Enderra e Shqiptareve eshte vrare ,nga Ferdinand Veliu ;

Liria nuk ka çmim!

(8 Dhjetori dita e rinisë dhe pluralizmit)

Pak ditë na ndajnë nga 8 Dhjetori.Këtë herë kjo ditë është kaq e ngjashme në shumë aspekte.Një formë e re e diktaturës është instaluar duke vrarë ëndrrat dhe shpresën e qytetarëve të këtij vëndi.Nuk janë etërit injorantë dhe analfabetë të ish PPSH,por kanë ardhur ë qeverisje bijtë e tyre,të cilët janë të mirëarsimuar të instruktuar që të vrasin jo vetëm me plumba dhe klone,por me varfëri dhe dëshpërim.Po ndodh në këtë vënd i cili për shekuj lirinë e ka parë si çështjen më të rëndësishme të ekzistencës së tij.Po vritet,burgoset,blihet,dhunohet e drejta e informimit,po grabiten,taksohen pandershmërisht,çdo biznes çdo qytetar,trafiku i drogës ngaajri,deti,toka është bërë i sofistikuar sepse trafikantët janë zyrtarët më të lartë në qeveri,pjesa e qelbësirave që sponsorizoi ardhjen në pushtet të kryemonstrës dhe kreut të qelbësirave Edi Rama.Vlen për tu theksuar hapat mbrapa në standartet europiane dhe një politikë që ka synuar aleanca dhe partnwrë që kurrë nuk e kanë dashur Shqipërinë dhe Shqiptarët.Sot në këtë vënd armata e të papunëve të trishtuar është rritur frikshëm.Politikat ekonomike dhe sociale të bandës që ka kapur shtetin janë totalisht të dështuara duke shtyrë shumë qytetarë në vet vrasje dhe krim.Prandaj ky 8 Dhjetor është ndryshe sepse urrejtja dhe revolta kundër regjimit të kleptokratëve të babëzitur ka arritur në fund.Liria nuk ka çmim dhe qytetarët e kanë kuptuar.Nuk ka pikë dyshimi që më 8 Dhjetor Kombi është në revoltë,liderin për ta udhëhequr drejt së ardhmes e ka,armatën njerëzore me emrin Partia Demokratike e ka,thjesht dhe vetëm thjesht ngelet një detyrë.Të mos bëhemi indiferentë,të mos kemi frikëLiria nuk ka çmim.

foto di Ferdinand Veliu.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s