Si ma pushkatuan babane tim Zyhdi Herri,isha vetem 3 vjeçe , asnjeher nuk e harroj ate moment.Nga Brunhilda Herri;

Si ma pushkatuan Babane tim. Isha vetem 3 vjece , kam gjithmone parasysh heren e fundit kur e pashe .Cdo dite lutem ,Zot i madh ,TI merre haken per cfar kan bere Komuniste .

 
Ai qe me mban ne krahe eshte xhaxhai im, kurse tjetri Babai qe pas tre javesh te kesaj fotoje nuk e pashe me.
Zyhdi Herri rrjedh nga nje familje e njohur nacionaliste tiranase. Lindur ne shtator ta vitit 1921 ne Tirane. Ndoqi mesimet ne Liceun francez te Korces. Ne prag te pushtimit fashist te Shqiperise mori pjese si student ne demonstratat antifashiste. Pas okupacionit u perjashtua nga gjithe shkollat e Perandorise italiane. Gjeti menyren dhe u arratis ne Itali ku ndodhej i internuar dhe i ati Xhemal Herri. Ne Siena mbaroi studimet per jurisprudence. Pas luftes filloi pune si kryeredaktor ne gazeten “Bashkimi” . Mbante shoqeri te ngushte me Petro Konomin qe punonte ne A T Sh. Shpresonte se pushteti popullor do te vendoste lirine e te drejtat demokratike qe kishte premtuar gjate luftes. Madje u vendos nje terror i papare dhe nje pushtet totalitar komunist. Zyhdi Herrin e arrestuan me 20 Shkurt 1951. Akuzat kunder tij ishin absurde: Rrjedh nga nje familje e pasur eshte i biri Xhemal Herrit i cili ka qene pro Legalitetit. Mbas clirimit ka mbajtur qendrim armiqesor. Ai nuk i pranoi akuzat. Vete fakti qe kishte punuar ne gazete dhe kishte ndihmuar pushtetin popullor e rrezonte kete akuze. Ai u denua per prejardhjen e tij politike, por dhe si intelektual jokomunist, meqenese punonte ne fushen e shtypit. Naten e 20 Shkurtit trokiten ne porten e shtepise te familjes Herri. Zyhdiu e hapi dhe hyne tre vete te armatosur, qe tmerruan gruan dhe foshnjet, te cilet u zgjuan nga qe te armatosurit permbysen dhe kontrolluan cdo gje. Mama mundohej te qetesonte femijet: Brunhilden gati 3 vjec dhe Geinerin 1 vjec, nderkohe qe ndiqte te shoqin, te cilin e rrembyen dhe nuk e kthyen me. Aty i rrembyen dhe oren e dores. Mbeten ne kujtesen e saj fjalet e tij: Mos ubej merak, do te kthehem shpejt, se nuk kam bere gje. Ajo u rropat dyerve te burgjeve me rroba dhe buke per te shoqin, por e perzinin, duke i thene se nuk ndodhej gjekundi.Nuk e lane te lodhej shume dite, sepse shpejt u lajmeruan qe Zyhdiun e pushkatuan. Ne mbas 5 diteve na internuan bashke me pese familje te tjera. Brunhildes se vogel(dmth mua) me kane mbetur ne kujtese ngjarjet e asaj nate te frikeshme kur ata njerez me shpirtin me te zi se ajo nate shkurti, me moren Babane per te mos ta pare me. Edhe sot me ka mbetur ne shpirt e ne mendje karroceria e hapur e kamionit ku ishim ngjeshur me njeri tjetrin. Na sillnin rrugeve te Tiranes per te bere terror psikologjik. Binte nje shi i bute dhe shume i ftohet, kurse ne ishim veshur vetem me rrobat e shtepise mbasi nuk na lane te merrnim te tjera. Na cuan ne Vlore. Atje na perplasen ne cimenton e akullt te Deges se Brendeshme ku kaluam dy dite e dy nete ne tmerr. Mandej na mbyllen ne nje depo qymyri mbyllur me qepen dhe te ruajtur nga nje roje e armatosur. Nenat bertisnin nga brenda: Hapeni qepenin se po na mbyten femijet. Po na merrej fryma. Me ne fund, grate hapen nje vrime ne mur, si nje frengji, nga e cila hynte drita dhe pak ajer. Ne vitin1994 munden te flisnin fshataret e fshatit Menik, matane Ures se Beshirit. Me ndihmen e M. se Brendeshme u gjend varri i perbashket i 22 fajtoreve pa faj. Gropa ishte bere gati 10 dite para dhe ruhej me police. Naten e 26 Shkurtit cuan 22 vete qe do hynin ne ate grope, midis tyre nje i vdekur dhe nje grua, Sabiha Kasimati. Mbasi i kishin lidhur te gjithe me tela me gjemba, i kishin hedhur te gjalle ne grope dhe i kishin qelluar nga siper. Kete e pohuan fshataret sepse kishin degjuar klithmat e Sabihase. Shkuam dhe i zhvarosem…. Mendoni se cfare mund te ndjesh kur shikon skeletin e eshtrave te Prindit. Antropologu i rregulloi skeletet dhe u vendos te varroseshin bashke, se gjaku i tyre u perzje bashke. Ne gishtin e Babait tim u gjet unaza e marteses dhe mbas analizes dhe inicialeve qe kishte ma dhane mua, qe e kam ne gisht edhe sot. Mbaje bije, me thane fshataret, se eshte amaneti qe ta ka kthyer toka. Jeta ne internim ishte e tmerrshme. Kujtoj duart e Nenes qe kullonin gjak pas nje pune rraskapitese ne ndertim per te na siguruar buken e gojes. Ishte nje bote e eger per ne ku nuk mungonin dhe talljet, sharjet perbuzjet. Me ne nuk luante asnje femije se kishin frike prinderit ti lejonin. Cerdhe dhe kopeshte nuk kishte per ne, sepse nuk ishim si te tjeret, por Nena atje ku punonte, me lopate hapte nje grope dhe na fuste brenda qe te mos largoheshim. Por ne na ruajti dashuria e Nenes dhe e Zotit! Po tani ku jemi? Nuk ka ndonje ndryshim te madh…. Si te tille po trajtohemi prape.
 
 
 
Jetoj me nje pension 150 mije leke ne muaj. Aty jane faturat qe te bien kokes, ilacet plus ushqimi. 
Asgje, vetem se PD na dha dy keste nga demshperblimi i Babait, kurse keta premtuan shume, por asgje.
Nuk ka kompenesim qe te paguaje cfar kan bere komunistet .
Kujtuam se u ndez nje drite jeshile dhe per ne ne ato fillime, por u genjyem. Me vone mesuam qe keta ishin te gjithe te vendosur nga R.Alia. Ato marrin super pensione, populli vuan per buke. C’te besh? Ky ishte fati jone. Zoti e marrte haken Tone.
Brunhilda Herri
 
 
Intervista Kujtim Cekani 

2 mendime mbi “Si ma pushkatuan babane tim Zyhdi Herri,isha vetem 3 vjeçe , asnjeher nuk e harroj ate moment.Nga Brunhilda Herri;

    1. Po ate fat pati Hilmi Hysi qe per fat të keq u ndodh per studime me te njejten kohe me E.Hoxhen me France.Gruaja e tij My ever Hysi ishte me nje femije dy vjec dhe nje ne bark.Ajo grua intelektuale punoi ne kanal ose tek lopet deri Sa I rrit I femijet..As ajo nuk e di varrin e të shoqet.Dhe per me teper të gjithe jetojne edhe sot shume holle sepse hajdutet nuk do e leshojne kurre pushtetin.Do të rrojme e do ti kujtojme por komunizmin nuk e shkulim dot

      Pëlqejeni

Lini një koment