Viktor Martini ;Nje dekorat e rrefuzume.Kto dhoi dekoratash ,jan krenarit e budadhejve dhe e servilave.

KAM VUE ORE GJAT JETES TIME,SE SHPESH HERE TUEJ KERKU DREJTESI DU TE THOM TE VERTETEN,KAM KRIJU NJE ARMAT ME ARMIQ KUNDER VETEVETES.PERSE?UN MENDOJ SE NJERZIMI ASHT I ZHYTUN NE DHOMIN E VESEVE TE NDRYSHME KU,E VERTETA ASHTE ANMIKE E TYRE.PO SI TE JA BAJ?UNE PO VAZHDOJ TA KERKOJ E TA THOM TE VERTETEN E TE BAHET C’KA TE BAHET SE VETEM KESHTU UN KRYEJ DETYREN TIME PARA ATYNE QE NJOFIN VIRTYTET.
Viktor Martini
foto di Kozeta Zylo.

President Nishani i akordon dekoratën “Pishtari i Demokracisë” te burgosurit qysh ne moshen 16 vjec Z.Viktor Martinit. Nishani e ka akorduar kete dekorate dhe për drejtuesit dhe organizatorët e demonstratës antikomuniste të Shkodrës, më 14 janar 1990. Ata jane: Dedë Kasneci, Gjergj Beka, Rini Monajka (pas vdekjes), Tonin Dema, Nikolin Thana, Gjovalin Rrolba, Ndoc Lëqëjza (pas vdekjes), Flamur Begu (pas vdekjes), Kolë Margjini, Klaudo Daka, Aldo Perizi, Kolec Hublina, Viktor Martini, Pjerin Veli dhe Gjovalin Zefit (pas vdekjes).
Duke ndjekur me vemendje te posacme nepermjet intervistave dhe me gjere si TV Alba Life jeten dhe veprimtarine patriotike dhe letrare te z.Viktor Martini te cilit i jemi shume mirenjohes per kontributin e tij aq te vyer si stafi i TV Alba Life dhe gjithe nxenesit e shkollave shqipe ne Staten Island, Brooklyn, Manhattan, New York i japim urimet me te mira dhe i urojme jete te gjate.

Kushtuar z.Viktor Martini, i cili është burgosur qysh në moshën 16 vjeç dhe me gjithë familje kanë bërë 104 vjet burg… Shkrimtari dhe poeti Z.Martini ishte i ftuar në studio dhe gjatë bisedës lotoi dy herë si për vuajtjet e tmerrshme dhe për mos gjetjen e eshtrave të babait, çka tronditi amerikanë dhe shqiptarë që ndodheshin aty…

Në studion “Alba Life” erdhe,
me një mal vuajtje mbi shpinë,
teleshikuesve ju tregove,
sa herë të çuan në gijotinë…

Me qindra vite pranë një burgu,
Perënditë ule në sy,
Zoti i madh ç’na dëgjuan veshët,
Sa dhe Hëna vdiq aty…

Si burrë qave për babain,
kërkon eshtrat s’di ku janë,
loti tënd në hark rrufeje,
doemos që djeg tiran.

Dëshmia tënde shtangu të huajt,
Regjizorit i ngriu loti,
se me përbindsha mitologjie,
varret zhduken mot pas moti…

Me dhimbjen tënde zgjove malet,
që mund të shkruajnë dramë Shekspiri,
Përmbi thinjat kryelartë,
natyrisht, shihja Martirin!

Staten Island, New York
Mars, 2013

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s