Ne Shqiperi mbajtja e Dimrit te bute ka bere te gjelberoje Kanabisin ;

 

Policia në alarm, kanabis po "lulëzon" edhe në dhjetor!

 

Mbjellja e kanabisit në vendin tonë është zhvendosur në një periudhë tjetër, në atë Tetor, ndryshe nga herë të tjera dhe kjo lidhet me dy arsye.

E para, sepse kushtet e mira klimaterike duket se e kanë favorizuar këtë fenomen.

Dhe e dyta sepse policia mendon se në këtë periudhë nuk mbillet lëndë narkotike, ndaj dhe ka ulur kontrollet në zonat e nxehta. Por pas sinjaleve se kanabis po lulëzon sidomos në zonat malore të Krujës, mësohet se Sektori i Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë po heton rreth këtij fakti. Madje nga policia janë fotografuar disa parcela, në zona të ndryshme të vendit.

Në bazë të informacioneve të marra në terren dhe provave të siguruara, rezulton se në Malësinë e Krujës dhe në Fushë – Krujë të jenë mbjellë gjatë Tetorit dhe Nëntorit parcela me hashash.

Në zona të tjera si në Lushnjë dhe Mallakastër  janë përdorur dhe sera të vogla.

Për këtë arsye ka nisur një hetim intensiv i policisë, për zbulimin dhe identifikimin e kultivuesve.

Ekspertë të Antidrogës pretendojnë po ashtu se mbjellja e kanabisit është zhvendosur në Tetor edhe për faktin se në Shtator ka përfunduar misioni i Guardia di Finanza për monitorimin e territorit

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s