KRIMINELI SABRI GODO.Nga Leon Molla.

 

KRIMINELI SABRI GODO

Sabro Godo.jpg

Ky është cilësuar si “Plaku i Urtë” nga Politikanët Shqiptarë duke mos ja kujtuar bëmat e tij që bëri në Mirditë në shenjë hakmarrje për vrasjen e Deputetit Komunist Bardhok Biba që Lidhja Kombëtare e Maleve e Udhëhequr nga Dera Princore e Mirditës Gjomarkajt, morën vendim për vrasjen e tij.
Kështu që me 07 Gusht 1949 i zurën pritat në vendin e quajtur Qafa e Valmirit në Mirditë dhe e ekzekutuan.
Mbi kufomë i vendosën letrën ku tregohej dhe shkaku i vrasjes, në fund të letrës nënshkruhej nga Ndue Pjetër Gjomarkaj.
Mbrenda një harku të shkurtër kohorë erdhën forca të shumta ushtarake nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit të cilët rrethuan të gjithë Krahinën e Mirditës.
Këta forca udhëhiqeshin nga vete kasapi Mehmet Shehu, Sabri Godo, Hito Çako, Mhill Doçi dhe shumë Oficerë të tjerë ndër ta merrnin pjesë dy Oficerë Rus Faloskini dhe Sakolovaski.
Ekzekutuan, burgosën e internuan, dhe dhunuan pa mëshirë mbi popullin e pafajshëm të Mirditës.
Kjo krahinë i shpëtoi dy Perandorive, Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Osmane, por fati i keq e deshi të masakroheshin nga vetë Shqiptarët.
Me 17 Gusht 1949 në Qafë Valmir po aty që vranë Bardhok Bibën, 14 përsona u tërhoqën zvarrë dhe ju hapën gropën.
10 përsona i rreshtuan përpara gropës së hapur dhe i pari që tërhoqi gisht mbi njërin ndër ta ishte Mhill Doçi i cili pasi kërkoi leje Mehmet Shehut ju afrua X që ishte i lidhur bashkë me të tjerët dhe e qëllon me Revole për nën sqetull.
Fill Sabri Godo dha urdhër si Prokuror Ushtarak që ishte që të qëllonin.
Me dhjetra plumba u lëshuan mbi të lidhurit, kurë të gjithë kishin rënë mbrenda Gropës, papritur ndigjohet një zë “na vrisni qenër mos na lër të vuajmë”.
Sabri Godo i bëri me shenjë njërit ushtarë që kishte Mitralozin dhe u afrua buzë gropës, filloi të qëllonte pa ndërprerje.
Copat e mishit ngriheshin përpjetjë, gjaku rrjedhte lumë.
Pak më larg gropës në pemë varën 4 përsona.
(Press Independent së shpejti do të publikojë emrat e këtyre përsonave).
Pas kësaj masakre shikoheshin njerëzit duke u tërhequr zvarrë pas makinave me qëllim për të terrorizuar pupullin e Mirditës.
Ja pra ky është Sabri Godo “Plaku i Urtë”.

Autori i shkrimit: Leon Molla

Press Independent (FB)

JA EMRAT QE U EKZEKUTUAN NE QAFE-VALMIR TE MIRDITES NGA DUART GJAKATARE TE:

MEHMET SHEHU
SABRI GODO
MHILL DOCI
HITO CAKO
L. POLENA
FALOSKINI
SAKOLOVASKI

Shënim: ( Gazeta më e madhe në vend “PANORAMA” botoi Dossier nga Gazetari LEON MOLLA me Kryeartikujt:

Ditari i Zef Margjinaj/Kryegjandari i Mbretit Zog.
“Unë parashutisti i trajnuar nga anglezët për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës”, datë 23 Dhjetor 2003 fq. 12-13.
“Misteret e vrasjes së Bardhok Bibës dhe reprezaljet e Hito Cakos në Mirditë pas këtij ekzekutimi”, datë 24 Dhjetor 2003 fq. 12-13.

18 GUSHT 1949
QAFE VALMIR, MIRDITE.

TE PUSHKATUAR:

1.Nikollë Bardhok Bajraktari
2.Llesh Gjon Melyshi
3.Nikoll Llesh Bajraktari
4.Ndrecë Mark Ndoj
5.Bardhok Dodë Gjini
6.Gjok Gjin Kaçi
7.Gjergj Beleshi
8.Ndoc Gjet Cupi
9.Preng Shkurt Nikolli
10.Frrok Mata

TE VARUR NE LITARE:

1.Preng Ded Kola
2.Pjetër D. Vila
3.Dodë Mark Biba
4.Pjetër Paloka

INTERNUAN:
Mbi 300 familje.

BURGOSEN:
Mbi 400 përsona.

DENIME TE RENDA:
Mbi 100 përsona.

DY TE VRARE, USHQIM PER DERRAT:

Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi kurë u vranë nga forcat e ndjekjes i quan zvarrë në Shën Palë të Mirditës, u hodhën si për gjellë dhe ia vunë përpara Derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh.
C’farë tmerri!
Dy djemt e shkretë u asgjësuan në qast nga Derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Dy prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.
Mano nuk ndodhet në linjë

Advertisements

2 mendime mbi “KRIMINELI SABRI GODO.Nga Leon Molla.

  1. E trishtushme me tan ket gjak qe asht derdh zor me pa dit te mir shqiptart se po qeverisin akoma kriminelat spijujt e rregjimit per fat te keq kurr skemi pas ni qeveri me njerz te drejt jemi pa shpres kemi namt atyne qe jan masakru armiku ishqiptarit asht shqiptari per fat te keq damin ma te mall ekena ba ne ne vendit ton

    Pëlqejeni

  2. A po din me na than pse e vran????
    A po di me na than kush ja dha tdrejten me i marr jeten tjetrit????
    Po t’ishte per at bajraktar ju as shkrim e as knim kishit msu .

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s