Parlament apo Teater ;

FB_IMG_1446295395531
Nga Zef Bushati

Cfaqja me e shikuar e javes eshte “Parlamenti” cdo te enjte nga ora 11 deri kur te perfundoje. Cfare nuk sheh e nuk ndigjon, burra e gra qe akuzojne njeri tjetrin. Ti je kriminel, ti je perdorues droge, ti je vrases, ti je hajdut, ti je i korruptuar, ti je marre me prostitucion, ti je mashtrues, ti merresh me kontrabande droge, ti je i lidhur me krimin, ti shkel ligjin, ti je i degjeneruar, e plot akuza nga me seriozet e nga me monstruozet. Keto akuza hidhen ne sallen e kuvendit dhe trasmetohen direkt nga disa televizione. Te gjithe shohin. Nder ata qe shohin jane dhe prokuroret, qe nga Prokurori i Pergjithshem e deri tek prokuroret e thjeshte neper te gjitha prokurorite e vendit, qe ndryshe quhen dhe organi i akuzes. Te nesermen te gjitha akuzat e deklaruara nga deputetet ne parlament, edhe faktet e emrat e bera publike prej tyre botohen edhe ne shtypin e shkruar……Prokuroret nisin diten e punes duke i hedhur nje sy shtypit. Askujt nuk i shkon ne mendje per te bere detyren sipas ligjit, kur degjon ne TV apo lexon ne gazeta, se X minister akuzohet per shperdorim detyre, per abuzime me fondet e buxhetit, me parate e taksapaguesve shqiptare,qe ka lidhje me bandite e kriminele. Askujt prej Prokuroreve nuk i shkon ne mendje te beje detyren kur degjon apo lexon se X deputet,minister,kryetar bashkie, eshte i lidhur me krimin,ka kryer vepra kriminale e ka lidhje me banda kriminale……ou paskemi edhe banda kriminelesh !?. E pastaj ?! E zgjidhim. Bejme nje ligj per dekriminalizimin, heqim nja dy tre deputete dhe nje kryetar bashkie dhe vazhdojme punet si 25 vjet. Po si mund ti thuash tjetrit ti je kriminel pa i faktuar krimin, si mund ti thuash tjetrit ti je vrases pa i faktuar vrasjen, si mund ti thuash hajdut pa i faktuar vjedhjen. Prokuroria sa degjon keto akuza duhet te nise hetimet dhe ose con para drejtesise kriminelin ose con para drejtesise shpifesin. Keshtu veprohet ne cdo shtet ligjor te BE-se. Vetem ne Shqiperi fjalet leshohen pa dogane ne Kuvendin e shpifesve ose te krimineleve. Procesi i dekriminalizimit nuk fillon nga Parlamenti por nga Prokuroria. Fatkeqesisht kjo e fundit pothuajse nuk egziston ne vendin tone.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s