Partia “Levizja e Legalitetit” – P.L.L ka një histori të gjatë lufte e përpjekjesh.Nuk do te lejojme Baltosjen e Saje , nga Luftar Pepmarku;

 

Partia “Levizja e Legalitetit” – P.L.L ka një histori të gjatë lufte e përpjekjesh. Gjatë saj, shumë janë vrarë në luftë kundër fashizmit, të tjerë nga dora vrstare e komunizmit. Me lindjen e pluripatitizmit postkomunist, disa element, që rastësia me urdhër të Zotit, kishte bërë të mundur t’ i mbijetonin diktaturës, të cilët e kishin të pashuar Idealin Mbretëror, filluan përpjekjet për t’ a ringritur PLL. Ishin përpara urrejtjes 50 vjeçare të ngritur në sistem nga PPSh. Ishin para një betimi të diktatorit të fundit Ramiz Alia se: Do t’ a krijojmë pluralizmin, do të lejojmë të krijohen parti të majta e të djathta sa të doni, por një gjë nuk do ta lejojmë kurrë. Ne nuk do të lejojmë që të krijohen Partia “Levizja e Legalitetit” – P.L.L dhe Balli Kombetar, të cilët ne i kemi vrarë jo vetëm para 50 vjetëve, por edhe gjatë 50 vjetëve. . . . Në një situatë të tillë, ata burra me ideale të pastra, që vinin nga burgjet e kampet e internimeve, u vunë në kërkim të elementve të rinjë, që kishin dëshirë të antarsoheshin te Partia “Levizja e Legalitetit” – P.L.L . Me gjithë kujdesin që tregonin nën stigmën: “Më mirë djepi bosh, se djalli në djep”, prap se prap, djajtë me mençurinë djallëzore që i karakterizon, me shtirje e hipokrizi, përbetime të panumërta për besnikëri ndaj Idealit Mbretëror, jo vetëm u hyri në djep, por edhe u rritën shpejt. Ata filluan të luajnë rol primar në radhët e Partisë. Ndërkohë Idealistët e vërtetë, po rralloheshin çdo ditë, duke shkuar te të shumëtit. Të tjerë mënjanoheshin me metoda makiavielike, duke pasur edhe kontributin e një pjese të atyre që sot janë në drejtim të PLL. Gjërat dihen, ndonëse të gjitha nuk thuhen. Me gjithë përpjekjet fisnike të Fuat Myftisë, Hysen, Mulosmanit, e disa të tjerve, një përçarje i erdhi kësaj partie edhe nga diaspora legaliste, në fillim vitet 90- të. Nuk më harrohet një thënie e Ramiz Menës. Kur shihet se nuk ke mundësi ta shëndoshësh gjendjen në Parti, të mbetet të ruajsh fytyrën, si gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu në jetën e tij. Të analizosh ecurinë e ngjarjeve, vjen në përfundimin se ka ndodhur shpesh herë, që idealistët janë shpallur tradhëtarë e hipokritët janë bërë të parë. A nuk u kryqëzua Jezusi, nga hipokritët e kohës së tij? A nuk u anatemua Muhameti, nga hipokritët e kohës së tij? Një politikolog i njohur më ka thënë : Zogu ka qënë një. Zogizmi është një forcë politike, që ka si qëllim të vetëm, sentencën e Mbretit Zog I: “Atdheu mbi të gjitha”. Turp nëse dikush kërkon të krijojë parti të ashtuquajtura Mbretërore. Si mund të ketë 2 a më shumë Parti Mbretërore, kur Mbreti është një dhe vetëm një. Këtu ka njerëz që flasin për pushtet, për vende si deputetë, për hierarki në parti. Idealistët e Partisë, Partia “Levizja e Legalitetit” – P.L.L, për zhvillimet në jetën e Partisë, kanë për kushtetutë, Statutin e Partisë. Ai duhet të zbatohet me rigorozitet. Kush shkel atë, nuk ka ideal. . . . . . . . . . . . . Eh sa ka për të thënë. . . . Nuk bëhet partia me parulla, . . . Me rrahje gjoksi, . . .etj, etj, . . . Lipset sinqeritet, pastërti, veprim atdhetar.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s