PD La te perndjekurit rrugeve dhe beri deputet te birin e Cajupit .Sot paguan mekatet.Iliri kthehet ne orgjine.

rusmali
30/12/2015

 LSI-së punëson ish-ministrin e PD-së, Ilir Rusmali

Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Ilir Rusmali është rikthyer në fushën e tij më të fortë, atë të drejtësisë, por kësaj radhe jo më si një përfaqësues i demokratëve.

Ministri i ri i drejtësisë, Ylli Manjani e ka përzgjedhur atë si një prej ekspertëve të pavarur që do të përfaqësojë ministrinë në tryezat e përbashkëta të ekspertëve teknikë ndërpartiakë për reformën në drejtësi.
Pas një kohe të gjatë tërheqjeje nga politika, Ilir Rusmali do të jetë zëri i ministrisë së drejtësisë, gjatë gjithë procesit të reformës në drejtësi në ditën në vijim. Rusmali i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komisionin e Ligjeve do të jetë përballë dhe përkrah kryetarit aktual të Ligjeve, Fatmir Xhafaj që drejton dhe reformën në drejtësi.

I renditur i 17-ti në listën emërore të kandidatëve të PD për Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ë, bëri që Ilir Rusmali të mos zgjidhej për të tretën herë radhazi deputet i Partisë Demokratike. Nga ky moment nisi edhe ftohja e Rusmalit me PD. Prej dy vitesh, Ilir Rusmali ka shkëputur çdo kontakt me Partinë Demokratike, duke iu rikthyer aktivitetit të tij privat si avokat. Pas rekomandimeve paraprake të Komisionit të Venecias, në bashkëpunim me misionin amerikan OPDAT, dhe atij të Bashkimit Evropian EURALIUS, palët politike kanë gjetur konsensusin për të punuar së bashku në nivel ekspertësh dhe po zhvillojnë takime intensive për të arritur një draft të përbashkët, i cili të reflektojë edhe rekomandimet e Venecias.

Një takim i tillë u zhvillua dje në pasdite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në takim, PS përfaqësohet nga ekspertët Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi, PD me ekspertët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi ndërsa ministri i Drejtësisë ka caktuar dy ekspertët Ilir Rusmali e Krenar Loloci.

Advertisements

Një mendim mbi “PD La te perndjekurit rrugeve dhe beri deputet te birin e Cajupit .Sot paguan mekatet.Iliri kthehet ne orgjine.

  1. O Rusmail te kishe qen i sinqerte demokrate do ishe zgjedhur deputet e tani e tregon se cfar lecke per fshirje m… je shet idealin te meta per nji grusht lekesh te tillet si ty ishin shkaktaret e humbjes te PD

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s