Nga Gazeta Zeri i Popullit 1967 për luftën kundër fesë;

 

download (3)

 


Zëri i 67-ës

Qëndrimi armiqësor i pushtetit ndaj fesë arriti kulmin në vitin
1967.   Pikërisht, në këtë periudhë institucionet fetare u mbyllën të
gjitha, pa përjashtim, edhe u ndërpre çdo lloj veprimtarie, nën
kërcënimin e arrestimit.  Ky proces u shoqërua me një propagandë
të fuqishme antifetare nga strukturat e Partisë, si dhe një fushatë të
gjerë në shtyp.  Gazeta si: Zëri i Popullit, Zëri i Rinisë, Nëntori, dhe
Mësuesi përmbanin herë pas here shkrime kundër fesë me
qëllimin e vetëm, për ta demaskuar dhe paraqitur atë në sytë e
popullit si një mashtrim, si një e keqe e madhe në zhvillimin e
shoqërisë.  Për këtë duhej zhdukur.

«ME SHPATEN E MPREHTE TE IDEOLOGJISE SE PARTISE
KUNDER IDEOLOGJISE FETARE»

Këto fjalë, me gërma të medha, u shtypën në faqen e parë të
gazetës Zëri i Popullit në datën 8 shkurt 1967, duke shënuar
kështu përshkallëzimin e luftës kundër fesë në Shqipëri, luftë e cila
ishte nisur kohë më parë por që tani do të arrinte kulmin. Lufta
propagandistike kundër fesë u shtri veçanërisht në shkollë dhe në
shtyp, që kontrolloheshin plotësisht nga pushteti i asaj kohe.  Më
poshtë vijojnë disa pjesë nga shtypi i kohës të cilat flasin qartë dhe
përgjithësisht jepen pa koment.

“Fjalimin e shokut Enver Hoxha nuk do ta lëshoj nga dora,
sepse ai do të ndriçojë rrugën tonë të vështirë por fisnike.  

Duke i zbatuar porositë e shokut Enver, unë dhe shoqjet e
mija do të shkojmë në skajët më të largëta të malësive dhe
aty do të luftojmë me ashpërsinë më të madhe zakonet
prapanike e paragjykimet fetare….”

Zëri i Popullit, 12 shkurt
1967
«LUFTA KUNDËR FESË – ASPEKT I LUFTËS SË KLASAVE»

“Paragjykimet e zakonet fetare ruajnë farën e degjenerimit
të njeriut dhe po nuk u luftuan me guxim, nuk mund të
formohet njeriu i ri komunist, nuk mund të ecet drejt
ndërtimit të plotë të socializmit.  Masat punojëse me të drejt
janë hedhur në sulm në frontin më të vështirë, në atë për të
çrrënjosur nga zemrat dhe mendjet e njerëzve fenë…

Me besimtarin duhet punuar për ta bindur që të mos
besojë, që të kuptojë në thelb se çfarë janë në të vërtetë
botëkuptimi fetar, zakonet dhe bestytnitë fetare që i kanë
hyrë në jetën e përditshme si një helm, t’i shpjegohet se ku
dhe si çfaqet ky helm, në ç’forma dhe në ç’trajta kamuflohet
dhe se si e pengon atë të marrë pjesë aktive në ndërtimin e
socializmit.

Në këtë luftë, si rezultat i punës ateiste që ka bërë e bën
partia, janë arritur suksese të mëdha.  Për këtë dëshmon
fakti që një pjesë e mirë e popullsisë është shkëputur nga
feja…”         

Nga Zëri i Popullit, 4 Mars 1967

«Kotësia dhe dëmi i paragjykimeve fetare»

“…mbeturinat e besimeve, dogmave, kultet e ritet fetare, të
cilat janë një pengesë për ndërtimin e shoqërisë sonë
socialiste dhe transformimin socialist të ndërgjegjes së
njerëzve.  Historia e besimeve fetare nuk është gjë tjetër
veçse errësimi i mendjes së njeriut…”

Nga Zëri i Popullit, 18 mars 1967

«VENDIME REVOLUCIONARE QE ZHDUKIN NGA JETA
JONE ZAKONET DHE PARAGJYKIMET REAKSIONARE»

“Feja i ka rrenjët të thella.  Ne duhet të luftojmë në rradhë të
parë në familjet tona, me të afërmit tanë, me pleqtë, në
fushë kur punojmë e kudo që të bjerë rasti. Për këtë duhët
të studjojmë sa më shumë libra ateiste shkencorë dhe
matëriale të partisë sonë.”

Nga Zëri i Rinisë, 5 prill 1967

«Jetën tonë do ta shkrijmë në luftë kundër besimëve fetare»

“I dashur shoku Enver!
Fjalimi juaj, shoku Enver, qe për ne si drita e diellit, që sjell
agimin e ditës, ai na hapi sytë e na freskoi mendjen, na çeli
horizonte të gjëra dhe na bëri që edhe ne të ndërmarrim një
sërë aksionësh konkrete kundër besimeve fetare….
Ne ju japim fjalën e nderit, shoku Enver, se jetën tonë që na
ka mbetur do ta shkrijmë në luftë kundër besimeve fetare,
paragjkimeve e zakoneve prapanike.”

Nga mbledhjet e 700 pleqve, plakave dhe ish besimtarëve
të rrethit të Përmetit

Zëri i Popullit, 1967

“Çdo prind duhet të ndjeje përgjegjësi të thellë për
edukimin komunist të fëmijës së tij jo vetëm ndaj djalit apo
vazjës së vet por edhe përpara shoqërisë…  Por në rast se
tek ndonjë femijë vihen re p.sh. çfaqje të besimëve fetare,
kjo padyshim reflekton dhe çkujdesjen e organizatëve
shoqërore ndaj atyre të rriturve, të cilat janë nën presionin e
influencave idealiste  fetare dhe këta ua transmetojnë
fëmijëve të tyre…”

Zëri i Popullit, 1967

«Letra»

“I dashur shokut Enver Hoxha,
Në çdo shkollë fillore, 8 vjeçare, 12 vjeçare . . . do të
zhvillojmë një punë të madhe politike me masat kundër
zakoneve prapanike dhe besime fetare.  Gjatë pushimëve
të verës do të kalojmë nga kooperativë në kooperativë … do
të zhvillojmë një punë të gjerë propogandistike kundër
ideologjisë fetare duke përhapur ndër masat popullore
njohuritë ateiste shkencore.”

Nga Mësuesit e Rrethit të Fierit.

Zëri i Popullit, 11 prill 1967

«DEKLARATË E KOMITETIT QENDROR TË PPSH»

“Një luftë e madhe po bëhet në vendin tonë për të
shpartulluar bestytnitë e paragjykimet fetare, gjithçka të
papajtueshëm për jetën tonë socialiste.  Komiteti Qendror i
Partisë dhe këshilli i ministrave përshëndetin dhe përkrahin
të gjitha këto inisiativa dhe u bëjnë thirrje gjithë popullit që
të luftojnë me guxim për të zhvilluar akoma më tej këto
lëvizje.”

Zëri i Popullit, 30 prill 1967

«LETRA»

“Do të heqim të gjitha ceremonitë e festat fetare….”

Zëri i Popullit, 1967

«SHOKU ENVER NE DURRES»

“Shoku Enver foli për luftën që u duhet bërë zakoneve
prapanike e besimëve fetare për të zhvilluar më tej levizjet
revolucionare të rinisë…”

Zëri i Popullit, 19 shkurt 1967

Do të gjëjmë “lumturinë tonë te partia … dhe jo tek feja e zoti”

B.S.

Zëri i Popullit, 31 mars 1967

«Të zhvillohen e të thellohen më tej inisiativat revolucionare
të masave»

“…kanë gjetur shprehjen e vet konkrete në luftën kundër
besimeve fetare… punë e bërë është vetëm fillimi…”

Zëri i Popullit, 8 Prill 1967

«TË ÇRRENJOSIM PARAGJYKIMET FETARE»
M. Xh.

Nga Zëri i Popullit, 11 Qershor 1967

“Arsimtarët tanë zotohen se do të ndihmojnë me të gjitha
forcat për të djegur në zjarrin e revolucionit paragjykimet
fetar”

Zëri i Popullit, 12 prill 1967

«Zhdukin Zakonet Prapanike»

“… të ndalojnë lutjen e festave fetare . . . u mblodhën para
disa ditëve për të djegur në zjarrin e arsyes e të bindjes
zakonet prapanike e fetare.”

Zëri i Popullit, 13 prill 1967

«Arsimtari ynë të bëhet pishtar i përparimit në fshat»

“Themelimi i revolucionit kultural . . . Drejtori i shkollës 8
vjeçare të Kurdërisë tregoi për punën e madhe për të
çrrenjosur nga masat paragjykimet fetare…”

Zëri i Popullit, 19 prill 1967

“Zëvendësojmë festat fetare ma ato kombëtare”

Zëri i Popullit, 7 maj 1967

 

 

Nga shtypi shqiptar
për luftën
kundër fesë
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s