Fuoristrada e gjetur në det, në pronësi të Habilajve;

Fuoristrada e gjetur në det pak ditë më parë, e cila kishte tërhequr një gomone të mbushur me ngarkesë droge drejt Italisë është në pronësi të vëllezërve Habilaj, kushërinjve të Ministrit Saimir Tahiri. Kështu bëri të ditur dje ish kryeministri Berisha gjatë diskutimeve në Parlament. “A e patë makinën në det? E kujt ishte makina në det? E dini e kujt ishte? Makina e Habilajve. Po e Habilajve, e kishin hedhur në det sepse kishin hall se i gjente Prokuroria gjurmët dhe duhet ta zhduknin” u shpreh Berisha. Ish kryeministri theksoi se “Pra, për çfarë ekonomie flisni ju? Për ekonomi krimi? Natyrisht sepse e kam bërë kohën unë, por gjithë ditën më referoheni mua. Me ato buxhete në këtë vend u ndërtuan 11 500 km rrugë, me ato u ndërtuan në këtë vend 10 impiante të përpunimint të ujërave të zeza, me ato buxhete u ndërtuan dhe rindërtuan 1350 shkolla, u investuan në aparatura shëndetësore mbi 120 milionë USD teknologjia më moderne, me ato buxhete Shqipëria erdhi 4.3% të penetrimit të internetit arriti në 63% në përdorimin e internetit, bujqësia shqiptare dy dhe trefishoi eksportet e saj, eksportet u rritën me 300%, me ato buxhete investimet e huaja në Shqipëri sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare u rritën me 320%. A e dini ju që sot jeni vidhisur në vendin e fundit për investime të huaja në një kohë kur Shqipëria ishte e para në Ballkan për thithjen e investimeve të huaja” tha Berisha. “Ju vini këtu sot duke patur një bilanc nga më negativët. Duke u paraqitur sot si qeveria më e dështuar në historinë e pluralizimit shqiptar, qeveri e cila, kalon çdo javë nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi, nga një rënie dramatike e klimës së biznesit tek një rënie dramatike e të ardhurave, tek një rënie dramatike e eksporteve, tek një rënie dramatike e punësimit dhe ju o lumturorë flisni sikur jetoni në një planet tjetër, është në gjenin tuaj urrejtja ndaj njerëzve të thjeshtë. Është në gjenin idelogjik të partisë suaj. Se njeriu nuk mund të diskutojë kurrë në këtë mënyrë, në këtë rrokullisje të madhe. Po marr vetëm një tregues, po 82 mijë shqiptarë që i përzutë nga Shqipëria dhe u garantoj se me këtë buxhet minimumi 60 mijë do t’i përzini vitin që vjen. Ky është buxheti i spastrimit etnik të Shqipërisë, buxhet i abuzimit masiv të klaneve të qeverisë me tenderat, i rrënimit të buxhetit për arsimin, më i ulëti në rekord në historinë e këtij vendi, më i ulëti buxhet për shëndetësinë në historinë e këtij vendit, më i ulëti buxhet për komunat në historinë e këtij vendi, diskriminim total i zonave të tëra, mjafton të them që nga Fushë-Kruja deri në Vermosh janë ekzotika për jetën dhe programet. A ka mundësi të na thoni pse po ikin shqiptarët? A e kuptoni ju që zotëria e tij është bërë Asadi i Shqipërisë pa bomba, jo me luftën civile, por të tjera konkurron Asadin me refugjatët. Kjo është e vërteta dhe ka marrëzinë, nuk shkon t’i takojë në kampe, por shkon e hap ekspozitat e një piktori të dështuar që në mënyrë absolute vetëm se shfrytëzon pushtetin për interesa personale se mediokriteti i tij nuk e lejon kurrë që të hapë një ekspozitë në Tiranë. Dhe tani, çdo javë me një kosto të jashtëzakonshme fluturon këtu dhe aty me shkarravinat e tij”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s