SHAKA TË RËNDA”: * Me dekorimet dhe shpërblimet e kriminelëve komunistë. Nga Tanush Kaso;

Tanush Kaso Tanush Kaso.

“SHAKA TË RËNDA”: * Me dekorimet dhe shpërblimet e kriminelëve komunistë.
EDI RAMA: “UNË DHE ILIR META, NUK DIMË GJË SE ÇFARË KA BËRË MIMI KODHELI ME KOKËN E SAJ”. Mbas disa reagimeve të forta për dekorimin e 1000 ish-sigurimsave dhe kriminelëve komunistë, Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar falje gjatë një vizite pune në Shkodër. Kjo kërkesë ndjese nga ana e tij, është pritur edhe mirë nga një pjesë e popullit tonë, por edhe keq nga pjesa tjetër. Se asnjëherë nuk është e mundur të kënaqen të gjithë. Vetëm Pushkini, (sipas një barcelete), ia kishta arritur t’i kënaqte të gjithë të pranishmet në një sallë, duke i bërë të qanin ata që kishte përpara, me recitimin e një poezie prekëse; ndërsa ata që kishte mbas shpine, i kishte bërë të qeshnin, me zbulimin e prapanicës së tij. Edhe Edi Rama mund të kishte vepruar si Pushkini, po të mos ishte kryeministër. Por, si amator i muzikës së lehtë, ai u mjaftua vetëm duke e përshëndetur nga Shkodra Berishën, me tangon hungareze “Shih veten tënde se dhe ti ke shumë gabime!” Dhe më pas nxori përpara mediave disa shkresorina e dokumete të vjetra, me firma e vula të rregullta, dhe, duke iu drejtuar opozitarëve akuzues, tha me një ton të sigurtë: “- Ne iu dhamë atyre fakirëve, në shenjë mirënjohjeje, vetëm disa dekorata prej llamarine; kurse ju “i kënoqët” me pensione të majme e me shpërblime si veteranë të LANÇ-it.” Ai nuk harroi të përmendte midis tyre edhe “shoqen Nexhmije”, e cila gjatë qeverisjes së PD-së ishte shpërblyer me një pension mjaft të lartë. Ndërkohë edhe ai hetuesi famëkeq, Shyqyri Çoku, kishte pasë qenë vlerësuar si veteran i nderuar, me dekret të firmosur nga ish-Presidenti Berisha!! Dhe ishte bash ajo kohë, kur ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, kërkonin me ngulm, nëpër tubime dhe në gazetën e tyre, “LIRIA”, dënimin e kriminelëve komunistë dhe heqjen e titullit “Hero i Popullit” Enver Hoxhës, gjë që nuk u bë kurrë. Z. Berisha dhe krerët e PD-së, asaj kërkese të ish të përndjekurve i janë përgjigjur vetëm me heshtje. Dhe as sot e kësaj dite nuk kanë shpjeguar, përse nuk qe e mundur të realizohej një veprim i atillë. që nuk kishte as ndonjë kosto financiare… Ec e merre vesh këtë punë!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s