Kerko falje Ti o President ,, Je President i Shqiperise.

Nishani në Spaç: Dhe pas rënies së
komunizmit, asnjë s’ka kërkuar falje

Ende nuk është kërkuar falje për krimet e komunizmit edhe pse ato janë falur nga ata që i vuajtën. Kështu u shpre Presidenti i Republikës Bujar Nishani në vizitën e zhvilluar në burgun e Spaçit në 25 vjetorin e rënies së komunizmit.

Presidenti tha se duhet kumtuar për drejtësi, gjetjen e viktimave të zhdukura, hapja e dosjeve, pastrimin e shoqërisë dhe politikës nga kriminelët e dikurshëm dhe veglat e tyre si dhe dënimin e shkaktarëve të këtyre vuajtjeve dhe jo ngjalljen e tyre.

Presidenti shtoi se duhet vijuar nisma për ta kthyer Spaçin me Muzeun e memories, vend peligrinazhi dhe pjesë e kurrikulave shkollore, kjo si një mënyrë që e keqja jo thjesht të mos harrohet, por edhe që të mos përsëritet kurrë më.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua edhe një ceremoni dekorimi për ish-të burgosuri politik që nuk jetojnë më si, Pal Zefi, Dervish Bejko, Skender Daja, Hajri Pashaj, Mershim Vlashaj dhe Xhelal Oprenca.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s