Personi X , akoma me pushtet;Nga Mimoza Leskaj.

Personi X

Fragment e njè jete tè shkuar.!

Me dorèn e majtè mbaja akulloren e bardhè qè kish filluar tè shkrinte dhe e lèpija me shumè èndje, ndèrsa me dorèn e djathtè shtrèngoja dorèn e dashur tè babushit tim.
Tek lèpija akulloren shikoja me kènaqèsi rrugèt e pastra dhe trotuaret e mbushur me njerèz qè shètisnin.
Nè sytè e fèmijve ,cdo gjè duket sikur rrjedh mrekullisht.
Gishtrinjtè tè mbledhur nè dorèn e babushit tim ndiheshin tè sigurtè, mbèshtjellè me dashurinè e njè prindi.
Herè-herè ngrija sytè dhe shihja fytyrèn e tij si pèr tu siguruar qè cdo gjè shkonte mirè. Kènaqesha kur dilja me tè sepse nè rrugèt e qytetit e njihnin dhe pèrshèndesnin shumè njerèz.
I ngrinin kapelen nè shenjè respekti, dhe unè lumturohesha pèr ktè.
Atè ditè ndodhi dicka e vecantè, por qè mua smè shpètoi asgjè.
Nè trotuar tek shètisnim u ndeshèm pèrballè me nji njeri qè bèri fytyrèn e tim eti tè ndryshonte ! -Si jeni shoku…X (nuk do tja nxjer emrin tani dhe pse èshtè emèr i njohur ).. personi nè fjalè pa i kthyer pèrshèndetjen ju afrua ngadalè nè fytyrè, dhe tha..-ah cmè keni shpètuar nga duart,..im atè harroi qè nè dorèn e tij mbante dorèn time dhe pèr njè cast ndjeva qè ma shtrèngoi aq fort sa mè dhembi. E trembur ,nuk bèra zè,
por shikoja fytyrèn me kapele republike ngjyrè gri tè atij njeriu qè mu duk i egèr.
Unè jam i ndershèm dhe i jap atdheut djersèn time…shoku X ..-u pèrgjigj me zè tè ulèt im atè, por tè vendosur.Dhe bèri disa hapa si pèr tè thènè..po largohem.
Rija pa folur dhe shikoja ekspresionet e fytyrave, isha e trembur se mos ma merrte njeri… -E di e di mirè, ..ja ktheu pèrgjigjen X ,por shumè shpejt tè kemi pèrgatitur njè fletrrufe tè madhe ,ku do ta vendosim njè ktu nè Durrès nè ndèrmarje dhe tjetrèn aty ku banon, e pastaj do shohim.U llahtarisa nga ajo qè dègjoja…e dija mirè cdo tè thoshte fletè- rrufe e asaj kohe.!
-Jo nè sy tè vajzès, shoku X..tè lutem ,-u dègjua zèri i tim eti. Pak rèndèsi ka-ja ktheu njeriu i egèr, ju jeni farè qè duhet shuar, dhe as vetè se di si mè shpètove nga duart.
Ndjeva dorèn e tim eti qè mè tèrhoqi me forcè dhe mèrmèriti…natèn e mirè,shoku X. Bèmè njè copè rrugè pa folur, e ndieja se s’duhet tè pyesja..mezi prisja tè shkonim nè shtèpi.
Morèm rrugèn drejt stacionit tè autobuzit dhe pèrshèndetja e njerzve nè ato caste smè bènte mè pèrshtypje.
Fytyra e tim eti kishte marè njè ngjyrè tè verdhè.
Arritèm dhe i thashè me zè tè ulèt …o ba mè thuaj kush ishte, dua tja di emrin, dua ta di ctè ka bèrè.?
U ulèm nè njè dhomè tè dy vetèm dhe pèr herè tè parè ndesha realitetin qè jetonte familja ime…Nè njè natè dimri mes njè shiu, shoku x me njè makinè tè tyren, i bie derès dhe hyn nè shtèpi sikur tè ishte zot i saj.! Unè isha vetèm 1 vjece dhe nè krahèt e mamasè po qaja, im atè mè mer nè krah pèr tè mè pushuar…por shoku X mè zhvat nga duart e tij pèr tè mè hedhur si leckè mbi krevat dhe tèrheq me forcè tim atè, pèr ta hedhur nè birucèn famèkeqe, pèr gjith natèn..
Me pistoletè nè kokè pèr ta detyruar tè bèhej spiun i asaj kohe.
Shoku X e rikthen nè shtèpi tim atè sepse ndèrmarja ku punonte ja kishte nevojèn. Kjo ngjarje u pèrsèrit tre net rrjesht..derisa xhelati u lodh duke dègjuar fjalèn…mè vrit -unè jam shqiptar!!! Nuk e turpèroj babanè tim dhe mbiemrin qè mbaj !
Ja kjo ishte ,bija ime -dhe ti duhet ti dish dhe pse je e vogèl..-Nuk i dihet se c’mund tè mè ndodhè !!!
Nuk qava , shtrèngoja fort sytè tè mos mè rridhnin lot.
Dhe falenderoja nè heshtje qè ishim nè Shijak, sepse xhelati i pèrkiste njè qyteti nga Jugu.!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s