Me 200 Petritat e 1990(perjashto studentet )Rithemeluam PK te PD.Nga Elida Buçpapaj;

 

Të ashquajturit themeluesit e PD-së, përjashto studentët, janë ekuivalentë me ata 200 firmëtarët e 8 nëntorit 1941.

Fatalitet për Shqipërinë të parët, fatalitet për Shqipërinë të dytët.

Sepse edhe pas një çerek shekulli Shqipëria ndodhet në mes të rrugës, e paintegruar në BE, me institucione pa integritet dhe me një system hybrid, që vetëm demokratik nuk mund të quhet.

Nëse sistemi do të ishte demokratik, firmëtarët do të duhej ta kishin dorëzuar pushtetin, sepse demokracia është garë, ndërsa prej çerek shekulli Shqipërinë e kanë në dorë të njëjtët njerëz që me dokument u rezulton të kenë firmosur atë ditë dhjetori 25 vjet më parë. Të njëjtët njerëz dhe të zgjedhurit e tyre, të përfshirë në politikë pa asnjë meritë apo kontribute për vendin dhe shoqërinë. Kanë monopolizuar themelimin e PD.

Jam dakord me Shenasi Ramën se firmëtarët ishin të zgjedhurit e Sigurimit të Shtetit, studentët ishin për koreografi. Pushtetin e trashëguan njerëzit e Sigurimit dhe të Ramiz Alisë.

Ata që do të firmosnin atë ditë dhjetori të vitit 1990 ishin caktuar nga lart, jo se nuk kishte shqiptarë që të firmosnin themelimin e PD-së, por ata shqiptarë që përfaqësonin Shqipërinë nuk ishin të lejuar nga Sigurimit që të firmosnin.

E kam treguar edhe herë tjetër.

Skënderi dhe unë ishim midis atyre që firmosëm pa lejen e Sigurimit dhe të Ramiz Alisë dhe firmat tona Sigurimi e njerëzit e Ramizit i zhdukën.

U ndodhëm aty rastësisht. Sali Berisha i kishte kërkuar Skënderit të formulonte lajmin për krijimin e PD.

Qyteti i Studentëve ishte i mbushur plot e përplot me qytetarë të Tiranës që rrinin natën e ditën pranë studentëve. Midis tyre kishte plot intelektualë e shqiptarë të ndershëm, firma e të cilëve duhej të përfshihej në krijimin e një partie opozitare, nëse do të ishte e tillë. Jo 300 firma por 3 mijë, 30 mijë, 300 mijë firma, 3 milionë firma shqiptarët ishin të gatshëm për një Shqipëri të lirë e demokratike. Por për Sigurimin duhej të firmosnin dokumentin e krijimit të PD njerëzit e tyre që vazhdonin të punonin në zyrat dhe institucionet e superstrukturës të shtetit komunist. Pardesybardhët. Rrogat ua jepte shteti komunist i Ramiz Alisë dhe ata firmosnin krijimin e PD-së.

Firmëtarët ishin besnikë të Ramizit dhe natën e firmosjes, çdo firmë përveç firmat e studentëve, do të duhej të ishte me firmën e Sigurimit.

Prandaj tek dera kryesore e sallës të firmëtarëve, qendronte Arben Imami, i cili me syrin vigjilent dhe me një vështrim të vrerosur, të vrazhdë e të egër nuk lejonte të futej askush që nuk ishte i përfshirë në listën e Sigurimit.

Ne qëndronim jashtë midis atyre që nuk u lejohej të futeshin brënda, ndërsa ai bënte sikur nuk na njihte. Prandaj nuk mori vesh fare kur Skënderi i tha se e priste Saliu. Deri sa më në fund u shfaq tek dera vetë Berisha dhe ne u futëm brënda. Skënderi ia dha në dorë lajmin për krijimin e PD që do të botohej të nesërmen tek Zëri i Popullit.

Dhe ne mbetëm në atë sallë rastësisht, për hir të kazualitetit. Ne ishim midis atyre që firmosën krijimin e PD, por firmat tona u fshinë menjëherë nga dora e zezë e Sigurimit të Shtetit, zëdhënësit e të cilëve ishin ata firmëtarë që trashëguan prej diktaturës dhe armëve të saj pushtetin politik dhe ekonomik tash çerek shekulli.

I vetmi dëshmitar, që e pranon faktin se ne firmosëm, është vëllai i Azem Hajdarit, Rasim Hajdari. Edhe Shenasiu duhet të na mbajë mend shumë mirë. Për Shenasiun këta të PD të Sigurimit thonë se ishte i Sigurimit. Pas shpinës tonë kishim edhe gazetarin e Zërit të Popullit më vonë deputet i PS, Hamdi Jupe.

Në podium qendronin Berisha, Pashko, Meksi dhe Shenasiu, që ishte nga studentët. Kur fliste Meksi studentët bëheshin nervozë dhe e shpotisnin. Pashko shpotiste Berishën. Meksi, Pashko dhe Ruli vinin nga një klan familjar. Berishën nuk e donin, por pushtetin atyre ua bëri të mundshëm vetëm Berisha, prandaj e pranuan për pragmatizëm interesash.

Nëse Aleksandër Meksi në dokumentin që ka botuar në librin e tij, nuk i ka përfshirë emrat tanë në listë, dmth rrena vazhdon në nivelin e pseudoelitës dhe manipulimet vazhdojnë prej firmëtarëve qafirë që e lanë këtë vend në mizerje, ndërsa vetë sot gëzojnë privilegjet e pushtetit politik dhe ekonomik. Them pseudoelitë sepse elitat nuk gënjejnë kurrë.

Nëse këta qafirë do ta kishin bërë Shqipërinë, populli do t’ua kishte bërë hallall abuzimin me pushtetin, por mosabuzimi me pushtetin është kushti themelor për ndërtimin e një sistemi demokratik.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s