Arben Hajdari është nga 5 personat që mbahet në komiartiatin e policisë 1 të Tiranës prej ditës së martë paradite. Ai një nga protestuesit e mitingut të opozitës që u arrestua në përfundim të saj i akuzuar për mosbindje ndaj policisë, cenim të institucioneve shtetërore dhe prishje të qetësisë publike. Nga dritarja e komisariatit ai akuzon policinë se e kanë keqtrajtuar gjatë shoqërimit dhe marrjes në pyetje. Au vë gishtin mbi shefin e krimeve të komisariatit të Kamzës i cili sipas tij e ka goditur. Hajdari thotë se mbahet padrejtësisht në qeli pasi sipas tij nuk ka asnjë provë të vetme, filmike apo shkresore që të vërtetojë se ai ka qenë një protestues i dhunshëm. Përpara Komisariatit 1 qëndrojnë vazhdimisht familjarë të të ndaluarve dhe sipmatizantë të PD-së. lapsi
PD. Mos i harro protestuesit ne burgun e Tahirit.
Advertisements