ardhmja do të ish patjetër e lumtur e që, padyshim, do të na rezervonte surpriza tepër të bukura, ditë më të mira, gëzim e mirëqenje. Çdo ndodhte vallë me ne, mbas 10 apo 20 vjetësh ? Ku do të gjendeshim ? Ç’punë do të bënim ? Si do të qe jeta jonë ? E dashura, e fejuara e pastaj, shoqja e përjetëshme e jetës ?… Pyetje të tilla, plot dritë e pa fund, na përkundnin në ëndrra djaloshare, parashikime fantastike e ndjenja tepër ngazëlluese. Krisja e parë dhe e fortë, me botën optimiste që na rrethonte, ndodhi mbas mbarimit të gjimnazit e nisjes së studimeve në universitet. Ajo qe fillimisht një farë amalgame mërzitje e trishtimi së cilës, pastaj, shumë shpejt, i´u shtuan edhe nota të tjera çgënjimi, qejfmbetje, inati, e pse jo, edhe proteste. Më pas, me kalimin e viteve, hendeku me realitetin u bë edhe më i thellë. Por, duhet thenë se, natyra e kundërshtimit ndaj tij, ashtu si edhe për shumë e shumë shokë e miq, nuk qe as protestë e hapur e as hyrje në konflikt me regjimin, por thjesht një lloj rezistence e heshtur, gjë e cila dalngadalë e detyrueshëm, na çoi drejt një dyzimi të sforcuar të personalitetit, pra, bërjes me dy – fytyra. Qe pikërisht, gjatë asaj kohe që, ne njohëm mirë, qartë e direkt, fytyrën e egër të së Keqes. Ajo ishte aty, përherë midis nesh. E prekshme, autoritare, imponuese e brutale. Me terrorin e përditëshëm psikologjik. Me luftën e klasave e kërcënimet për arrestime e internime. Me mospërputhjen hipokrite mes sloganeve që dëgjonim nga përfaqësuesit e Partisë, e vetë jetës sonë në përgjithësi. Mes kontrastit të privilegjeve të nomenklaturës e varfërisë së njerëzve të thjeshtë. Mes hipokrizisë, gënjeshtrave, fallsitetit të fjalimeve e parrullave zyrtare që hymnizonin lirinë, drejtësinë e begatinë e realitetit të zymtë e pa shpresë që ndeshnim e përjetonim për ditë. Megjithatë, edhe pse mes një mjedisi të tillë asfiksues, një pjesë e mirë e njerëzve vazhdonin të rrezistonin e të ruanin endé shumë cilësi të mrekullueshme. Mungesën e një jete publike normale, ata e zëvendësonin me jeten e tyre të pakët private, aty ku edhe kontrolli i diktatures e kish të vështirë të hynte. Miqësitë, dashuritë, festat e vizitat familjare, pushimet në plazh, radiot dhe kanalet e huaja televizive, endërrat e iluzionet e moshës së re, pasionet e kufizuara intelektuale, artistike e sportive – të gjitha këto, arritën të mbushnin sado pak boshllëkun brengosës e erozionin shpërfytyrues të realitetit totalitar. Qenë pikërisht ato, të vetmet privilegje, të cilat benin të mundur, deri diku, sigurimin e një farë mbijetese, për të mos humbur krejtësisht. Që të bëje më tepër, ishte tragjikisht e pamundur ! Sepse, të kyçur në darën e jetës së kontrolluar nga Partia, të trembur e të mbyllur, njerëzit e kishin humbur përfundimisht shpresën për një jetë tjetër. Megjithatë, ata që, ndofta, benin pjesë në rradhët e optimistëve, nuk u dorëzuan gjer në fund. E, jo për shkak se shpresonin në një përmbysje të shpejtë të sistemit, por sepse besonin që, në mos një ditë, një herë, Liria do të vinte. Po, kur ?… Atë, askush, s’e dinte. Pa dyshim, Lirinë, do t’a gëzonin vetëm brezat e ardhshëm. Në fund të fundit, edhe ky, qe një ngushëllim i madh. …Në një kthinë të vogël e të ftohtë të shtëpisë së tij, miku e shoku im i fëmijnisë, Sotir K. në bisedë e sipër, me zë të ulët e të dridhët, më pyeste: Gjer kur do egzistojë ky regjim ? Kështu, do shkojë jeta jonë, gjer në vdekje ? Pyetjeve të tilla, qe e pamundur t’i u jepje përgjigjje! Për fatin tonë të keq e tepër tragjik, ne mendonim se një gjë ishte absolutisht e sigurtë. Që, edhe po qe se, një herë, sistemi do të binte, ne s’do bënim absolutisht pjesë në atë gjeneratë fatlumësh, e cila do t’a përjetonte atë ngjarje. Por, në jetën e tij, njeriu, asnjëherë nuk duhet të thotë: Kjo s’bëhet apo, s’do të ndodhë kurrë !… Koha tregoi se, parashikimi ynë qe i gabuar! Dhjetë vjet pas asaj bisede, lumturisht e fatmirësisht, ne qemë endé gjallë dhe arritëm të bëheshim dëshmitarë të asaj të cilën e konsideronim krejtësisht të pa imagjinueshme. Të përmbysjes së Ngrehinës së Stërrmadhe Totalitare, e cila do të linte pas, jo vetëm klithma ekstaze e lumturie, endërra, shpresa e mirazhe të pafund, por njëkohësisht edhe tragjedi, dhembje, plagë, viktima, pluhur, kurthe, llumra, mllefe, urrejtje e përçarje, pasoja që do t’i paguanim shumë më shtrenjtë nga sa e pandehnim. Ndërkohë, çuditërisht, në planin personal, mbas përjetimit haluçinant të asaj Dite të Madhe, fati i vlerësimit të botëkuptimit tim u shoqërua me plot paradokse. Ndërkohë që, gjatë regjimit totalitar, nga autoritetet dhe veglat e tij, isha cilësuar vazhdimisht si element i djathtë, ( në kuptimin e pasjes së lakrrave në kokë, antikonformizmit, ndikimeve të kulturës perëndimore, shoqërive me të deklasuar, shprehjes së ideve të lira e dëshirës për të shikuar përtej horizontit ), gjatë instalimit të rendit të ri demokratik, grupe partiakësh të rinj më akuzuan se i kisha shërbyer regjimit të vjetër, se ruaja ide kripto – komuniste, e bile, me keq akoma, se kisha qenë agjent i shërbimeve të huaja sekrete. ( ?! ) Kur, mbas kaosit tragjik të vitit 1997, nisa egzilin tim në Francë, duke filluar kështu me dhembje e zemër të plagosur një jetë tjetër të dytë, ngjarjet e kujtimet e përjetimit të dikurshëm të së Keqes, morrën një tjetër shtesë emocionale. Por, ndryshe nga më parë, refleksionet, brengat, mendimet e kthimet mbrapa në të kaluarën, u bënë më racionale e shumë më të qeta; pra, larg mllefeve, ngacmimeve e pasioneve të rrugës shqiptare. Dhe, ish pikërisht në ato rrethana që, çuditërisht, më hypi dëshira të analizoja qetësisht e më me ngé epokën, kohën, fenomenet dhe ngjarjet e periudhës totalitare, shoqëruar me ndjenjën e shikimit retrospektiv të një historiani si edhe zellin e analistit të shkencave politike. Ishte pra, për herë të parë që po i vija vehtes qëllimin modest, por edhe tepër serioz e të menduar mirë, jo vetëm për të treguar apo dëshmuar, por edhe për të analizuar atë që kish ndodhur në vendin tonë. Natyrisht, në rradhë të parë, me dëshirën për të shtuar një post-scriptum, në emër të brezit tim, për jetën, shoqërinë totalitare si dhe fatin tragjik të gjithë atyre që e përjetuan atë. Por, ndërkohë, ideja e shkrimit të një libri mbi diktaturën, sipas meje, nuk do të qe hartimi i një vepre të mirëfilltë historike a filozofike, e cila do të pretendonte të analizonte në thellësi fenomenin kompleks të totalitarizmit shqiptar. Për shumë arsye, një ndërmarje e tillë, do të qe një ngarkesë e detyrë e papërballueshme për mua. Puna, angazhimi, kërkimet e gjykimet e mia, do të kishin për objektiv diçka tjetër. Realizimin e një libri të natyrës esse – dokument, i cili do përpiqej të pasqyronte, sa më realisht e me objektivitet, ngjarje, fenomene, situata e konstatime të ndodhura veçanërisht gjatë harkut kohor 1970-1990. Pra, libri në fjalë do të ishte, nëqoftese do të shpreheshim në mënyrë figurative, një lloj sprove e re e ripërjetimit të përvojës totalitare: … e cila, po qe se do të analizohej e paraqitej mirë, mund të ish e dobishme e të merrej prej seicilit si diçka serioze. E, kjo, para së gjithash, jo vetëm për faktin se sistemet totalitare tentojnë gjithmonë të rishfaqen, por edhe thjesht në emër të afirmimit të një rendi më të cilivizuar. 1) Përveç kësaj, pikësynimi im ish që, libri, në tërësinë e vet, të mos përbente vetëm një mozaik konfesionesh e kujtimesh, por të qe dhe një tentativë e sprovë, për t’i u përgjegjur pyetjeve të tilla themelore, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të diktaturës ? Pse kish ndodhur ? Si qe e mundur ? Cilat qenë arsyet ? Cila qe logjika totalitare e transformimit të individit e shoqërisë ? Si u zbatua ajo ? etj. ( Përgjigjjet që kanë mbizotëruar gjer tani rreth këtyre pyetjeve, në më të shumtën e rasteve, mendoj se kanë qenë më tepër të natyrës mediatike, të mbështetura shpesh mbi pozicionime partiake si edhe mbi qendrime e gjykime të çastit, të shoqëruara me shumë ngarkesa emfatike, patetike e volontariste ). Gjatë punës për shkrimin e librit, rastësisht, më lindi ndërkohë dhe ideja që, krahas kërkimeve, refleksioneve e gjykimeve rreth pyetjeve që parashtrova më lart, të pasqyroja në të, edhe të dhëna, fakte, kujtime e interpretime që autorë të ndryshëm francezë, kanë publikuar rreth Shqipërisë së asaj epoke. Kështu, duke gërmuar nëpër librari, biblioteka, dyqane, panaire e tezga bukinistësh, vura ré se, fenomeni orgjinal i komunizmit enverist shqiptar, qe trajtuar nga autorë francezë të tillë, si: G.Castellan, E.Guinard, T.Schreiber, E & J. P Champseix, J.Bertolino, N.Martin, G.Jandot etj. 2) Ndërkohë, duke lexuar e shfletuar një varg librash nga autorë të tjerë, të korrenteve e opinioneve të ndryshme politike e filozofike, munda të mësoj shumë më tepër nga ç’dija, veçanërisht rreth historisë, konceptimit dhe funksionimit të strukturave e mekanizmave totalitare. Organizimit të tyre, rolit të masave e individit, propagandës, policisë sekrete si edhe zbatimit të idologjisë e praktikës së terrorit. 3) Elementë, të cilët më ndihmuan shumë për të pasur një vështrim sa më objektiv, racional, të thellë e bashkëkohor, rreth të kaluarës sonë totalitare, si edhe rreth gjithë asaj çka ndodhi në Shqipëri, gjatë pesë dekadave të fundit të mijëvjeçarit që sapo kaloi. Dhjetë vjet e ca, mbas rrëzimit të komunizmit në vendet e Lindjes, si edhe përmbysjes së regjimit ekstrem stalinist në Shqipëri, shpresoj se, një libër i tillë do të ketë vlera aktuale e do të konsiderohet i dobishëm prej lexuesit. Sepse, siç ka thënë një studjues shqiptar, e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëhere kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik, është i detyruar të jetë neuropatik e të pësërisë përvojat e tij të dhimbëshme..

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s