Per te gjithë ju nostaligjike e komunizmit .Nga Ilirjan Blloshmi;

Per te gjithë ju nostaligjike e komunizmit ****************************************
Enver Hoxha, ai ishte aktor që ua kalonte dhe artistëve të Hollivudi: hiqej si atdhetar dhe burgoste atdhetarët; hiqej si patriot dhe vriste patriotët; hiqej si demokrat dhe hante kokat e kundërshtarëve politikë; hiqej si udhëheqës vizionar dhe i kundërvihej progresit; hiqej se i digjej shpirti për popullin, por donte mbi gjithçka veten e vet. Popullin e donte për ta duartrokitur! Enver Hoxha, ?Antinjeriu që hante intelektualë!
***
ARQILE TASI, diplomuar për letërsi në SHBA. Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1957.
XHEVAT KORÇA,? diplomuar në Austri për histori. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1955.
GJERGJ KOKOSHI,? diplomuar për filozofi në Itali. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1960.
MIRASH IVANAJ,? ish ministër i arsimit, diplomuar për letërsi në Itali. Vdiq në burgun e Tiranës, më 1954.
HETEM HAXHIADEMI,? diplomuar në Austri për shkenca politike. Tragjedian i njohur i letërsisë shqipe. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1964.
XHEVIT LESKOVKU,? diplomuar për Shtamadhori në Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit të Shtamadhorisë në kohën e Monarkisë. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1958.
SELAUDIN TOTA,? diplomuar për fizikë bërthamore në Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, më 1947.
SABAHETE KASIMATI,? diplomuar për shkenca biologjike në Itali. Ekzekutohet, më 1951.
MUSINE KOKALARI,? diplomuar për letërsi në Itali. Krijuese e PSDSH, më 1943. Vdes pas 38 vjetësh në internim. Autore e disa librave.
ENGJËLL ÇOBA,? diplomuar për jurist në Itali. Vuajti 25 vjet burg.
VISARIAN XHUVANI,? kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Diplomuar për teologji në Athinë. Vdiq më 1965, pasi vuajti 25 vjet burg.
PATER MESHKALLA,? diplomuar për teologji në Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit françeskan në Shkodër. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg.
HAFËZ ALI KORÇA, diplomuar për teologji në Turqi. Publiçist dhe autor i disa librave me përmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe internuar.
Prof. Dok. LOCI, një ndër kirurgët më të dëgjuar dhe të shquar në Itali dhe Evropë. Ekzekutohet, më 1946.
Prof. Dok.. ZUBER, gjeolog me famë botrore, me origjinë polake. Zbuluesi i vendburimeve të naftës në shumë vende të botës. Në Shqipëri ka zbuluar disa vendburime nafte në Kuçovë dhe Patos. Vdes nga tortuarat në burgun e Tiranës, më 1947.
Vret mendjen njeriu!…Përse gjithë kjo masakër ndaj trurit të kombit? Përse gjithë kjo gjuatje shtrigash, ndaj intelektualëve të shquar, të cilët janë factor themelor zhvillimi e progresi e shoqërisë? Përse sulmohet njeriu i ditur, i mençur, i kulturuar, i shkolluar i afti, i zoti?
***
Përse kjo ligësi, armiqësi, poshtërsi, sadizëm, amoralitet dhe absurditet, ndaj atyre që ishin pjesë e krenarisë së kulturës kombëtare?
A mundet vallë një atdhetar, patriot, demokrat, dijetar, filozof, shkrimtar, politikan i shquar, një udhëheqës vizionar, që hyp në majën e lartë të piramidës, të arrijë gjer në atë pikë, sa tërë pushtetin e tij, ta përdorë kundër inteligjencies së popullit të vet? Këtë mund ta bëjnë vetëm Arturo Uitë, Makbetët, Kaligulët, Neronët, ata që ia kalojnë Hitlerit dhe Stalinit.
* * *
Bëmat kriminale të Enver Hoxhës kundër inteligjencies, kundër kundërshtarëve politikë, kundër shokëve, miqëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, që i shihte si rivalë, akoma nuk janë vlerësuar si rrezik për të sotmen dhe të ardhmen. Akoma nuk është dënuar Enveri dhe enverizmi. Akoma nuk është nxjerrë në bankën e të akuzuarve (pas vdekjes ) ku të gjykohej si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit të shqipatarëve. Disa veteranë të sklerozuar, komunistët dogmatikë të pandreqshëm, skllevërit e ideologjisë enveriste dhe disa akademikë enveristë si Rexhep Qosja, akoma e vlerësojnë figurën e Diktatorit Antinjeri, duke i kërkuart me pikatore “të mirat”, madje Qosja thotë se “Diktator e kanë bërë bashkëkohësit servilë të tij” (Libri Tronditja e shekullit,fq.314,rr.24-25.) madje edhe se Enver Hoxha s’e ka shitur Kosoven, e proçkulla tw tjera, mirëpo zemra s’ia thotë, as goja s’ia nxjerr fjalën për ta dënuar për krimet, ndërsa populli e dha verdiktin e vet, kur e tërhoqi zvarrë shtatoren e tij në bulevardet e Tirana.
***
Antinjeriun Enver Hoxha, si një diktatori,tiran specifik, që s’e gjen të dytin në të gjitha kohrat, që hëngri intelektualë të shquar, që zhduku familjet fisnike shqiptare, që degjeneroi shqiptarin në “njeri të ri” sipas shembëlltyrës së Antinjeriut, i cili kisht një un’ karrierist përbindësh edhe ndaj perëndive, ndaj i mohoi ato, për t’u bërë vetë kryeperëndi, Zeus.
Si konkluzë:
Pa dënuar Enver Hoxhën si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit të shqiptarit, e ardhmja do të mbetet varë në një cergë, rrahur nga erërat e forta të dimrit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s