Nje vend i qeverisur keq esht nje fatkeqesi ,por kur ska Opozite fatkeqesia ska fund.Topalli Akuzon Bashen per Bashkepunim me Ramen .

Jozefina Topalli  aludon për aleancë mes Bashës dhe Ramës

JOZEFINA TOPALLI ALUDON PËR ALEANCË MES BASHËS DHE RAMËS

Përpos të tjerave, viti politik 2016, ka nisur edhe me një rindezje të rivalitetit mes Lulzim Bashës dhe Jozefina Topallit. Pas kritikave të forta në gjysmën e dytë të vitit 2015, zonja Topalli, tashmë kërkon të diktojë aksionin e opozitës, atribut ky i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në dy shkrime radhazi, zonja Topalli, e njohur si rivalja më e përbetuar e Lulzim Bashës, ka shigjetuar këtë të fundit për apati dhe mungesë veprimi. Topalli ka sjellë në vëmendje vrasjet e ditëve të fundit dhe keqmenaxhimin e situatës së përmbytjeve nga qeveria, duke vënë në pah heshtjen e Bashës. Zonja Topalli ka shtruar një pyetje, duke aluduar për një aleancë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. “Unë nuk akuzoj njeri për përmbytjet nga shiu siç kanë bërë kundërshtarët e mi kur ishin në opozitë, por imagjino sikur Sali Berisha të ishte në Majemi për pushime kur përmbyteshin toka apo unë të isha në Sri Lanka kur përmbytej Shkodra çfarë do bënte Rama”, ka theksuar Topalli, duke shigjetuar në këtë mënyrë Bashën. Po një ditë më pas, zonja Topalli, u ka bërë thirrje qytetarëve që të presin Edi Ramën me protesta në Rinas, thirrje të cilën duhet ta bëjë Lulzim Basha. “Të dashur qytetarë! Filloni protestën në Rinas , aty ku do zbresë Rama kur të kthehet nga Majemi! Le të kthehet prapë në Majemi po të dojë pastaj…por vendin ta çlirojmë nga mendje të papërgjegjshme”, ka theksuar Topalli. Ka pra një protagonizëm të zonjës Topalli në ditët e para të këtij viti, në një kohë kur Lulzim Basha nuk duket askund. Përpos protagonizmit, Topalli bën thirrje edhe për veprim opozitar, duke e pozicionuar veten në rolin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ndërkaq, vetëm disa ditë më parë, zonja Topalli u shpreh pro tezës së rikthimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, i cili maksimalizon shanset dhe mundësinë për rikthimin e PD në pushtet. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka deklaruar se lidershipi aktual i PD nuk ngjall shpresë. Ndërkaq, ditët e para të vitit 2016, konfirmojnë se ujërat në PD janë sërish të turbullta. Situata dramatike Jozefina Topalli është ndalur dje edhe tek vrasjet e ditëve dhe orëve të fundit. “Mbrëmë brenda një ore nga media dëgjuam për vrasjen me armë zjarri të një djali në Vlorë dhe marrjen peng të një qytetari nga 4 persona të maskuar me uniforma policie në mes të Durrësit! Sot në mëngjes (sipas medias) u gjend buzë rrugës trupi i pajetë i djalit që dje morën peng! Të duket sikur dëgjon për një film të një realiteti të frikshëm që zhvillohet diku nga Kolumbia…dmth në ato vende ku sundon ligji i mafies. Kjo i shtohet bilancit të frikshëm të numrit të lartë të vrasjeve e aksidenteve të dy ditëve të para të vitit. Nuk e di nëse ministri do dalë përsëri sot për të thënë se kjo është koha me numrin më të vogël të vrasjeve në 25 vite, por di se Shqipëria është pa shtet. Di që një bandë në pushtet e ngjitur pas parasë, pushtetit dhe lidhjeve të frikshme që i sollën në pushtet po sillen me vendin sikur të ishin pushtues”, ka deklaruar Topalli. Thirrja për përmbysje Topalli ka bërë dje thirrje për përmbysjen e aleancës në pushtet. “Aleanca e qelbësirave” siç e quajnë veten, e ka bërë Shqipërinë një vend të frikshëm me jetuar, një vend që nuk ofron punë për njerëzit e ndershëm, por që ofron poste pushtetore për njerëz me rekorde kriminale, një vend ku çdo gjë i jepet me koncesion klientelës, një vend ku korrupsioni ka kapur maja të paimagjinueshme, ku mjerimi është 5-fishuar, ku edhe të varfrit edhe të pasurit nuk besojnë më se ky vend bëhet, ndaj mendojnë vetëm të ikin! Kjo aleance nuk ka asnjë legjitimitet. Ajo duhet përmbysur”, ka theksuar Topalli. Adriatik Doçi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s