Në një intervistë , Ferraj thotë se studentët që bënë Lëvizjen e Dhjetorit për përmbysjen e komunizmit ishin vendosur nga Ramiz Alia.

 

Mimoza Ferraj: Ramizi i dha rolin e tij Berishës në ’90-ën
Mimoza Ferraj ka qenë një nga protagonistet e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990,
 Ajo është kthyer herë pas here në Shqipëri me shpresën për të qenë pjesë e reformave, sidomos ato në fushën e drejtësisë, por deri tani pa sukses, pasi siç thotë ajo, 5 vite më parë kur erdhi me një dëshirë të tillë, u ndesh me mafian në pushtet.

Në një intervistë për TemA TV, Ferraj thotë se studentët që bënë Lëvizjen e Dhjetorit për përmbysjen e komunizmit ishin vendosur nga Ramiz Alia.

Sipas saj, Alia dhe mafia e Sigurimit të Shtetit kishin ideuar se kush nga ata do të drejtonte Shqipërinë për 15 vitet e ardhshme.

Por sot, ish-studentja vlonjate mendon se është po ajo strukturë e vjetër që kontrollon politikën dhe, si Berisha apo Rama janë aktorë të tyre, të cilët paguhen për punën që bëjnë.

Duke u kthyer tek Partia Demokratike, nismëtare për krijimin e së cilës ajo ka qenë 25 vite më parë, Ferraj thotë se Lulzim Basha duhet të largohet urgjent nga drejtimi i saj dhe se duhet reformuar në qelizë.

Kështu mendon edhe për pastrimin e politikës nga krimi, për të cilën Ferraj, e cila punon sot në Gjykatën e Lartë  të shtetit Nju Xhersi, thotë se pa një reformë të thellë në drejtësi dhe pastrim të parlamentit dhe partive Shqipëria nuk do të bëjë dot hapa para.

 

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s