Ali Cekani… rezistenca antikomuniste vazhdoi në krahinë t’Elbasanit edhe pas marrjes së pushtetit nga stalinianët, gjer më 1950 qe u vra luani Alush Leshanaku,

foto di Kujtim Cekani.

Bashkëluftëtari në rezistencën kundërkomuniste në trevën e Elbasanit z. Xhevdet Blloshimi, në kujtimet e veta botuar në “L’Albanie Libre” nën titullin: “Rezistenca antikomuniste e Elbasanit”, 8 Maj 1961, f. 4, ndër të tjera shkruan: “Një ndër krahinat e Shqipnisë që kishte paraparë me kohë rrezikun komunist, ka qenë edhe Elbasani. Unë që shkruaj kam marrë pjesë me pushkë në dorë ndër ngjarjet. Posa filluan të kenë njëfarë konsistencet bandat komuniste, edhe ana nacjonaliste e Elbasanit i shtyrë nga i ndjeri Shefqet Verlaci ndjeu nevojën të fillojnë organizimin.

Krahina u ndan në pesë zona, me komandanta Prof. Alush Leshanaku, kapiten Xhafer Bilali, Haki Blloshmi, Aziz Biçaku, Isak Alla, Daut Gurra, Nezir Muzhaqi dhe Ali Cekani… rezistenca antikomuniste vazhdoi në krahinë t’Elbasanit edhe pas marrjes së pushtetit nga stalinianët, gjer më 1950 qe u vra luani Alush Leshanaku, duke luftuar si Oso Kuka.”

Të shkruash për historitë e shumta të Prof. Alush Leshanakut dhe të sa e sa heronjve të tjerë të lirisë, nuk do të mjaftonin as dhjetra dhe qindra faqe, por unë, duke mos u zgjeruar më, po e mbylli këtu punimin tim modest, me bindjen e plotë, se këto heronj dhe mijëra të tjerë që nuk u përmenden sot këtu, për qëllimin fisnik të tyre në sherbim të atdheut, nuk do të harrohen kurrë dhe brez mbas brezi do të përkujtohen për jetën e dhenë në dobi të Atdheut, që e deshtën më shumë se vetën e tyre.

Jam i mendimit, se do të ishte në nderin e pushtetit demokratik, bashkëvendasve të tyre në veçanti në diasporë e kudo që të ndodhën që t’i përjetësonin këto heronj, si: Kapidanin e Mirditës Dr. Mark Gjomarkun, Prof. Alush Leshanakun e shumë e shumë të tjerë, duke u ngritur simbole përkujtimi, për të vendosur gjithnjë lule të freskëta, në vendet ku ato u flijuan dhe shkruan historinë…
Kjoftë i përjetshëm kujtimi i deshmorëve të lirisë!
Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Alush Leshanakut!

Kujtim Cekani

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s