OAZA E PATRIOTIZMIT SHQIPTAR


FB_IMG_1446295395531

Qysh në vitin 325. Shkodra e vjetër me Kishën e saj që gjendej andej kodrave të Tepës, ajo më vonë ishte bërë kryeqendër fetare e katolicizmit shqiptar, pra ishte Arqipeshkëvi. Me vendosjen aty të Kuvendit Françeskan, Shkodra do të bëhet qendër e njohur në krejt Shqipërinë nga do të dilnin shkrimtar e poet, politikan e meshtar të përmendur, nderi i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë. Këtu jetuan dhe punuan At Gjergj Fishta poeti kombëtar e kampioni i kombëtarizmit, Gurakuqi, Curri e Koliqi, kishte qendrën edhe Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, jetoi luftëtari i pa përkulur dhe liriku i ëmbël Harapi, Shantoja oratori i shquar dhe stilist i rrallë Idromeno e Gjokaj arkitekti i madh e muzikant i njohur Palaj e Kurti folkloristë me zë si edhe shumë e shumë gjuhëtar e historian, piktorë e muzikant, aktor e këngëtar të njohur ku me të drejtë është quajtur “Oaza e patriotizmit shqiptar”
Po kush ishin ata që kësaj radhe diktatura komuniste i kishte zgjedhur si viktima që duheshin eliminuar për të bërë Partinë Fe dhe për të “zbritur Zotin në Tokë” të identifikuar me prijësin e saj. Teneqexhiu Koçi Xoxe dhe gjysëmintelektuali Enver Hoxha ishin sfiduar nga kultura dhe dija e mirëfilltë kombëtare shqiptare.
Imzot Frano Gjini – 62 vjeç, i maltretuar tej çdo kufiri njerëzor. U lindë në Shkodër, ku edhe kreu shkollën e mesme në Kolegjin Saverjan. Kryen studimet e larta në Propaganda Fide në Romë dhe shërben famullitar në Krujë, Vlorë e Durrës . Me 1930 shugurohet Ipeshkëv i Durrësit e më pas në Abacinë e Oroshit në Mirditë . I pari klerik shqiptar që emërohet zëvendësdelegat apostolik i Selisë së Shenjët në Shqipëri më 1945. Arrestohet me 15. nëntor 1946, kalon 16. muaj tortura dhe dënohet me vdekje, pushkatim.
Mons. Nikollë Deda – 58. vjeçar ; ” Mos harro se kam pas kenë Dom Nikollë Deda ” i tha bashkëvuajtësit të qelisë së burgut, që ashtu të dërrmuar nuk e njohu. . . U lindë në Shkodër, kreu shkollën e mesme në Kolegjin Saverian, të lartën në Propaganda Fide të Romës dhe të shkallës më të lartë në Insbruk të Austrisë. Punon tre vjet në Pukë e 17. vjet në Hajmel ku shugurohet me titullin Imzot. Dënohet me vdekje pushkatim.
At Mati Prendushi – 66. vjeç, u lindë në Shkodër, kreu shkollën mesme në Shkollën Françeskane dhe të lartën në Grac të Austrisë. Punoi në Bajzë, Gomsiqe e Tiranë, me 1943 është provincial i etërve françeskan me Seli në Shkodër. Mik i At Gjergj Fishtës e Luigj Gurakuqit, është pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit në Deçiq (1911) dhe dënohet me vdekje nga serbët për bashkëpunimin e tij me Dedë Gjo Lulin; rrezikohet për dënim me pushkatim në kohën e Zogut për marrëdhëniet e tij me demokratët gjatë Revolucionit Demokratik, dënohet nga komunistët me vdekje pushkatim.
At Çiprian Nika – 46 vjeç, ata që e njohin thonë se ishte një Shenjtë, kultura, përvujtnia dhe dashuria për atdheun e quan në varrin e vdekjes, u lind në Shkodër, kreu studimet e larta në Austri e shugurohet meshtar në Romë, më 1943 Gardian i Etërve Françeskan, arrestohet më 8. nëntor 1946, dënohet me vdekje pushkatim.
At Pal Dodaj – 66. vjeç, u lindë në Janjevë (Kosovë) dhe u diplomua për teologji-filozofi në Firence, diplomat dhe profesor filozofie, Gardiani i parë i Etërve Françeskan, bashkëpunëtor i revistave “Hylli i Dritës” dhe “Oservatore Romano”, dënohet me vdekje pushkatim, i kthehet dënimi në burg të përjetshëm, vdes pas pak vitesh si rrjedhojë e torturave çnjerëzore.

 

 

At Donat Kurti – 43. vjeç, i quajtur edhe Anderseni shqiptar, një nga “Homerët” e kulturës shqiptare e ndër më të diturit e klerit katolik, zotërues i 6. gjuhëve të huaja ( greqisht e latinishte e vjetër, italisht, anglisht, frëngjisht e deri rusisht që e mësoi në burgun e Burrelit), në vitin 1937 nga Universiteti i San Antonios në Romë i jepet titulli doktor i shkencave, ish-drejtor i Gjimnazit Ilyricum, dënohet me vdekje pushkatim, dënimi i kthehet burg i përjetshëm, mban 17. vjet burg, botues e studiues i Ciklit të Kreshnikëve dhe i dy vëllimeve me Përralla Kombëtare, vdes i vetmuar në një barakë tek Zalli i Kirit në vitin 1983.

 

 

Dom Tom Laca – 51. vjeç, është prift i burgut, ishte ai që i bëri lutjet e fundit fetare Dom Ndre Zadejës, At Faustit, At Dajanit e At Shllakut, tronditet aq shumë sa niset drejt skuadrës së pushkatimit kur këta pushkatoheshin. Lindur në Shkodër, kreu studimet e larta në Romë dhe bëhet sekretar i Arqipeshkëvisë (sekretar i Imzot L. Nigris e më vonë i Monsinjor Thaqit), me 1945 i jepet leja që të përcjellë delegatin apostolik e të qëndroi në Itali, por jo, ai do të thotë : “Vendi im është aty ku është populli im “, dhe kthehet menjëherë në atdhe për të u arrestuar me 14. tetor 1946 e për të u dënuar pas 14. muajsh tortura, me vdekje pushkatim, që i kthehet me burg të përjetshëm.
At Gjon Karma , Rektori i fundit i Etërve Jezuit, filozof e poliglot i përmendur, që merr pjesë me dramën e tij të pashkruar në qelit e burgut në hetuesi, duke provuar torturën e veçantë të mbylljes për javë të tëra në arkivol për të përjetuar vdekjen dhe “botën tjetër” të metodës së shpikur nga hetuesi Nevzat Haznedari, dënohet me 15. vjet burg.

 

Dom Anton Muzaj – 25. vjeç, diplomohet në Universitetin e Propagandës Fide në Romë dhe me 1946 zëvendëson si sekretar i arqipeshkëvisë Dom Tom Lacën e sapo burgosur, arrestohet në qershor të vitit 1947, torturohet egërsisht në qelit e burgut e vdes si pasoj e këtyre torturave në moshën 29. vjeçare.

  1. Mëhill Miraj – 39. vjeç i diplomuar për teologji e matematikë në Romë, profesor matematike e fizike në gjimnazin Ilyricum të Fretërve, nëndrejtor i Shoqërisë “Antoniane”, arrestohet e torturohet pa masë, dënohet me 20. vjet burg, vdes si pasoj e torturave.

Dom Mark Hasi – 27. vjeç, u lindë në Malikolaj Shkodër dhe u laureua në Padova të Italisë, zëvendësfamullitar e më pas sekretar pran Arqipeshkëvisë Shkodër, arrestohet në dhjetor të vitit 1946 e dënohet me 7. vjet burg, riarrestohet në vitin 1967 e dënohet me vdekje pushkatim, më pas i kthehet dënimi në 25. vjet burg, i gjymtuar nga torturat vdes në burgun e Ballshit. Dom Nikollë Shelqeti – 55 vjeç, u lind në Shelqet të Shkodrës dhe u diplomua në Universitetin e Insbrukut në Austri, arrestohet në dhjetor të vitit 1946 dhe dënohet me 3. vjet burg, vdes si pasoj e torturave në Kampin e Bedenit – Kavajë.
Dom Ndoc Sahatçia – 41. vjeç, u lind në Shkodër dhe kreu teologjinë në Seminarin e Shkodrës, me 1929 shugurohet meshtar e shërben në Dioqezën e Lezhës, arrestohet në qershor të vitit 1947 e dënohet me 15. vjet burg, riarrestohet më 1976 e dënohet me 18. vjet burg, vdes pas pak kohe kur del nga burgu.
Fra Ndue Vila -” Armët në kishë i kanë futë vetë komunistët se mua më kanë kërkuar çelësat. ” thoshte vazhdimisht, shërbeu për shumë vite në Kishën dhe Kuvendin Françeskan, nuk pranoi kurrsesi të dorëzoi çelësat, andaj e arrestuan dhe e masakruan si nuk mundë të përshkruhet, vdiq nga pasojat e torturave.
At Zef Pëllumbi – 22. vjeç, u lindë në Lezhë dhe kreu mësimet në Kolegjin Françeskan në Shkodër, arrestohet në dhjetor të 1946 e dënohet me 3. vjet burg, riarrestohet më 1967 e dënohet me 25. vjet burg, kalon nëpër burgjet e kampet e Spaçit, Repsit e Ballshit . I vetmi i mbetur gjallë, sot Rektor i Kishës Françeskane në Tiranë.
Ishin këta epiqendër e dramës së përgjakshme, por në atë periudhë rrathët sizmikë shpërndaheshin shumë më larg. Gjëma vërtet binte mbi klerin katolik, por implikoheshin në proceset e tyre edhe shumë e shumë të tjerë intelektual e student, deputet e demokrat, që do të bashkoheshin në tortura, gjykime e në dënime të përbashkëta. Kështu psh. në gjyqin e Mons. Gjinit do të gjykohej edhe Deputeti Zef Haxhia . Në gjyqin e P. Donat Kurti gjykohen e dënohen studentët Çesk Hilgega, Viktor Kujxhia, Injac Serreqi, Albert Çoba, Ana Daja, Gjon Kovaqi, Liza Pali, Elez Nurja e Shefqet Lutfia. Me P. Qirijan Nikën e P. Pal Dodën do të gjykohen dhe dënohen edhe Malo Bushati, Lec Harapi, Dan Hasani, Malo Kraja e Gjush Pistulli.

 

NGA PROCESVERBALI I EKZEKUTIMIT TË DËNUARVE ME VDEKJE:

“Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje:

  1. ) Mons. Frano Gjini,

 

  1. ) P. Mati Prendushi,
  2. ) D. Nikollë Deda të gjithë nga Shkodra u ekzekutuan më datën 11. 03. 1948 në ora 5.

para dite dhe fjala e tyre e fundit ka qenë:
– Rroftë Krishti mbret Feja katolike dhe katolikët në botë! Rroftë Papa, Gjaku dhe trupi jem mbetën këtu po shpirti dhe zemra është te Papa ! Rroftë Shqipnia! Mons. Frano Gjini. -Jam i pafajshëm! po vdes në krye të detyrës të eme. Rroftë Krishti Mbret ! Rroftë Papa ! Rroftë Kisha Katolike ! Rroftë Shqipnia ! Ja bëjë hallall gjyqit dhe atyre që do të shtinë mbi trupat tonë të pafajshëm! P. Mati Prendushi. – Rroftë Shqipnia! Po vritem në punën time ! Rroftë Krishti Mbret ! Rroftë populli shqiptar ! Mons. Nikollë Deda.
Për Kryetarin e Gjykatës Kapiteni I Misto Bllaci” (Arkivi i Ministrisë së Rendit)

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s