EPO KJO NATE E ERRET DO TE MBAROJ NJE DITE, DHE TI KUJTIM I NËNËS DO TË SHKOSH NË SHKOLLË DHE NJË DITE DO TË BEHESH DIKUSHI…SHKRUAJ TË KEQEN NËNA, SHKRUAJ”

1916377_1102535538362_7340375_n
Kujtim Cekani KUJTIME TE HIDHURA NGA FSHATI IM NË LIBRAZHD Ishte viti 1987… E dija se për mua nuk kishte të ardhme ne Shqiperi …mora një vendim te rrezikshem ne ate kohe…te trokas ne zyren e komitetit te partise ne Librazhd..dhe pse ajo dere per mu nuk u hap kurrë ..doja me cdo menyre td vazhdoja shkollen e larte..arrita te trokas ..kur papritur dikush me kapi per triken time dhe me terhoqi aq fort sa ma grisi ..me kapi per krahu dhe per shkallesh me nxori jasht ne trotuar…ik kulak me tha…ik nip i Nezir Muzhaqit se burgu ju pret juve….fillova te qaj dhe shtrëngoja fort ne dore fletoret e mija me poezi…papritur dikush me afrohet ..me ve doren mbi koke ..kthehem ashtu i përlotur ..nje burre me kollare ..cke me thote pse qan ….vazhdon…… Me triken time te grisur fshiva lotet ,, dhe shikova burrin qe mu afrua ,,i themm ,,po ja un dua te vazhdoj shkollen por nuk me lene ,, dhe pashe qe syte e tij u drejtuan tek fletoret e mija qe un i shterngoja fort ne dore ,, nga je me thote si e ke emrin ,, i pergjigjem, Kujtim, KUJTIM CEKANI, nga Polis Gurshpata , me thote, e pse nuk te lene te vazhdosh shkollen, i them, sepse gjyshi im ka vdekur ne burg dhe dajat e mi i kanë pushkatuar, pashe qe burri me kollare u nxi me shume se ç’ishte, pashe qe po shikonte përqark me bisht te syrit, pastaj me tha, pra je kulak?… Po, i them po çfaj kam unë… në shkolle mesimet e partisë mesohen … Ai me përgjigjet, e di partia pse ti nuk shkon ne shkolle, me thotë… po ato ne dore çfarë i ke… i them un shkruaj, shkruaj poezi… çdo nate unë shkruaj … për zogjtë, per lulet, per pranveren… me thote, po për partine shkruan?… po ja nuk me le te shkoj ne shkolle i them… dëgjo djalosh me thotë… do mundohem te të ndihmoj ,, por me një kusht.. fletoret e tua do të m’i leshe qe unë ti lexoj… pastaj do te vish te me takosh dhe flasim… un jam kryetari i lidhjes se shkrimtareve te rrethit te Librazhdit ,, e kam emrin KOÇI PETRITI, …ok i them … te lutem me ndihmo dhe fletoret e mia mos m’i humbësh… mos ki merak me thotë… ishte shtator i vitit 1987… shkollat kishin filluar… u nisa ne drejtim te fshatit tim nen shiun qe binte me triken time te grisur pa fletoret e mia… Vetëm kur shkova ne shtëpi në orën 5 mbas dite u kujtova qe isha dhe i pangrënë… nena me priti me lot ne sy dhe me tha …hë more bir se nuk ke ç’e do shkollen e ketyre qenëve… Imagjinojeni vete si ndjehesha, nuk me hiqej nga mendja nga ai burri me kollare te zeze qe me mori fletoret e mija, nuk me hynte asgjë ne sy … afrohesha te bufeja qe kishim ne dhomën e pritjes ku un mbaja ato pak libra qe kisha mundur te blej…me kujtohet Iliada, Odisea, Shtëpia e shpirtrave, etj, U be natë shpejt ngaqë binte dhe shi, me kujtohet si tani qe mu desh te hipja mbi çati për të zëne nja dy a tre pika shiu qe derrasat e vjetra dhe te çara nuk mbanin më. Mbasi nëna na dha për të ngrenë, vëllai dhe motra me e vogël u shtrinë për te fjetur, nena u ul për të bëre çorap, un mora nje fletore te re dhe fillova te shkruaj, nena me tha, hë, Kujtim do ti lexosh nënës çfarë po shkruan, ishte e para që dëgjonte gjithmonë çfarë unë shkruaja dhe thoshte, te keqen nena, o Kujtim, o zemër trim, gjithmonë do me zinte gjumi mbi librat e mia, nena më thërriste, ngrihu tani, ështe vonë dhe un i përgjumur futesha pranë vëllait tim qe te ndiheshim ngrohtedhe herë pas here ndjeja nënën që vinte dhe na mbulonte. E nesërmja ishte si e djeshmja pa ngjarje, veç me trishtim dhe frike se a do mundeshim te hanim atë dite dhe a do mundeshim te siguronim ndonjë palë çizme te vjetra me pulla, mjaftonte qe mos te na lageshin këmbët, me kujtohen sandalet e mia që ishte vështirë të kuptoje ngjyrën origjinale duke ngjitur copa sipër ngaqë keputeshin pa mbarim. Çdo dite do te shkoja te merrja buke te furra e koprativës dhe ky ishte një nga problemet më te mëdha, duhet te merrnin buke të gjithë të tjeret dhe mua me jepnin ç’të ngelte, me e zeza ose më e dërmuara, ti kulaku, me thoshte ajo qe shiste bukën, nuk mund te marrësh bukë para të tjerëve, ngaqë ajo ishte dhe komuniste, shumë herë për mua nuk ngelte asgjë. Ç’të beja, futesha në furrë ku gatuheshin bukët, furrxhiu që e dinte historinë, më kthente krahët dhe bënte sikur nuk me shikonte, un merrja dy ose tre buke nestive dhe ikja me nxitim, darka e siguruar, një poezi trishtimi me shume, një nate qe ngelte pas, nje ditë tjetër per tu përballur. Jo me larg se 5-6 dit nga dita qe ai tipi me mbajti fletoret ne Librazhd, korrjeri i fshatit me lajmëron dhe me thotë që të kërkojnë tek zyrat e fshatit. Shkoj dhe te zyrat e koperativës me ndalon operativi i zonës… Ti je Kujtim Cekani ? me thotë, po i them ,hajde këtu më thotë, më fut në një zyrë, më vështron me ata sytë e kuq dhe me thotë, ti je ai problematiku i partisë në Gurshpatë? …do ta shohim mirë edhe punën tënde… e shikova me përçmim dhe i thashë, un skam bërë asgjë… pusho me thotë… duart mbrapa…ngrihet me nxitim dhe me vë hekurat… o zot kërcitja e prangave me beri të me dridhet trupi, atë çast u hap dera dhe filluan te hynin njeri pas tjetrit, përgjegjësi i sektorit, kryetari i këshillit, komunistja e betuar shitësja e bukëve, kryetari i koperativës, kryetari i këshillit të bashkuar dhe një person shumë i afërt i imi… I shikoj fytyrat e tyre me radhë…ç’të shikoja, donin të më përpinin me sy… hë more bukurosh, më thotë kryetari i këshillit ,ja arrite kësaj dite…kulak i qelbur me thotë një person tjeter qe ishte nga fshati i dajave te mi, t’ia dini për faleminderit partisë ju, se po të ishte për mua, unë do t’ju piqja të gjallë ne hell juve ,, E mblodha veten, i shikova pastaj thash, unë skam bërë asgjë, ç’keni me mua… Pushoooooo, me bërtiti njeriu im,merre dhe fute në burg i kthehet ai operativit, ky po na shkatërron rininë me ato që shkruan, në burg, atje e ka vendin. Pse i them pse jam nipi i babës tënd… Ai u turr të më qëllojë, por dikush i doli para dhe e mbajti…Mes ulërimash dhe sharjesh me mbajtën aty nja një orë me hekurat mbrapa, pastaj dolën një nga një dhe operativi m’i hoqi hekurat dhe me tha: do më rrish ne dispozicion, se me ty kam goxha punë… Dal nga zyra e kryesisë dhe nisem ne drejtim te furrës së bukëve,kryetari i këshillit të bashkuar, një djalë i ri, më thotë, Kujtim, dëgjo, të ka ardhur emri për në burg, unë nuk kam ç’të bëj do më detyrojnë të firmos, ti e di çfarë do besh, gjej rrugëzgjidhje… E shikova dhe nuk i fola, por ndalova në këmbë dhe fillova te shikoja të gjithë njerëzit përqark dhe të gjithë filluan të me dukeshin miza, bagëti… O zot çfarë urrejtje me hypi… sepse në të vërtetë askush nuk me fliste… e kush guxonte t’i fliste një kulaku… Shkoj me nxitim ne drejtim te furrës, ngaqë filloi një shi dhe ra mjergulla … futem brenda dhe i them furrxhiut, qe ishte një njeri i mirë, me duhen 3 bukë, nuk kam lekë por do t’i bie…nuk më kthen përgjigje por me kthen kurrizin… I marr bukët dhe dal me nxitim, nuk di si e bëra rrugën deri te shtëpia, sapo u futa brenda, nëna me thotë, erdhe o shpirt i nanës, sa shumë u vonove, vdiqëm për bukë… Eh, moj nene i them, po ja mezi gjeta lekë për bukët… nuk i tregova se ç’më kish gjetur. Kjo histori me operativin dhe hekurat vazhdoi për shumë kohë, por unë kurrë nuk i tregova nënës, çdo dit e me shume mendoja ikjen nga Shqipëria, nuk i flisja më askujt dhe urreja fytyrat qe më dilnin përpara…. Historia vazhdoi…Eh, ato vite, nganjëherë mbyll sytë dhe kam frikë t’i hap…valle iku me të vertetë ajo kohë… sa kohë e vështirë, sa kohe e dhimbshme… aq shume dua te tregoj dhe te flas, për ato kohe te vështira, nuk dua te me shpëtojë asgje as edhe nje presje… rinia ime e shkrete…e varfer pa pantallona,pa kepucë , me gishtrijtë e kembeve te zbardhur nga lagështira… me sandale plastike te ngjitura, saqë ishte e veshtire te dalloje ngjyren reale te tyre me pantallonat me arna … eh, rinia ime e shkretë… me barkun që më gerrhiste gjithmonë, nga uria, eh rinia ime, si u kacavirre per te mbijetuar… por çdo gje e keqe ka nje te mire… Nena ime dhe Babai im ,që me donin e qe me mbushnin boshllëkun… Nena ime, Nena ime, Nena ime, një fjalë e saja më mbushte me shpresë… “EPO KJO NATE E ERRET DO TE MBAROJ NJE DITE, DHE TI KUJTIM I NËNËS DO TË SHKOSH NË SHKOLLË DHE NJË DITE DO TË BEHESH DIKUSHI…SHKRUAJ TË KEQEN NËNA, SHKRUAJ” … Ah nate e erret sa shume qe zgjate, saqë u hëngre jeten prinderve te mi dhe mua ma more fëmijërinë… ah nate e erret, sa e zaze qe ishe, aq sa e zeza jote ka ngelë gjithandej dhe me vështirësi lahet … ah nate e zeze sa te zeza prure ne ketë vend… isha vetëm femijë dhe me bere të iki nga vendi im … Unë kisha një ëndërr, por te shohësh ëndrra në net te zeza, është tmerr, ëndrra ime te behesha student në moshën e rinise nuk u realizua kurre… fletoret e mia u lexuan nga errësira…vjershat e mia u vranë sytë faqezinjve dhe ata donin me çdo kusht të më përpinin në humnerën e zeze… ata nuk e donin dritën, se drita i verbonte i vdiste. Unë tashmë vendimin e kisha marre… duhet te shpëtoja, para se të me përpinte errësira… Historia vazhdon…
Fine della conversazione in chat
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s