21 maj te vitit 1991, kur u ktheva ne Spaç pa hekura ne duar.Nga Shkelqim Abazi.

Shkelqim Abazi

Meqe se fundi, mbasi e vizitoi ambasadori i sapomberritur amerikan, Z. Lu, u kujtua te vej ne Spaç edhe Presidenti!
Per te inkurajuar ta bejne kete edhe politikanet e tjere, qe çirren dhe ulerijne tribunave per, me demek, lufte ndaj komunizmit dhe diktatures hoxhiste, dhe, gjoja, te drejtat e munguara per ish te denuarit politike qe humben jeten dhe rinine ne humbetiren spaçiane, por edhe ne kujtim te 25 vjetorit te Levizjes studentore dhe si ndjese per pamundesine e pjesemarrjes fizike ne protesten e sotme, po hedh nje poezi qe e kam shkruar ne 21 maj te vitit 1991, kur u ktheva ne Spaç pa hekura ne duar.

SPAÇI.
Udhëtarë, ndalni hapin në kalofshi këtej,
ndehni veshët të dëgjoni klithmat lebeti,
ujëvarat e gjakut që rrjedhin në përrenj
dhe ahtet njerëzore në vrimat galeri.

Nëse zhegut do dërsijnë këto male,
janë bulëza rubini nga gjaku ynë.
Padyshim në humbella me germa kapitale,
krime do shihni ngado të hidhni synë.

Mbi borën bardhoshe, në dimrin acar,
lulebore do shfaqen atje padyshim!
Nën secilën prehet një shpirt llagar,
një gonxhe që u vyshk herët, në agim!

Në qoftë vranësi me shi e bubullima,
do krisin njëherësh nga minierat-varre
kolla e armëve, e korbve krrokërima,
dhe muzika funebre e kohës vrastare.

Ndërsa mbi thepat e telave të rrethimit,
do shihni bashkat e flokëve tanë,
gëzhojat e predhat, dëshmitare të krimit
dhe cifla tru të mpiksur, Spaçit anembanë!

Në ju rëntë rruga këtej, o udhëtarë,
përgjunjuni, lutuni, faluni papushim!
Spaçi do mbetet TURPI kombëtar
dhe etalon NDERI do mbetet padyshim!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s