ESKLUZIVE ;Interviste me Z.Viktor Martini ,ish Kr.i pare i Te Perndjekurve Politike .

Viktor Martini.
Pershendetje Z.Viktor Martini .
Nga mediat por dhe nga shkrimet Tuaja kemi lexuar qe Ju vini nga nje Familje sa e Nderuar dhe Patriotike aq e Persekutuar nga Regjimi Hoxhist .
Ju jeni nje njeri qe keni jetuar minut per minut nderrimin e sistemeve 
dhe per kete do te kishim shume nevoje per Deshmite Tuaja sepse shume gjera ose nuk jan zbardhur ose jan tjetersuar sipas shijeve te Politikaneve .Kam deshire tju bej nje seri pyetjesh duke u nisur nga momenti i revoltes se Shkodres ku dhe u vrane disa persona.
Ne rradhe te par, du tju falnderoj ju qe na jepni mundesin ne qe te percjedhin te vertetat e popullit Shqiptar ,ne nje kohe  qe historjanet e kohese te diktatures  mundohen ti tjetersojne 
Faktet historike, bile dhe ti shtrembrojn ne mendyren ma te turpshme.Ju jam teper mirenjohes.
 Eshte e vertet se rrjedhim nga nje familje patriotike e kjo me ben te ndihem krenar e kete krenari  do ta doja qe ta ndiejn edhe brezat tone ne te ardhmen.
 Baba i im e ka origjinen  nga Hoti  pertej kufirit ,tani  pjese e Malit te Zi.
  Ne moshe krejt te re s’bashkut me malsoret tjer ,kerkonin te fitonin lirin,sepse liria per malsorin ishte gjaja ma me vler.Por lirija nuk fitohet pa gjak.Ne kete perpjekje ,malsoret u thyne ,por jo kurr nuk u perkulen.Familjen e babes e arrestuan pa perjashtim e si kusht kerkuan qe  baba te dorzohej ,perndryshe
e gjith familja do te pushkatohej.Ne keto rrethana baba u dorzu dhe pa vones u denu me vdekje.
Nepermjet  nje roje burgut qe ishte vella gjaku me baben(probatin)mujti te arratisej dhe te kalonte kufinin me te gjithe pjestaret te tjer te familjes,ne token Nane Shqiperi e sikur thonte Nana ime e shkreta,
erdhme te strehohemi nen hijen e flamurin shqipetar,ku me te ardhun okupimi kumunist ,kaluem ditet ma te zeza  me pjesen e madhe te popullit Shqiptar.Ne 1949 Nanden Baben e arrestuan dhe e denuen me 15 vjet burgim per kryngeritje te armatosun kunder pushtetit ne fuqi. Vllaznit e medhej s’bashkut me motren u
arratisen ne Jugosllave.Nana une Vllau i vogel mbetem ne meshiren e fatit.na nxorren nga shtepia dhe na strehuan ne nje  godine  perdhese ku kundermonte era e celbun e gjirizit.Shirat e vjeshtes disa her hynin mbrena kesaj nevojtore,ku ne te neserme o mbas, teshat tona shpernguleshin  ne oborrin e kishes per te tha rrobat.Baba vdiq ne burrel.Vllau i madh Paskuali u arrestu ne kufinin Cekosllavak i mbetun ne telat e tensionit te nalte te kufinit 360 volt.ishte nje mrrekulli qe shpetoj gjalle.E sodhen ne Shqiperi dhe denuan me vdekje,por pefundoj me 25 vjet burgim.Vdhau tjeter Angjlini kur mori vesht qe Paskuali ishe kapun dhe po denohej ne Shqiperi u kethy neprmjet ni anmistie,por e arrestuan dhe e denuan 15 vjet.Mua  Viktorin nepermjet nje akuze fadhso per tentativ arratisje me denuan 7 vjet tentativ arratisje.Vllan e vogel Rudolfin  ne moshen 13 vjeq e denuan se i kishte marrun nje femis tjeter nje gjakovento dhe e kishte mbajtun 2 ore.
Ja qujten grabitje me dhun dhe e denuan 5 vjet.Te tria arrestimet e fundit  u kryen nbrena tre muajsh.Ishte qarte se sistemi kishte vendosun te bahej si shembull kjo familje,per tu shti frigen qytetarve te tjere.
Kjo metod c’njerzore u perdor po thuej ne te gjitha qytetet e te mjeres Shqiperi.O zot! nje nan e mbetun veten me 4 djelm ne burg e vajzen e arratisun dhe te martume ne Jugosllavi.Na vinte burg ne gurg e kamp ne kamp ,ku as dhe nje her nuk ju pa nje pik loti,bile na jepte kurrajo ne te vegjelve ,duke na thanun mos u merzitni,tashti jeni ba burra e jeni ne mesin e burrave.Te burgosunit e cunin heroina e burgjeve e te kampeve.Per ti ra shkurt,dikur dolme nga burgu te rraskpitun si Krishti i zbritun nga kryqi.Per te jetu u detyruam te punonim punet ma te randa ne N.sh.N.isha me nje protez ne munges te kambes.Kjo ishte
permbledhja e shkurt e familjes.
1.Ku keni qene ne kohen e revoltes se pare ne Shkoder , si filloi ,si u perball Populli me Policine dhe c’dini per vrasjet qe u bene mbi popullin .Kush i urdheroi vrasjet .
Para se te mbrrijm te rrevolta e 2 Prillit,nuk mundemi te mos permenim ngjarjen e 14 janarit 1990.
Ngajrjet kan rradhitje, kan data dhe personazhe,pa keto historia mbetet gjysmake ,sikur ajo e shkume nga historjant hipokrit te sistemit  diktatorjal.Te shkretit ato qe shiten veten per nje kafshst buke,duke i paraqitun  diktatort ne syt e botes si te dej me qeverisun popullin Shqipetar.
 Kembanat e Europes lindore po jepnin alarmin se popujt ishin te ngopun me diktatur.Ngjarjet e Rumanise  ishin si nje termet qe na  shkunden e na aspiruan qe duhej  ba dicka.Rinia Shkodrane dhe me pjesmarrjen e fshatrave per rreth organizuen qe te rrezonin bustin e diktatorit Stalin me daten 14 janar.Ne rradh te pare u bana thirrje te persekutumve, si fillim e priten mire,po ma von u terhoqen nga frika,duke nxjerre  si pretekst,ashte e para koheshme. Un isha i bindun se e nesermja do ishte vone.Me  daten 13 te darkes me arrestuan mu me vllaun tim Rudolfin qe ju z.Kujtim e nifni me emrin Ler Martini.Po thuej ne te gjtha rrastet e rrevulicjoneve,rrevulicjonin e bajn gavrosht e pjesa e pakenaqur te sistemit.por nga mungesa e drejtusve intelektual ato jan te destinume te deshtojn.Me 14 Janar sheshi ne qender te Shkodres ishte plot per plote.Nje turm e rrethume nga sigurimi i shtetit ,ku mbi taracat enalta shnajperet ishin te drejtume te turma ne se prekej busti.Nje zhurm nden za i turmes perngjiste ne ate te zgjonit te bletese e aty ketu shperthini ndoj kapsule e shoqrume me zerat e njerzve Nuk dum diktatur ,posht diktatura.Zhurma e makinave dhe a Britmat e policve e shoqerohej me sharje nga me te uletat  ,por qe ngrohen  ,se demstrata ishte ba.Mbas turturave qe na bane,deri ne karbonizim,me nje grup rrebelesh na dergun ne spitalin e ministris te mbrenshme,pa flete aresti e pa as nje  vendim gjykate a po plicie.Mbas 5 ditesh tna futen ne nje atoburg te shoqeruar me sambista.Autoburgu zuni vend para spitalit Psikatrik te Elbasanit.Na futen mbrena ne infermjeri  nje nga nje ku sambistat e terbum na kapen per kembesh e per duarsh dhe na vin permbys ,duke na ba disa gjelpera ,dhe mbrena disa minutash  njeriu  ishte plotsisht ne koma pa ndjeja .Mendova se te ishin gjelpera  per te na  eliminuar .Kerkume nje takim me drejtorin e spitalit,ne takim pyta ,z drejtor me c’far te drejtet na mbani ketu.Keni flet arrest,vendim gjykate a po policie?Jo u pergjgj drejtori.Po si lejoni ju z.drejtor qe mbani bluzen e bardhe te mbani ne kete instuticjon human,njerz per pikpamje politike.Uli koken dhe premtoj se do te protestonte ne ministrin mbrendeshme prej nga ku ai merrte urdhera.Keto tortura u bene mbi ne deri sa na leshuan .
Ne jemi te pa fuqishem murmuriti nen za .dhe mbas dy mujve me dat 2 Prill  na liruan qe te shkonim ne shtepi.Kalonin ditet e tensionume.Ashte per te theksuar  se ketu lindi shkendia e par qe aspiroj per demostrata ma te fuqishme,deri te ajo e studentave.Shumica e studentave
ishin bijt e te priviligjumve  e si mund te ngrinin kamgjikun baballaret  ndaj femive te tyre.Ramiz Alia c’frytzoj kete situat duke zgjedhun satelitet e ti  Sali Berishen ,Gramoz Pashkon  e kompani qe te shkonin te studentet e te merrnin frenat drejtuse,ku s’bashku me studente krijuan PD duke leshuar plurarizmin pore te drejtum nga komunistet e besniket e tije .Populli  i etur per demokraci, shpertheu ne demostrata e rrezime bustesh,ndersa ish kumunistet po pergatisnin planin qe te krijonin nje ure qe diktatoret me duar te pergjakura te kalonin pa dhene llogari ne nje gjyq ne Nuremberg,dhe ja arriten ,duke i nxjerre me gjyqe kafesh.Keto ishin ngjarjet e vitit 1990.
Si u be organizimi i te perndjekurve Politik ne Shkoder kush e drejtoi lidhjet e te perndjekurve me PD ne Shkoder.
Ramiz  Alia me kabinetin e tij u detyrua te lironte prifterinjt e mbas tyre te gjithe te burgosurit politik,shenje keto se diktatura po shkonte drejt ngordhjes.Nder keta te liruar ishin dhe grupi i Ded Kasnecit.Ne te nesermem me 1 Prill shkova dhe i bera nje vizite ne shtepi dhe pasi pime nga nje kafe e ftova te dilnim ne bulevard.Por me te dal ne bulevard djelmoshat shkodran u entuziasmuan dhe duke brohoritur Deda,Deda na kapen dhe na ngriten ne hava deri te busti i Stalinit.Me veshtiresi u shkeputem  e hipa ne motorciklet dhe e cova ne shtepi. Turma  u drejtua drejt komitetit te partis,kurse un shkova te selia  e PD qe kishte zene vend  te klubi ateist.Brenda ishte Azem Hajdari ,Pjeter Arberori,Alfons Grizha.Eduart Perjaku e disa te tjere.
Azem ju drejtova turma po shkon drejt komitetit te partis ,dikush duhet ti ndaloj sepse bisha kur eshte duke dhene shpirt eshte e rrezikshme.Ne nuk kemi te bejme me ata vagabonda e te dehur u pergjigj Alfonc Grizha.Une qesha me ironi dhe ju drejtova,ata mund te jene te dehur,por te dehur nga etja per nje demokraci te deshiruar.Populli ishte mbledhur para selise dhe priste rrezultatin e zgjedhejeve.Duhet te flasim me turmen Azem.shkallet per ne katin e dyte ishin te penguara me disa derrasa.Po nga te kalojme pyeti Azemi.Te hapim rrugen i thash, dhe ashtu vepruam hapa dritaren ,me dhane nje megafon, ku ju drejtova turmes.Turma sa na pa pyeten se si eshte rrezultati i votave.Ka fituar PD-ja u thash un pa e ditur fare per rrezultatin.Nje brohoritje e fuqishme pershkoj neper te gjithe Shkodren.Do ju flasi  Azem Hajdari u thash.Te keni kujdes se bisha e terbuar do gjake.Pastaj doli Azemi ku u prit me brohoritje te medhaja.Me daten 2 Prill pothuajse  te gjitha shkollat ishin para komitetit te partise.Ne mesin e ketyre  brohoritjeve snajperat e mallkuar qelluan mbi  popullin Shkodran duke shkatuar vdekjen e kater djelmoshave qe u shpallen kater herojte e pare te Demokracis.Ali Spahija me thirri e me tha :Viktor na duhet gjak per te plagosurit spitali nuk ka,mblidhe rinin dhe behu thirrje qe te dhurojne gjak.Ne thirrjen e pare nje grup djelmoshash bashke me mua shkuam  te spitali.Por Alia me lajmeroj se gjaku kishte ardhur.Nje sambistit i kishte rene te fiket nga frika ose ishte shtire nga frika.Alia mu lute qe ta nxirrja nga spitali, nen pretekstin se te rinjte ta kane hatrin  e dua mos ta lendojn.Un nuk pata guximin ta nxirrnja ,pa pyetur turmen e te marre garacin e duhur.Bishanjaku ishte ne sallen e operacionit.I vllai  mbas dere shume i emocjonuar priste  rezultatin.I thash si qendron puna me sambistin.Hajde me tha se te ndihmoj une, c’faj ka sambisti.E morem dhe cuam ne shtepin time qe ishte karshi spitalit ,ku vec rruga e ndante.I dhame uje qe te lahej e pastaj  i thash ,ketu je ne shtepin me te persekutuar ne Shkoder ,por je dhe ne besen e njerzve me bese rri i qet .Ai i zverdhur qendronte  pastaj u shtri ne nje divan,por nuk e di a bente sikur ishte ne gjume apo kishte zene gjumi.Ne kete kohe nje gazetare Franceze e shoqeruar me perkethys. Dikush e kishte drejtuar te ne per nje intervist.Nder te tjera i tregova sambistin duke dashur ti tregoj humanizmin e popullit Shkodran.  Mbase po ky sambist kishte qelluar  djelmoshat e Shkodres.Gazetarja u pergjigj:teper human ,bile jasht mase.Edhe sot me tingellojn fjalet e gazetares,”human jasht mase”.Kam kritikat e  mia  edhe ndaj turmes te pjekur ,se ne as dhe ne nje vend te botes nuk ndodh qe kur te vritet shoku per krah,te merren automatiket e te dorzohen ne degen e mbrenshme.Sambistin mbasi mori veten e pyta se ku duhet ta dorzoj,ai u pergjigj.ne policin e qytetit ku jemi te grumulluar.E hypa ne motorr dhe hyme mbrenda te oficeri i rojese.do Aty ishin edhe te tjere  .Ju shpjegova si qendronte puna.Ne kete kohe nje oficer erdhi me nxitim dhe tha ;du dy trima.a doni dy trima a po dy burra.Po c’far ndryshimit ka trimi me burrin?po si nuk paskan, trimi mund te mos jet burr qe asht burr nu qedhon mbi popullin e vet,prandaj ju djelmosha ja ku e keni shokun tuej qe ju a dorzoj populli Shkodra se e qujti se dhe ky asht djali i nje nane,banju burra e mos pranoni te Qelloni mbi vellezerit tuej.Te gjith kishin qendru ne heshtje .Kur mora te lagohesh keto me percollen deri te shkallet  e jashtme,ku njeni prej tyre me percolli me keto fjal:ta bafte Zoti hallall ,se kenke edhe trim edhe burr.kjo ishte ngjarja e dy Prillit shkurtimisht.
Ishte  koha qe te ndegjohej zeri jone ,zeri   i njerzve te shtypur.Shkoja shtepi me shtepi edhe ju beja thirrje  per krijimin e nje shoqate.Deri sa arrita te mbeledh nje grup njerzish .Uran Kalakullen nje intelektual qe kontriboj ne krijimin e platformes.Tish Cefa,Errnest krajes,Shefqet kraja,lin Martini.Mustafa lisi,Abdurrahman Krreshpta  dhe Libohova.keshtu u kriju shoqata.Te nesermen Vura shpadhjet neper qyret duke ftuar te  gjith te persekutuarit  ne Teatrin Migjeni,e quajtem  ,Shoqata e Pajtimit Mbarkombetar.Krytar i kesaj shoqate me ngarkuan mu. Ishte Data  26 prill 1991  .Te  nesermen ne Tiran me kishin thirrur tek restorant Europa qe pronar ishte nje ish i burgosun.Ku ne shkall kombtare e krijuem dhe ne Tirane ,ku Krytar u zgodh Osman Kazazi e N/krytar  Viktor Martini ,pra Une .Kemi organizuar  tubime  e marshime   nga stadijumi e deri tek stacioni i trenit,greven e uris te palestra 17 Nentori.Kjo greve pati jehon dhe u  vizitu nga te gjitha ambasadat  e asaj kohe qe ishin ne Tirane  dhe nga ato qe ishin jasht Shqiperis.Berisha vinte shpesh dhe shprehte mbeshtetjen e Partis Demokratike. Eshte per tu permendur,kur nje dite erdhi u ul ne batanien  time,nxorri disa letra dhe mu drejtu: shiko Viktor kam ardhun te paraqes kerkesat tuaja ne favor te persekutuarve,dhe pasi i lexoj tha:A keni gja me per te shtuar .Jo z.Berisha as gja,sepse ju keni shkru ma shum se sa kerkojm ne.
 Kush u vu ne krye te pd ne Shkoder ne ate kohe .Cdini per Shenasi Ramen meqe ai eshte nga Shkodra ,rolin e tij ne PD
E kam patur  komshi ne vite me rradhe.Si origjin i perket nje familje me tradita patriotike.si shum prej ketyne familjeve ju mbeshteten luftes N.C.L.I jati ka sherby ne ushtri si oficer,besoj se nuk ka ndoj gja te turpshme e jo ne sigurimin e shtetit.s.Di qe ka mbeshtetur dhe prire  demostratave te studentve ka  dhene  kontributin e Tije  per krijimin e Partise Demokratike..Kaq di e nese dikush pret ma shume,une marr pergjegjsin te flas per as kend,Ne rrjeshtin e politikes Shqiptare u rrjeshtuan nga te gjitha ngjyrat vetem  hapja e dosjeve ploteson kurreshtejen e te gjithve.
5.Pse nuk krijuat Parti Politike perderisa vete emri Juaj .TE PERNDJEKUR POLITIK.do te thote qe duhet te merreshit me politike.
Nuk u krijua sepse ne ne ate kohe  nuk kishim  eksperience politike ,dhe komunistet me djallezine e tyre perfituan duke na mbajt neper shoqata gje qe vazhdon dhe sot e kesaj dite .Kur un shpreha mendimin qe te gjithe te persekutuarit te mblidheshim nga e gjithe Shqiperia dhe te krijonim partine tone politike kjo ide mu kundershtua ketegorikisht nga politikanet e asaj kohe , .Ketu qendron esenca e mos krijimit te nje Partie .Kesaj i thone ,sa te mendohen te ndershmit ,te poshtrit marrin kalane.
C’dini per Besim Ndregjonin 
Besimi, eshte mjafte aktiv kunder diktatures.Di qe Ai personalisht nuk ka bere burg , lufton kunder busteve e bunkerve, si Don Kishjoti me Mullinjte e Eres ..Populli shqiptar e them me bindje se nuk njeh mire as njerzit me te aferm,uroj te realizohen  qe nje dite te hapen Dosjet e Komunizmit  .Duhet te jemi te ndergjegjeshem ,qe kur te flasim  per ke do te kemi pergjegjesi morale.
A mendoni qe Sigurimi i shtetit te diktatures ka mbajt cdo gje nen kontroll .
Sigurisht qe po,dje sot dhe neser deri te jen ne pushtet ish drejtuesit e diktatures dhe deri ne hapjet e Dosjeve dhe venien ne zbatim te ligjit te Lustracionit.
A mendoni Se Shqiperia mund te behet z. Martini dhe Si.
Une gjithnje jam munduar   qe te kontriboj qe Shqipreria  te behet,sepse shpresa me udheheq.Shqipria do te bahet ne se Ne  do perpiqemi qe  te shperngulim Komunistet e Diktatures ,Sigurisat,Kriminelet Hajdutet  te korruptumit nga karriket e tyne,qe pijn gjakun e popullit .Shqipria duhet te bahet .
Intervista 
Kujtim Cekani 
 
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s