Informacion per Deputetin e ”Lagur ;

dylgjeri

Ylli Dylgjeri 

Kuriozitete, esëll dhe tapë!

Deputeti LSI-ist, ne grupin socialist, Spartak Braho tha sot per Qemal Ataturkun: “Ataturku e drejtoi i dehur Turqine per 20 vjet..!”
Dhe,
Qemal Ataturku per Turqine:
Ja disa nga reformat qemaliste të cilat patën ndikim të thellë jo vetëm në Turqi por në të gjithë botën arabo-myslimane madje deri në Indi e Kinë:

1. Shfuqizimi sulltanatit më 1922.

2. Shfuqizimi kapitullimit të sulltanit në Traktatin e Sevresit dhe njohja e kufijve të përcaktuar nga Traktati Lozanës më 1923.

3. Shfuqizimi kalifatit më 1923.

4. Ndalimi me ligj i fezit dhe zëvendësimi i tij me kapelen europiane me strehë si dhe ndalimi i ferexhesë tek gratë. Gjithashtu u shpall barazia gjinore burrë-grua, u ndalua martesa me shumë gra (poligamia), u njoh martesa edhe divorci. Më vonë, më 1934, femrës iu dha e drejta e votës. Tash e tutje femra turke zgjidhte dhe kishte të drejtë të zgjidhej një e drejtë kjo e vendosur shumë më përpara Francës. Më 1935 në parlamentin turk kishte 17 femra deputete.

5. Shfuqizimi sheriatit (Ligjit kuranik) i cili u zëvendësua me kodin civil zviceran, kodin penal francez, kodin penal italian dhe kodin tregtar gjerman. Kalendari musliman me 354 ditë u zëvendësua me gregorianin që ka 364 ditë.

6. Reformat ekonomike modernizuan bujqësinë me përdorimin e traktorëve për plugim, vaditjes dhe krijimit të kooperativave. U ndërtuan rrugë e hekurudha, u zhvillua industria sheqerit, çimentos, pambukut, leshit, u ndërtuan centrale elektrike, u ndërtua industria minerare. Për mbështetjen e zhvillimit ekonomik u hapën banka. Tani e tutje bujku turk nuk punonte më për tregtarin spekulant ermen apo hebre i cili ia blinte prodhimin lirë për ta shitur trefish, por u bë zot i djersës së tij. Ataturk tha:
”Plugu e mposht shpatën”.

7. Më 1928 Ataturku ndërmori reformën gjuhësore duke zëvendësuar alfabetin arab e persian me atë latin cili ishte më i thjeshtë se dy të parët duke ndikuar në eliminimin e analfabetizmit dhe më 31 maj 1933, u shpall laicizmi i universiteteve.

8. Më 1929 u themelua Shoqata Historisë Turke e cila u ngarkua që të studiojë të kaluarën e popullit turk duke përdorur metoda shkencore si dhe përcaktimin e hartës gjenealogjike të këtij populli.

Vepra progresiste e qemalizmit është përshëndetur nga shumë shtetarë ndërmjet të cilëve Dwight Eisenhower president i SHBA i cili me rastin e inaugurimit të mauzoleumit të Ataturkut, ka thënë:
“Jam krenar që përshëndes Turqinë. Kombi juaj i madh ka arritur rezultate të mëdha në rrugën e nisur nga Ataturku. Mauzoleumi në kujtim të Ataturkut, arkitektit të bashkimit dhe zhvillimit të Turqisë është burim frymëzimi për të gjithë njerëzit e lirë në botë”.

Ndërsa gjenerali Charles de Gaulle më 1963 me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së Ataturkut, u shpreh: ”Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së të Madhit Ataturk i shpreh kombit turk ndjenjat e miqësisë së kombit francez. Tani historia e Turqisë nuk mund të ndahet nga historia e Perëndimit dhe Europës. Përpjekjet e Ataturkut dhanë rezultatet e veta. Një nga elementët themelorë të këtij zhvillimi është miqësia shekullore ndërmjet dy kombeve tona”.

Churchill sapo mori vesh për vdekjen e Ataturkut u shpreh: ”Vdekja Ataturkut i cili shpëtoi Turqinë gjatë luftës dhe ringjalli kombin turk, nuk është humbje vetëm për vendin e tij por është gjithashtu një humbje e madhe për Europën. Lotët e sinqertë që janë derdhur për Ataturkun nga të gjitha shtresat e popullit të tij, nuk janë gjë tjetër vetëm se reflektim i vërtetë i këtij njeriu të madh-babai i Turqisë moderne”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s