Te shesesh shpirtin!!Ferdinand Veliu:

Ferdinand Veliu: Te shesesh shpirtin!! (Requem per nje mik!!!!) Humbe miku im!!!Ne kete kohe te veshtire te blene.Te blene ata qe shpirtin ja kane falur djallit me parate e vena nga dhimbja e nje populli te tere.Atje nje I vetvrare sepse nuk kishte te paguante,afer tij nje tjeter sepse e larguan padrejtesisht nga puna.Rruget u shtruan me viktima dite pas dite,ti une,koleget shkruanim plot dhembje per ata sepse ne jemi numratoret me te besueshem te ngjarjeve.Ditari yne u mbush aq shpejt sa ishte e pabesueshme sikur ishim kronikane lufte dhe jo misionare informimi.Shikonim te habitur se drama qe filluan bastardet e pashpirt ndryshoi,u be nje tragjedi e madhe dhe perfshiu qindra,mijra,nena,baballare,vllezer,motra,pensioniste,te rinj,te reja,jetime madje nuk kurseu as femije te pafajshem.Bashke shikonim te çuditur qe e keqja po hidhte shtat dhe po pushtonte me metastazat e saj çdo qelize te jetes se ketij vendi.E mban mend?Protestonim,jo ne rruge,as ne sheshe,por me njeri tjetrin,ishim te revoltuar kerkonim ndryshim,zgjodhem te jemi zeri I te mjereve,te uriturve,te poshteruarve,te gjunjezuarve,te mashtruarve.Zgjodhem per pak rruge oponencen,sepse ishim te ndershem,sepse e donim vendin dhe popullin tone.Kur shikonim viktima te padrejtesise shteterore shume here prekeshim dhe syte na lageshin,lotonin ne menyre te pavullnetshme kur shihnin zemra te çmendura nga dhimbja qe ulerinin,po po lotonin syte tane kur shikonin vogelushe te trembur,te tretur,te lodhur,te shuar.Gjithsesi Une I rezistova tundimit.Ti jo. Miku im,fatkeqesisht sot zgjodhe materialisht,te jesh pjese e kortezhit mortor te vrasesve qe po nxitojne te fusin sa me thelle ne toke shpresen.Sherbetor tashme. E kupton,do te qeshesh kur te qeshin ata,do qash,genjesh,zbukurosh,kur te urdherojne ata.Edhe sasine e ajrit qe thith kane per ta kontrolluar.Dinjiteti yt do zvarritet takimeve si endacak gjithmone I injoruar,gjithmone si plaçke.Pikerisht sepse te blene.Maska qe te dhane eshte e frikshme,me shume per ty vete.Sepse ajo tremb.Ky eshte I vetmi krijim i kryedjallit e cila i mbulon kultin,epshet,egoizmin,realitetin,duke fshehur kaq persosmerisht te verteten qe mbart kjo mendje e semure nga deliri I madheshtise.Me pak para te blene.’’Jeto’’ tani,duke qene pjese e skuadres se pushkatimit qe per çdo dite ekzekuton plot urrejtje te ardhmen e ketyre njerzve te vuajtur dhe te lodhur nga hallet dhe koha.Mos shkruaj me poezi per jeten,as per dashurine,sepse germat nuk do te jene te zeza por te kuqe,nuk do te kene arome pranvere,por arome gjaku.Kur te shkruash hipokrizia ka per te te shkaterruar dhe sinqerisht nuk dua te jem pjese e funeralit tend nje dite,ne fakt qe tani ke ikur nga kjo bote,sepse ke humbur ndjeshmerine,perceptimin,arsyen,thjesht ha,pi,ecen,por nuk ke me endrra,s’ke motiv.Jane keto cilesi qe e mbajne zgjuar nje qenie njerezore duke I dhene kuptim dhe qellim ardhjes ne kete bote.Nuk ta kam thene asnjehere por dikur te kisha zili,eh sa budalla kam qene,po une nuk kam te krahasuar me ty.Jemi bote te ndryshme,une ushtar I familjes time,ushtar I se drejtes,humanizmit,ndershmerise,perkushtimit,ti……askush,pa emer,pa forme,aksidentalisht I ardhur ne kete bote,I ke shpetuar syrit te Krijuesit,po deshmon se je I jashtligjshem, pjese e se keqes,mos kerko te helmosh me shume shpirtra dhe zemra te trazuara,mos hyr me thelle ne ferr se do ta kesh te pamundur te kthehesh.E di qe tashme je komod ne familjen tende me kryefamiljar djallin,asaj familje se ciles I perket dhe per te cilen u formatove dhe u transformove brenda nje çasti.Ndjehesh j komod mes tyre?Mesoje,ky shkelqim I rreme zgjat vetem per pak kohe.Djalli kryefamiljar,mashtrues,mohues,perdhunues,poshterues,zaptues,grabites vazhdon t’ju mbledhe te shikoni tragjedine e radhes te cilen ai dhe bastardet e tij po pergatisin ne prapaskene.Sa keq disa prej atyre qe kane role ne kete makabritet jane edhe njerzit e tu,miq,te njohur,bashkqytetare,kane femije si te tute,.Eh mor miku im,keta monstra jane te vetmit qe kenaqen dhe lumturohen kur shohin tragjedi,nuk e beson sa u pelqen te shikojne viktima,te vrare,vuajtje,dhembje,shperfytyrim,sa shume e urrejne popullin.Sa keq,ç’poshtersi ,si mund te kete çmim per njeriun,por ja per ty paska:Dy pare,sa pak!!!!!Shikohu ne pasqyre dreqi e mori,ku ka çmim per qeniet njerzore.Te kane poshteruar .Te siguroj funeral yt nje dite do te kushtoj me shume se ç’te kane ofruar tani.Mbase nuk do te shikosh por kur dalin para ekraneve apo ne shown e radhes plot ngjyra dhe reklame, dielli fshihet,qielli vrenjtet,koha revoltohet nga arroganca e ketyre te pashpirteve,kuptoje,jane ne borxh te madh me kete vend dhe kete popull,as ti miku im,as parazitet e vegjel, ne ekrane,gazeta,qeverisje nuk e shpetojne dot Kryedjallin nga dita e gjykimit.Pak dite kane ngelur.Une besoj,Ne populli,besojme!!!!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s