Shyqyri Çoku -21 vjet oficer Policie. -8 vjet oficer e drejtues Sigurimi. -9 vjet oficer e drejtues Hetuesie.Nga Kastriot Dervishi;

Kastriot Dervishi

Po lexoja sot intervistën e ish oficerit Shyqyri Çoku dhënë shtypit të përditshëm. U habita sesi mohonte se ka qenë oficer i Sigurimit të Shtetit. Deklaronte se ka qenë vetëm pjesë e strukturave të policisë. Është e vërtetë se nuk ka qenë ky hetuesi i Sami Repishtit, pasi i tillë ka qenë Fadil Kapisyzi, por të dhënat e tjera nuk ishin të sakta. Karriera ushtarake e Çokut është e ndarë në këtë mënyrë:

-21 vjet oficer Policie.
-8 vjet oficer e drejtues Sigurimi.
-9 vjet oficer e drejtues Hetuesie.

Hetuesia ka qenë pjesë funksionale e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në vitet 1950 – 1974. Kjo do të thotë se çdo hetues i kësaj periudhe ishte oficer i Sigurimit të Shtetit. Për kujtesë, në vitet 1966 – 1974, Shyqyri Çoku rezulton në fillim hetues e pastaj (1969) shef i hetuesisë në Shkodër, duke qenë në varësi të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Ndërsa në vitet 1974 – 1983 është zëvendësshef i hetuesisë në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër në varësi të Drejtorisë së Hetuesisë në MPB.
“Krimet politike” si agjitacioni e propaganda, arratisja, diversioni, etj, i hetonte vetëm Sigurimi i Shtetit, e pas vitit 1974 edhe hetuesia. Asnjëherë policia nuk merrej me “krime” të tilla. Kur është hetuar çështja e priftërinjve Zef Pllumi e Nikoll Mazreku, Sh.Çoku ka qenë hetuesi i Sigurimit të Shtetit, e për këtë meritë, u gradua shef i kësaj hetuesie. Në tërësi ai ka qenë 17 vjet hetues, e për këtë arsye ka numër të lartë procesesh politike.

Në lidhje me “luftën” dhe “kontributin e madh” që paska dhënë, po shkruaj diçka. Në Shqipëri njohja e “veteranëve” si të tillë është bërë me dëshmi gojore për njëri-tjetrin. Natyrisht Shqipëria nuk ka qenë epiqendra e Luftës së Dytë Botërore pasi këtu nuk ka pasur front lufte. Po të ishin kaq “idealistë” këta nuk e rripnin financiarisht këtë shtet duke i shkaktuar prej vitesh dëm financiar që as lufta nuk ua ka sjellë shqiptarëve.
Në vitin 1939 Çoku ka qenë veçse 10 vjeç. Gjatë luftës, ka qenë pemëshitës i ushtarëve italianë dhe duhanshitës i ushtarëve gjermanë. Në maj 1944, pra gati në mbarim të luftës, del partizan në moshën 15 vjeçare me batalionin “Perlat Rexhepi”. Me yll të kuq në ballë, me idealin e “një bote të re” ka qenë pjesë e formacioneve komuniste që në këtë kohë ishin nën urdhrat e Miladin Popoviçit e Velimir Stojniçit.

Bashkëlidhur një vlerësim pozitiv për personin në fjalë kur ishte oficer i Sigurimit të Shtetit.

foto di Kastriot Dervishi.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s