Cilat janë betejat e Balli Kombëtar kundër pushtuesëve italianë dhe kush i ka komanduar forcat e tyre?Nga Kujtim Cekani;

Balli Kombëtar.jpg

Cilat janë betejat e Balli Kombëtar kundër pushtuesëve italianë dhe kush i ka komanduar forcat e tyre?
“Ndër më kryesoret janë: Luftimet frontale kundër fashizmit Italian. Gjorm, Vlorë, Janar 1943, komandant Hysni Lepenica dhe Skënder Muçua, të cilët vranë komandantin e operacionit Italian, kolonel Klementin. Gjithashtu edhe 180 ushtarë e oficerë, zunë 80 robër, u kapën tre topa, 29 mitralozë, me qindra pushkë e municione. 2.Greshicë, Mallakastër shkurt 1943, komandant Rauf Fratari 3. Ruzhdie, Mallakastër, mars 1943, komandant Tefik Sfiri 4. Selenicë, Vlorë, prill 1943, komandant Hysni Lepenica 5. Luar, Mallakastër, maj 1943, komandat Tefik Sfiri 6. Gjinaqar, Mallakastër, qershor 1943, komandant Tefik Sfiri 7. Vasjar, Tepelenë, qershor 1943, Rauf Fratari 8. Kiçok, Këlcyrë, korrik 1943, komandant Haki Shehu 9. Kuqar, Këlcyrë, korrik 1943, komandant Haki Shehu 10. Humelicë, Gjirokastër, gusht 1943, komandant Haki Shehu 11. Berat, gusht 1943, komandant Prof Abaz Ermenji 12. Kamje, Pogradec, gusht 1943, komandant prof. Safet Butka 13. Reç, Shkodër, gusht 1943, Jup Kazazi 14. Dukat, Vlorë, gusht 1943, komandant Av. Skënder Muço 15. Mavrovë, Vlorë, gusht 1943, komandant Hysni Lepenica 16. Vajzë, Vlorë, gusht 1943, komandant Hysni Lepenica 17. Qaf Shtamë, gusht 1943, komandant Abaz Kupi (zogist) 18. Këlcyrë, shtator 1943, kolonel Neshat Kolonja 19. Paçestë, Korçë, shtator 1943, komandant Prof. Safet Butka 20. Gërhot Gjirokastër, shtator 1943, komandant Kapiten Hysni Lepenica dhe Ismail Golemi”.

Po kundër nazistëve gjermanë ku ka luftuar Ballit Kombëtar?
Ndër betejat më kryesore ku kanë luftuar forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar kundër gjermanëve, janë këto: 1. Vlorë, shtator-tetor 1943, në Mavrovë, Vodicë, Grapsh, Peshkëpi, Bestrovë, Llakatund, Risili, u luftua 20 ditë rresht kundër nazistëve gjermanë me Tahir Hoxha, Skënder Muço, Shahin Nuredini etj. 2. Barmash, Kolonjë, gusht 1943, komandant prof. Safet Butka 3. Gjirokastër, gusht 1943, komandant kpa Ismail Golemi 4. Shtëpëzë, Gjirokastër, shtator 1943, kolonel Neshat Kolonja 5. Midis Qafës Thanës dhe Strufës, shtator 1943, komandant Abdulla Alarupi, vrau 30 ushtarë e oficerë gjermanë, dogji 20 makina, zuri 12 robër 6. Llogora, Vlorë, shtator 1943, komandant Av. Skënder Muço 7. Prezë, Krujë, shtator 1943, komandant Abaz Kupi 8. Borizanë, Krujë, shtator 1943, komandant Abaz Kupi. Ka gjithashtu më shumë se 20 aksione. Këto aksione të Ballit Kombëtar janë njohur edhe nga qeveria britanike e asaj kohe, nëpërmjet zonjës Miss Durham, e cila informonte vazhdimisht Ministrin e Jashtëm Anton Iden”.

Konkretisht çfarë shkruante Miss Durham për Ballin?
Në një nga letrat që Miss Durham i shkruan Ministrit të Jashtëm anglez Anton Iden nga Shqipëria, në fund të vitit 1943 ndër të tjera shkruhet: “Gjatë vitit 1942-1943 janë zhvilluar beteja të përbashkëta të partizanëve dhe nacionalistëve, si në betejën e Gjormit, Reçit, Poçest (Korçë), Qafë Thanë, Qafë Shtamë, etj. Në zonën e Vlorës dhe Shqipërinë e jugut, janë dy njësi vullnetare aktive, të udhëhequra nga Hysni Lepenica, ish oficer xhandarmërie dhe Skënder Muço, një avokat i ri i shquar. Në krahinën e Korçës, zemra dhe shtëpia e nacionalizmit shqiptar në jug, është ajo e Safet Butkës, ish- profesor që komandan një njësi vullnetare çetash. Afër Krujës, Major Abaz Kupi, komandon një forcë çetash, e cila sulmon kollonat italiane. Në veri-lindje, udhëheqësi më i shquar është kolonel Muharrem Bajraktari. Në janar forcat e udhëhequra nga Hysni Lepenica dhe Skënder Muço sulmuan një fuqi italiane nën komandën e kolonel Klementit, në Gjorm. Luftimet zgjatën disa ditë. Kolonel Klementi u vra, po ashtu edhe 180 ushtarë e oficerë të tjerë. U zunë 80 robër, u kapën tre topa, 29 mitralozë, me qindra pushkë dhe municione. Si kundërmasë italianët bombarduan fshatrat. Grupi i Doktor Butkës në Korçë, kohët e fundit ka luftuar me një detashment Italian. Ka sulmuar gjithashtu shtabin italianë në Voskopojë, ku u kapën shumë armë dhe municione dhe u liruan një numër robërish. Janë sulmuar gjithashtu në zonën e Korçës nga Safet Butka, duke vrarë majoring fashist Amadeo, dy togerë dhe 21 ushtarë. Çetat në këtë krahinë sulmojnë shpesh depot e ushtrisë italiane dhe bereqetin ua shpërndajnë popullit. Dy përpjekje të ashpëra ndodhen në Shtoj dhe në Vrakë, (me komandant Faik Qukun- sh.A.N.) afër Shkodrës. Bazat italiane në të dy vendet u shkatërruan. Gjithashtu në letër flitet për shumë sabotime. I lutem ministrit për të ndihmuar shqiptarët me armë. E juaja, me respekt, Miss Edith Durham”.

Cili është komenti juaj rreth akuzave që i ka bërë Ramiz Alia Ballit Kombëtar?
“Ramiz Alia ka përgojuar Ballin Kombëtar duke thënë se ka bashkëpunuar me armikun. Ky episod komik i historisë tragjike shqiptare është pasojë e reminishencës komuniste dhe e nostalgjisë së kolltukut të humbur, që e frymëzon Ramiz Alinë të shkruaj dhe të thotë sofizma… Këto prirje maniakësh për të deformuar të vërtetën, duan të hedhin baltë ndaj atyre që rregjimi i Enver Hoxhës dhe i tij, i masakroi për gjysëm shekuli, për kundërvënien që ju bënë fashizmit, nazizmit dhe komunizmit, ideologji të cilat janë simbiozë. Duheshin sakrificat tona sublime për të ardhur kjo ditë. Ishin klithmat tona nga qelitë e errëta të burgut që çanë tampanin e veshëve të popullit liridashës shqiptar dhe rinisë studentore, që duhej të derdhte gjakun e pastër të saj shqiptar, për të valëvitur flamurin e Skënderbeut pa yll, që për 46 vjet rrjesht lëngonte në tym dhe mjegull. Ramiz Alia paraqitet si demokrat, pa harruar të vlerësoi komunizmin. Le t’i referohemi fakteve: Ku ishte Enver Hoxha me shokë në 7 prill 1939, kur hordhitë fashiste sulmuan Shqipërinë për të kërrusur popullin shqiptar? Në atë ditë zie kombëtare, ku ishin komunistët e tjerë? Pse nuk doli një komunist, të shtinte një koburre kundër ushtrisë zaptuese? Grupet komuniste ekzistonin, para vitit 1928. Shumë nga këta vajtën deri në Spanjë, për internacionalizmin e tyre. Si nuk hodhën një pushkë kundër okupatorit, siç bënë nacionalistët? Komunistët nuk mund të luftonin nazizmin, as fashizmin, sepse në vitin 1939, lidhën akt-marrëveshjen Molotov-Ribentrop dhe dihet se çfarë i punuan Polonisë. Kur Hitleri sulmoi Francën, komunistët francezë nuk luftuan. Në vijën Maxhino (kufiri mes Francës dhe Gjermanisë) hodhën pushkët, duke shkruar në tabanin e dyfekut “Pour quoi on fait la guerre”? (Përse të luftojmë). Vetëm në vitin 1941, kur Gjermania naziste sulmoi Rusinë sovjetike, komunistët e cilësuan nazi-fashizmin si agresor dhe lëshuan kushtrimin: “Atdheu i Leninit në rrezik”. Kështu edhe komunistët shqiptarë, sipas urdhërave të Kremlinit, rrëmbyen pushkët jo për Shqipërinë, por për Bashkimin Sovjetik. U shpërndanë nëpër çeta nacionaliste dhe dalëngadalë morrën drejtimin e këtyre çetave, sipas udhëzimeve dhe direktivave të misionarëve jugosllavë. Unë i them zotit Alia: Ju formuat dy batalione me mbeturina të ushtrisë fashiste italiane; “Antonio Gramshi” dhe “Garibaldi”. Pra fashistëve italianë u hoqet këmishën e zezë dhe u veshët këmishën e kuqe. Jugosllavët, për qëllimet e tyre, përfituan nga faqja juaj e zezë, që të vrisnin vëllezërit tuaj”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s