Gjermanët – të përndjekurve: Bëni partinë tuaj ! Kjo politikë ka dështuar!

Gjermanët – të përndjekurve: Bëni partinë tuaj ! Kjo politikë ka dështuar!

       

DURRËS, 7 nëntor 2014  – Dr.Thomas Schrapel drejtori i fondacionit gjerman Fondacioni Konrad Adenauer, ka befasuar te pranishmit dhe gazetaret kur ka cituar si zgjidhje për Shqipërinë dhe problemet e sajë krijimin e një partie politike nga ish te përndjekurit politika ,pasi sipas tij klasa e deritashme politike post komuniste ka dështuar ne dënimin dhe zbardhjen e krimeve të komunizmit, Ai tha se politikanët shqiptare duhet të jene të lumtur me “urtësinë që po tregojnë prej 24 vjetësh te përndjekurit e komunizmit pasi ne çdo vend tjetër të Evropës nuk do të tolerohej ky dështimi i tyre me dënimin e krimeve të komunizmit , hapjen e dosjeve dhe sidomos fshehjen nga historia zyrtare në shkolla e këtyre krimeve . Ai ju drejtua drejtpërdrejte deputetit te PD, ish ministrit te Jashtëm Aldo Bumçi si përfaqësues i politikës shqiptare e dështuar në zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve komuniste. Ndërsa duke komunikuar me dhjetëra ish të mbijetuar te kampeve te shfarosjes ne Tepelene dhe vende te tjera te vendit ai tha se duhet te jeni solidare ashtu si ne burgje e internime për ti zgjidhur problemet tuaj. Mund të kishit partine tuaj politike e të zinit një vend te rëndësishëm ne parlament , sugjeroi ai. Shqipëria tha Dr.Thomas Schrapel, është vendi me krime me te mëdha te komunizmit ne te gjithë Evropën lindore dhe ka bere me pak nga te gjithë për zbardhjen dhe ndëshkimin e tyre . Ndërsa ambasadori gjerman ne Shqipëri z. Hellmut Hoffmann u përqendrua tek festimet e 70 vjetorit te çlirimit qe po kthehen ne manifestime të diktaturës komuniste. Ai theksoi gjithashtu edhe përpjekjet e pamjaftueshme te politikes e shtetit shqiptar për sa i përket te kaluarës kriminale dhe vlerësoi sakrificat e qëndresën e te përndjekurve politik të komunizmit , tolerancën dhe fisnikërinë e tyre përballe indiferencës së politikës dhe problemeve me integrimit e tyre . Deputeti Bumçi i zënë ngushte nga konstatimet e miqve gjerman dhe reagimet e ish te internuarave te mbijetuar tha se PD bëri sa mundi për ish të përndjekurit dhe kërkoi falje për ato qe nuk ishin bërë. Ai vlerësoi ketë shtrese për fisnikërinë e treguar duke mos u hakmarrë ndaj persekutove komuniste , duke shmangur kështu një luftë të mundshme civile . Ai vlerësoi gjithashtu politiken e PD e cila pati një kontribut gjithashtu të madh në shmangien e konfliktit civil post komunist shqiptar . Duhet thënë se fjalët e Bumçit nuk u priten mire nga ish të përndjekurit e pranishëm . Folën edhe Drejtori i ISKPK Agron tufa i cili tha se megjithëse u kishte dërguar ftesa dhe te paktën gjashte deputet te PS i kishin premtuar pjesëmarrjen ata po “shkëlqenin me mungesën e tyre” . Foli gjithashtu edhe i mbijetuar i këtij kampi z.Tomorr Dosti dhe autori i albumit z. Lek Previzi . Si për ironi te fatit i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Tepelenës Termet Peçi , nipi i një prej emrave me famëkeq te komunizmit Shefqet Peçit , autor drejtpërdrejtë i pushkatimeve te të afërmeve dhe persekutimeve te shumicës se te mbijetuarve te pranishëm ne këtë takim. Ai e braktisi takimin kur folësit dhe te pranishmit theksuan nevojën e zbardhjes dhe ndëshkimit te këtyre krimeve te komunizmit.
Këto komente e sugjerime miqtë gjermanë i bënë në” Konferencë përkujtimore mbi kampet e internimit të komunizmit në Shqipëri, në periudhën 1945-1954” me temë : “Unë i mbijetova Tepelenës” organizuar me rastin e botimit të vëllimit të tretë të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të komunizmit”, financuar Fondacioni Konrad Adenauer në Tiranë , në bashkëpunim me Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, me datë 6 nëntor, 2014, ora 12:00 ne kapin e ish kampin famëkeq të internimit ne Tepelenë . Konferenca e përbashkët me fokus kampet e internimit në periudhën 1945-1954 ishte një homazh për gjithë viktimat e kampeve të internimit në Shqipërinë komuniste të kësaj periudhe, dhe që në mënyrë jo krejt simbolike. Ajo u zhvillua në territorin e ish-kampit të Tepelenës, i cili njihet tashmë si një nga kampet më famëkeq për trajtimin e pamëshirshëm dhe numrin e madh të viktimave te vdekura atje rreth 1000 persona, 400 prej tyre fëmijë te vdekur kryesisht nga uria. Përveç “Fjalorit encikplopedik” i cili, ashtu si edhe kjo konferencë u mbështet financiarisht nga Fondacioni Konrad Adenauer, në formën e një ekspozite të improvizuar u përurua dhe albumi i z.Lek Pervizi,” Në rrathët e ferrit “ me skica dhe portrete nga kampet dhe burgjet, si të vetmet dëshmi vizuale të trashëguara nga ngjarjet ne kapin famëkeq te Tepelenës.

– See more at: http://durreslajm.com/politike/gjerman%C3%ABt-%E2%80%93-t%C3%AB-p%C3%ABrndjekurve-b%C3%ABni-partin%C3%AB-tuaj-kjo-politik%C3%AB-ka-d%C3%ABshtuar#sthash.ZcoHMSu9.dpuf

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s