Njerez te gjalle qe flen me te vdekurit ;Ne Sukth .

5 familje në Katund Sukth po flenë në varrezat e fshatit prej 3 netësh

 

Familja Dervishi, Besnik e Sheqere, burrë e grua me tre fëmijët e tyre të paralizuar, kanë gjetur si strehim të vetëm varrezat e Katund Sukthit, pas përmbytjes së shtëpisë së tyre. “Një fëmijë desh mu mbyt, se shpëtova dy të parët e vrapuam të shpëtonim lopët”, thotë zonja Sheqere.

Vetëm varrezat që qëndrojnë në kodër nuk u përmbytën nga Erzeni, e së bashku me ta janë katër familje të tjera dhe bagëtitë që mundën të shpëtonin. Besnikut dhe bashkëshortes nuk i mbahen lotët, teksa kanë mbërritur në banesën e tyre të përmbytur dhe me çati të hapur. Ata nuk kanë frikë të flenë jashtë, në varreza, së bashku me të vdekurit. Mes lotësh tregojnë se si kanë shpëtuar nga përmbytja, dhe si vrapuan në kodrën e varrezave, ndërsa lumi kishte rritur frikshëm nivelin në fshat.

Banesa e çiftit Dervishi vetëm emrin ka të tillë. Banesa e vjetër është drejt shembjes. Nga reshjet e shiut tavani ka rënë, balta ka mbuluar ambientet e brendshme të shtëpisë, ndërsa të ardhura të vetme familja ka vetëm qumështin e dy lopëve që kanë mbetur pa ushqim. Së bashku me këtë familje, janë edhe të tjerët që me plastmasë kalojnë natën me të vdekurit.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s