Vdiq :Zeri i Popullit;

 

HUMOR I HIDHUR

NJOFTIM
Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta 73-vjeçarja “Zëri i Popullit”, gazetë e themeluar më 25 gusht 1942 nga Enver Hoxha, organ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, i Partisë së Punës dhe i asaj Socialiste të Shqipërisë. Siç dihet, kjo gazetë që lindi “në vitet e stuhishme”, ka luajtur një rol të madh gjatë një gjysme shekulli, për edukimin e brezave me frymën e “diktaturës së proletariatit” e të “luftës së klasave”, si edhe për krijimin e “njeriut të ri të Partisë”. Ajo lexohej detyrimisht nëpër shkolla, në ushtri, në qendrat e punës, në kooperativat bujqësore .. e madje, edhe nëpër vendinternimet dhe burgjet, ku synonte të riedukonte “armiqtë e popullit”. Data e saktë se kur pushoi së rrahuri zemra e saj, ende nuk dihet. Për këtë, kërkohet ndihma e z.Bashkim Hoxha, i emisionit “Koha për t’u zgjuar” si dhe e zonjushes Eliana Hoxha, e “Shijak” Televizion, të cilët janë të lutur të tregojnë se qysh kur nuk ka mbrritur në studiot e tyre dhe nuk është lexuar në mëngjes, gazeta “Zëri i Popullit”, e cila kohët e fundit ishte thjeshtuar në “Zëri”. Kjo duhet mësuar, sepse deri tani, ashtu si edhe shoku Enver, kjo gazetë ka vetëm ditëlindje e jo ditë vdekjeje. Është paksa e çuditshme, se si ka kaluar në heshtje e pa u vënë re kjo “ngjarje e madhe”. Si është e mundur që nuk janë shqetësuar e nuk kanë reaguar fare veteranët e LANÇ-it dhe “Vullnetarët e Enverit”?! Si nuk e kanë ndjerë mungesën e saj ata, si edhe enveristët që vigjëlojnë brenda Partisë Socialiste?! Disa “komentatorë” e shpjegojnë këtë moskokëçarje e menefregizëm, me faktin se punën e saj e bëjnë fare mirë disa “filiale” apo bijëza të saj, siç janë: gazeta “Dita”, “Sot”, “Tema”, etj., ku vazhdojnë të militojnë disa nga ish-gazetarët e “Zërit të Popullit”, si: Përparim Halili, Panajot Zoto, Qazim Shehu, Mitro Çela, Qemal Sakajeva, etj.. Veç kësaj, janë edhe disa gazeta periodike, të katër partive komuniste e të punës, të cilat e mbushin boshllëkun e “Zërit të Popullit”, duke mbajtur lart flamurin e kuq të “fitorjeve”, frymën revolucionare të “luftës së klasave”, parimet e marksizëm-leninizmit dhe lavdinë e “komandantit legjendar”, Enver Hoxhës. Kështu që për ndarjen nga jeta të asaj 73-vjeçareje, me sa jemi në dijeni, nuk është derdhur asnjë pikë lot. Madje, nuk kanë pranuar ngushëllime as ish-kryeredaktorët e saj: Xhelil Gjoni, Namik Dokle, Fahri Balliu, Erion Braçe, Eva Allushi, Dorina Hamzallari e ndonjë tjetër. Njëri nga ata, vetëm ka pyetur me zë të ulët (pa marrë përgjigje): Vallë. a mund të kuptohet një parti, pa gazetën e vet? Pse LSI-ja e Metës e ka dhe ne jo? Apo i janë mbaruar paratë PS-së? Por, ata që kanë pak mend në kokë, po thonë se mbyllja e gazetës “Zëri i Popullit”, ka qenë gjëja më e mirë që ka mundur të bëjë Edi Rama, qëkur mori në duart e veta frenat e Partisë e të Qeverisë. Sepse ajo gazetë, nuk ishte tjetër veçse një relike e së kaluarës dhe simbol i komunizmit, që vërtetonte më së miri, që PS është trashëgimtare e PKSH (PPSH) dhe vazhduese e rrugës së Enverit. Para disa vjetëve, kur kryeredaktor i saj ishte Erion Braçe, ajo gazetë ishte bërë aq qesharake, saqë edhe “babai i socialistëve”, Dritëro Agolli, e quajti “Decibao”, si ato të Mao Ce Dunit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s