Ti ishe gjyshi mè i mirè nè botè.Nga Mimoza Leskaj;

 

Me gjyshin tim Filo Shaska….
Gjithmonè tè kam parè nè sy pa tè thènè asgjè, jo se nuk kisha pyetje pèr tèt bèrè,po ishte ajo heshtja jote qè nuk mè linte.!
I gjatè me flokèt e thinjur me sy tè vegjèl tè mrekullueshèm ngjyrè kafe, dhe me ato faqet e vyshkura jo vetèm nga pleqèria ,por dhe nga vitet e qelisè,..me dy krahèt mbushur plot me dashuri qè i hapje dhe na mbèshtillje aq fort brenda vetes, pèr caste tè tèra,sikur tè kishe frikè se mos na rrèmbente njeri.!!!
Ti ishe gjyshi mè i mirè nè botè.
Vitet e qelisè tè pamèshirshme nuk tè thyen, torturat tè sèmurèn fizikisht,por nuk sèmurèn kurrè dashurinè e madhe qè mbaje brenda vetes.
Bashkè ndejtèm vetèm 13 vite tè jetès time…Por dhe pse kaq pak unè mbaj mend gjithè dashurinè qè mè fale,mallin qè tè merte pèr ne dhe lotèt e pafund kur tè binin sa tè na shihje.
Sa herè kam pyetur veten…C’mund tèt kenè bèrè aq shumè atje brenda asaj skèterre,qè kur dole prej andej vetèm heshtje ?
Si mund ti harroj lotèt e tu, kur tè pyesja dhe nuk pèrgjigjeshe ?…ndoshta kishe frikè se unè isha e vogèl dhe mund tè flisja jashtè dhe ti pèrfundoje prapè atje nè skèterrè.
Unè isha vèrtet e vogèl, por pèr fat tè keq shum gjèra i dija si e madhe.!!! Jeta nè internim nè Lubonjè (Vlorè) nuk ishte e lehtè.E ato vite i kalove mè shumè duke heshtur se duke folur.
Burgjet ta kishin marè fjalèn,vuajtja pèr fèmijèt e lènè jashtè nè mes tè fukarallèkut ishte mè e tmerrshme se torturat qè mbaje mbi supe.
PO e di,.. e kam ditur absurditetin e atyre viteve..kur ktheheshin enèt nga burgu dhe fèmijèt e tu me njè copè kothere fshinin atè pik vaj tè mbetur nga ato tenxhere..kur AtA tè pestè hanin njè vezè tè skuqur,dhe tè pangopur kèndonin, pèr tè thyer urinè makabre qè i rrethonte.
Po i kam ditur tè gjitha, ..por heshtjen tènde dhe lotèt e tu, asnjèherè nuk i kam harruar dhe asnjèherè si kam pranuar.
Prandaj po i shkruaj kto rrjeshta..pèr ti gdhendur, ashtu sic gdhendi zemra jote e madhe ..dashurinè. Atè dashuri qè na transmetove kur na merje pèr dore, dhe nè mbrèmje na coje tek ajo kodèr e vogèl nè tè hyrè tè Lubonjès. na coje aty qè tè loznim tè lirè nè atè hapèsirè,sepse e dije qè aty ne mernim frymè nè hapsirè… sepse vetèm aty ndiheshe i lirè, ku askush nuk shikonte zbrazètinè e shikimit tènd, tè pèrhumbur, askush nuk shikonte lotèt e tu.!…Po unè,Po…. dhe ti ndoshta kurrè se ke menduar qè unè ato lotè do ti ruaja si gjènè mè tè shtrenjtè, pèr ti shkruar njè ditè.!!
Je gjithmonè nè zemrat tona dhe unè tè kujtoj me shumè dashuri.!!!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s