Anastas Koroveshi, ish-hetues i Sigurimit të Shtetit qe denoi me shume se 1000 Shqiptare ,Dekorohet nga Edvin Kristaq Rama;

Anastas Koroveshi, ish-hetues i Sigurimit të Shtetit e më pas gjyqtar i Gjykatës Ushtarake Tiranë është pjesë e listës së personave të dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes nga Rama numëron pjesëmarrjen në 620 procese politike, në të cilat janë dënuar mbi një mijë persona. Shumë prej të cilëve janë ekzekutuar apo kanë vuajtur dënimet çnjerëzore në burgjet e regjimit komunist. Një prej të dënuarve të këtij mostre të krimit të diktaturës është edhe At Zef Pëllumbi, dokumenti i të cilit provon më së mirë se vendimi i marrë në fshehtësi nga Rama është një provokim për konflikt në shoqëri.
Rama ka dekoruar një listë të gjatë me plot 1 mijë persona me Medaljen e Mirënjohjes. Në këtë listë përfshihen emrat e funksionarëve të regjimit komunist, drejtuesve të lartë të Sigurimit të Shtetit, hetues e agjentë të regjimit komunist, persona të cilët janë përgjegjës për mijëra e mijëra pushkatime e përndjekje politike të shqiptarëve gjatë regjimit hoxhist. Kjo është hera e parë në 25 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist që xhelatët përgjegjës për krimet e komunizmit në Shqipëri nderohen dhe dekorohen me Medalje për kontributet e tyre.
Gazetari Kastriot Dervishi në një reagim të tij pas publikimit të listës Rama me dekorimin e xhelatëve të komunizmit ndalet tek vetëm një nga emrat e të dekoruarve, Anastas Koroveshi, ndërsa bën të ditur rekordet e zeza dhe proceset që ai ka kryer. “Teksa po përpiloja një statistikë rreth protagonistëve të krimit komunist në Shqipëri, më rezultoi se një person, i quajturi Anastas Koroveshi ish-hetues i Sigurimit e më pas gjykatës, numëronte pjesëmarrjen në 620 procese politike, të cilat i takojnë dënimit të mbi 1 mijë personave për arsye politikë. Më rezultoi një rekord i zi, mbase në gjithë lindjen komuniste”, shkruan gazetari Kastriot Dervishi.

Disa nga kriminelët që u dekoruan nga Rama-Mimi

Rakip Beqaj
I vitlindjes 1925 nga Progonati i Kurveleshit. Oficer Sigurimi dhe hetues. Pas lufte në rreshtat e brigadës gjakatare të Mbrojtjes së Popullit. Zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në vitet 1974–1978, kryetar i degëve të 1-rë dhe 12-të të Sigurimit të Shtetit. Zëvendëskryetar i Degë së Punëve të Brendshme Shkodër në vitet e tmerrshme të goditjes, atë 1962–1969, ku veçohet procesi i vitit 1968 ku disa klerikë si Zef Bici, Mark Dushi, etj, u pushkatuan e të tjerët u dënuan me vdekje. Ka pasur edhe funksione të tjera sigurisht në Sigurim. Specializimi i tij ishte i veçantë në luftën kundër klerit katolik, aq sa qeveria e Ramës do bënte mirë që krahas fotografive të martirëve të kishës të vinte edhe emrin e Rakip Beqajt si persekutor special. Duke qenë se puna që bënte në Sigurim (nëse mund të quhet punë kjo) ishte goditja e klerit, Beqaj botoi në vitin 1973 librin “Veprimtaria armiqësore e klerit katolik shqiptar 1941-1971”, me të cilën u doktorua. Por, po ashtu Beqaj ka qenë hetues në disa procese politike.

Xhafer Peçi
Lindur në Kuç të Kurveleshit në vitin 1926. Në vitet 1968–1973 zëvendësdrejtor i Kufirit. Në vitet 1972-1983 komandant i Gardës. Enverist i spikatur në vitet e demokracisë.

Mark Dodani
Lindur në Naraç të Vaut të Dejës në vitin 1926. Oficer Sigurimi dhe hetues. Shef seksioni në disa degë të Drejtorisë së Parë të Sigurimit, si dhe në disa degë të punëve të brendshme. Është liruar në vitin 1975, por vazhdon të jetë agjitator i bëmave të Sigurimit të Shtetit. Numëron mbi 20 procese politike të grupeve speciale.

Anastas Koroveshi
Lindur në vitin 1921 në Boboshticë të Korçës. Rast tipik për gjithë lindjen komuniste. Karrierën e ka nisur si hetues Sigurimi dhe e përfundon si gjykatës ushtarak e më pas civil që dënon “krimet” politike. Për t’u shënuar pjesëmarrja e tij në procese politike si ndaj Drita Kosturit, klerikëve Ciprian Nika, Rrok Gurashi, Donad Kurti, Alfonc Çuni, etj., personave të kryengritjes së Postribës, etj., etj. Numëron pjesëmarrjen në 620 procese politike, duke kontribuar në dënimin e mbi 1 mijë personave. Kjo sepse në një proces mund të jenë disa persona.

Mustafa Beqari
Oficer Sigurimi dhe hetues. Nuk pati mundësi të thellonte proceset politike në një numër më të madh.

Isa Miloti
Lindur në vitin 1927 në Shkodër. Oficer Sigurimi dhe hetues në Shkodër. Nuk pati mundësi të vazhdonte me procese të tjera politike për shkak të transferimit.

Karafil Kalemi
Lindur në vitin 1928 në Mashkullorë të Gjirokastrës. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka disa procese politike.

Shyqyri Çoku
Lindur në vitin 1929 në Shkodër. Oficer Sigurimi dhe hetues në Shkodër. Pjesëmarrës në rreth 80 procese politike, kundër rreth 200 personave. Ndër të tjera përmendim proceset e hetimit ndaj klerikëve: Leon Kabashi, Ernes Çoba, Aleks Baqli, Zef Pllumi, etj.

Hamit Myhyrdari
Lindur në vitin 1924 në Elbasan. Oficer Sigurimi dhe hetues. Numërohen pjesëmarrës në 10 procese politike.

Xhoxhi Konomi
Lindur në vitin 1925 në Marsejë Francë (familja emigrante). Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka disa procese politike.

Mane Aliaj
Lindur në vitin 1926 në Borsh. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ka hetuar ndër të tjera edhe shtetasit Aleksandër Kalivopulli dhe Shaban Ademit (pushkatuar). Llogariten mbi 20 procese politike.

Llambi Gegeni
Lindur në vitin 1926 në Grapsh të Devollit. Oficer Sigurimi dhe hetues. Ushtron detyrën e hetuesit në vitet 1952-1982, ku veçohet koha kur ka qenë në Shkodër. Liston plot 250 procese politike që i përkasin rreth 400 personave të dënuar. Ndër rekordet e pathyera si hetues në gjithë lindjen komuniste. Ndër të tjera, ka hetuar grupin e Fadil Kokomanit, Teme Sejkos, Dom Shtjefën Kurtit, etj.

Fahri Kraja
Lindur në vitin 1927 në Shkodër. Oficer Sigurimi. Del në lirim në vitin 1982. Ka pasur dhjetëra procese politike kur ishte me këtë funksion në Shkodër në vitet 1948–1949. Po ashtu ndër të tjera, në vitet 1961–1970 ka qenë në fillim zëvendëskryetar e më pas kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Mat, degë e cila mbulonte burgun më të tmerrshëm në kohës ndaj të dënuarve politikë.

Emro Kondi
Lindur në vitin 1927 në Fushë Bardhë të Gjirokastrës. Oficer Sigurimi. Ndër të tjera zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme Librazhd, me kontribut të posaçëm në pushkatimin e poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka. Por po ashtu hetues në disa procese politike.

Sadush Kumbaro
Lindur në vitin 1927 në Gjirokastër. Oficer Sigurimi. Hetues me disa procese.

Eqerem Beci
Lindur në vitin 1928 në Shkodër. Kur ka nisur lufta ka qenë 11 vjeç. Kur ka përfunduan ka qenë 16 vjeç. Ishte hetues nëpër grupet armiqësore të ekonomisë në vitet 70.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s