Konferenca e Mukjes dhe Preludi i Luftës Civile

download (3)

Lufta Civile ishte një konflikt i armatosur që u zhvillua përkrah Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Lufta u zhvillua midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare nga njëra anë dhe Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe Krerëve Nacionalistë të Veriut nga ana tjetër. Konflikti ishte një përballje klasike midis dy rrymave politike shqiptare, të djathtës dhe të majtës shqiptare. Konflikti filloi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga ana e Partisë Komuniste me urdhrin e emisarëve jugosllavë të vendosur pranë tyre. Krahu ushtarak i konfliktit ishin Ushtria Nacional-Çlirimtare Shqiptare nga njëra anë dhe çetat e Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe çetat e krerëve të Veriut. Lufta përfundoi me fitoren absolute të PKSH dhe LANÇ dhe vendosjen përfundimtare të komunizmit në Shqipëri. Konflikti shkaktoi mbi 3000 të vrarë, nga të dyja krahët, ndonëse më shumë nga ana e të djathtëve.

 

Konferenca e Mukjes dhe Preludi i Luftës Civile

Në datat 1-3 Gusht 1943, në fshatin Mukje të Krujës, që ishte nën ndikimin e Abaz Kupit, u zhvillua një mbledhje e përbashkët midis delegatëve të FANÇ dhe Ballit Kombëtar. Qëllimi ishte që forcat shqiptare të bashkoheshin rreth një grupimi të përbashkët dhe bashkarisht të luftonin pushtuesin. Në fillim bisedimet u zhvilluan në fshatin Tapizë të Tiranës më 26 Korrik. Pastaj ato u zhvendosën në Mukje. Dy grupet ranë parimisht dakord me njëri-tjetrin dhe nënshkruan Marrëveshjen e Mukjes, ku kërkohej formimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, luftë kundër pushtuesit dhe krijimin e Shqipërisë Etnike. Fillimisht edhe Enver Hoxha e pranoi marrëveshjen, por kjo i zemëroi pa masë të deleguarit jugosllavë pranë të tij të cilët e detyruan Hoxhën të hidhte poshtë Mukjen, dhe më 2 Shtator në Konferencën e Labinotit ai t’i shpallte luftë Ballit Kombëtar.

Teksti i Marrëveshjes së Mukjes

” Sot, me datë një Gusht 1943 (01.08.1943), në katundin Mukje u mbajt Mbledhja e Dytë në mes të delegacioneve të Ballit Kombëtar dhe të Organizatës së N.Çl.” Kryesia e Mbledhjes me vota unanime iu ngarkua z.Thoma Orollogajt dhe sekretaria z.Mustafa Gjinishi. Bisedimet i hapi z. Hasan Dosti, delegat i Ballit Kombëtar, i cili deklaron, së pas bisedimesh që bëri qëndra e Ballit Kombëtar procesverbali të marrëveshjes së bërë me 25.Korrik.1943, të nënshkruar “ad. Referendum” prej delegacioinit të Ballit Kombëtar, e shohim të arësyeshme të bëhet një shqyrtim i disa pikave të akortit (Marrëveshjes-A.C.)të arritur. Bisedohet dhe vendoset që Pika një e nenit dy të ndryshohet dhe të qëndrojë në ketë mënyrë:

  • -Pika Një: Luftë imediate armikut okupator dhe kunder çdo armiku tjeter eventual okupator;
  • -Pika Dy: Luftë për një Shqipëri indenpendente (të pavarur)dhe për zbatimin e parimit të njohur univerzalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të Vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike;
  • -Pika tre: ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Një Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike dhe popullore;
  • -Pika Kater; ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Këshilli i Shpëtimit të Shqipërisë(K.SH.SH.)do të bije me formimin e një Qeverije provizore;
  • -Pika Pesë: ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Forma e Rexhimit (kah do të shkojë Shqipëria-A.C.)do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Ansambleje Konstituante të zgjedhur me SUFRAZH (plebishit) univerzal direkt.

Delegacionet pjesëmarrëse: Organizata e Ballit Kombëtar: Hasan Dosti, Mit’hat Frashëri, Thomo Orollogaj, Skender Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, major.Raif Fratani, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku, Ismail Petrela dhe Vasil Andoni. Nga K.P.N Çlirimtar: nënkolonel. Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi,Omer Nishani, Sulo Bogdo, Shefqet Boja, Medar Shtylla, Haki Stërmilli, G.Nushi dhe njëfar Stefan.

Formimi i Legalitetit

Të pakënaqur që nuk u pyetën në lidhje me prishjen e Marrëveshjes së Mukjes, zogistët të udhëhequr nga Abaz Kupi, shpallën ndarjen nga Fronti Nacional-Çlirimtar dhe formuan lëvizjen e tyre “Legalitetin”. Ata kërkonin rikthimin e Ahmet Zogut në fuqi, pasi sipas tyre ai ishte pushteti i ligjshëm (legal) në Shqipëri.

Lufta Civile

Faza I, Shqipëria e Jugut[

Shqipëria Jugore ishte teatri kryesor i Luftës Civile, pasi dy forcat kryesore pjesëmarrëse, Fronti Nacional-Çlirimtar dhe Balli Kombëtar ishin të shtrira në jug të vendit. Masakrat dhe atentatet nga të dy palët, por veçanërisht nga ana e komunistëve ishin lanë me qindra të vdekur anekënd jugut të vendit. Më 8 Shtator 1943, Fronti vrau 6 të rinj ballistë në fshatin Ziçisht. Kishte pasur përplasje edhe gjatë muajit gusht, më e rëndësishmja në Libohovë. Data 1 tetor mund të konsiderohet si fillimi zyrtar i luftës civile, meqënëse në këtë datë urdhërohet nisja e saj. Në letrën dërguar më 1 tetor KQ të PK të Gjirokastrës, E. Hoxha urdhëronte: “Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij.” Po më 1 tetor 1943, E.Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës (“Muzhikut”) dhe për veprim gjithë komiteteve qarkore të PKSH, në të cilën urdhëron nisjen e luftës pa marrë parasysh asnjë rrethanë e pasojë kundër Ballit Kombëtar si armik kryesor: “Puna politike kundër Ballit nuk duhet të jetë e vetme në këto raste, ajo duhet të ndihmojë veprimet ushtarake të cilat duhet të jenë deçizive, nuk mjaftojnë mitingje e konferenca, por duhet menjëherë të merret pushteti.” – kërkonte me këmbëngulje E.Hoxha. Ishin komunistët ata që u hodhën në fillim në sulm. Balli u kap në befasi sepse më 16 Shtator kishte humbur jetën në përpjekje me italianët, komandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica. Tre ditë më vonë, më 19 Shtator, ishte vetëvrarë një tjetër komandant i Ballit, Safet Butka. Më 13 Tetor, komunistët masakrojnë pa mëshirë 2 anëtarë të Ballit, në Melçem të Korçës. Në datat 13-18 Tetor, nga luftimet e zhvilluara në Pogradec mbetën të vrarë 8 civilë të pafajshëm. Më 16 Tetor nga luftimet e zhvilluara në Libofshë, mbetën të vrarë 21 partizanë dhe 10 ballistë. Më 21 Tetor, forcat partizane kapën rob dhe ekzekutuan pa mëshirë 68 ushtarë të Ballit Kombëtar në një fshat të Lushnjes. Në Çermenikë, forcat komuniste ekzekutuan 70 ushtarë të Ballit Kombëtar. Në Kuçovë mbetën të vrarë 7 partizanë dhe 2 ballistë. Më 29 Tetor, komunistët vranë në Kavajë 2 anëtarë të Ballit. Në Korçë, Balli dhe komunistët përplasen në Grybec. Vriten 5 ballistë dhe 4 të tjerë kapen rob. Në nëntor Balli riorganizohet dhe hidhet në kundërsulm duke përfituar edhe nga Ofensiva e Përgjithshme e Dimrit, që Komanda Gjermane kishte vendosur të bënte kundër forcave partizane. Shumë çeta të Ballit iu bashkuan ofensivës gjermane, duke e parë si të vetmen mundësi për të shpartalluar FANÇ-in. Ndërkohë pjesa tjetër e Ballit riorganizoi forcat e zonave të Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës dhe u hodh në kundërsulm. Por komunistët nuk u shpartalluan, por me ndihmën e misioneve britanike (të cilat kishin prerë çdo lloj ndihme për Ballin) ata mundën të çanin rrethimin e dyfishtë gjermano-ballist dhe përqëndruan forca të fuqishme në Berat dhe Elbasan. Balli Kombëtar e kishte humbur betejën për Shqipërinë e Jugut, dhe tashmë po tërhiqej në veri bashkë me forcat gjermane. Komunistët vazhduan me politikën e tyre të terrorit duke kryer gjatë muajve nëntor-dhjetor masakra të panumërta në Vlorë, në Mallakastër, në Voskopojë (ku u gjet një varr masiv me 185 trupa). Më e njohura mbetet Lufta e Dukatit e zhvilluar më 30 Nëntor, ku nga përplasja midis forcave partizane dhe atyre balliste, ngelën të vrarë 14 partizanë dhe 10 ballistë. Në Luftën e Gjormit, u dogjën 52 shtëpi, pas 26 orësh luftimi. Në Mavrovë, pas 16 orësh luftimi mbetën të vrarë 24 partizanë. Te tjera përplasje të përgjakshme pati kudo në Vlorë, në Gjirokastër, në Korçë, dhe në Berat.

Faza II, Shqipëria e Veriut[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndërkohë që Balli po tërhiqej, luftimet u përqëndruan në Shqipërinë e Mesme dhe në atë të Veriut. Në Mars 1944, komunistët erdhën në përpjekje edhe me fuqitë e Ballit që komandonte Nezir Muzhaqi, në Polis të Elbasanit, dhe me ato të Xhem Gostivarit, në Dibër. Në Pranverën e në Verën e 1944-ës, përpjekjet midis fuqivet të Ballit dhe komunistëve u përgjithësuan edhe në Shqipërinë e Mesme, në rrethet e Kavajës, të Shijakut e të Tiranës. Dhe në Vjeshtën e atij viti komunistët sulmuan fuqitë e Ballit në Kosovë, që komandonte Ejup Binaku, si edhe çetat e Ballit në rrethe të Shkodrës e në Dukagjin, që patën organizuar vëllezërit Kazazi, Mark Sadiku e Ndue Pali. Më 1 Qershor 1944, Divizioni I sulmues mori urdhër të kalonte në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Në shumë fshatra të Çermenikës, Librazhdit, e të Zaranikës, forcat partizane u ndeshën vetëm me forcat e Ballit. Në zonën e Tiranës, Brigada V kreu veprime luftarake kundër shtabit të Legalitetit në Shkallën e Tujanit. Për t’iu shmangur luftës civile, Kupi u tërhoq, ndërkohë që lajmëronte Mbretin Zog, për vëllavrasjen që zhvillohej midis komunistëve dhe ballistëve. Komunistët u hodhën në Mat, ku luftuan në mënyrë të pamëshirshme me forcat e Legalitetit. Në Fushë-Aliaj më 9 Korrik, partizanët u përballën me forcat e Halil Alisë, ku mbetën të vrarë 21 partizanë. Krerët e Veriut dhe Legaliteti u kapën të papërgatitur dhe të pavendosur kështu që ata u mundën më lehtë se sa Balli Kombëtar në jug. Më 21 Gusht, forcat anti-komuniste vranë në Vig të Shkodrës 5 partizanë. Më 29 Gusht, partizanët dogjën kullat e Mark Gjon Markut. Në gusht 1944, forcat nacionaliste u përqëndruan në Prezë të Tiranës dhe formuan një qeveri me Kryeministër Mit’hat Frashërin dhe Komandant të Forcave të Armatosura, Abaz Kupin. Ndërkohë Krerët e Veriut u mblodhën në disa besëlidhje si ajo e Lumës, Lurës, Matit dhe Dibrës, por pa asnjë rezultat, sepse forcat partizane kishin superioritet numerik. Midis datave 21-23 Shtator u vranë në Kukës 5 civilë nga përplasjet midis partizanëve dhe forcave të Muharrem Bajraktarit. Më 25 Shtator, forcat partizane të Shefqet Peçit masakrojnë 21 fshatarë të fshatit Buzëmadhe në Kukës. Në Kukës ata konfrontohen me forcat e Bajraktarit. Delegatët komunistë e thërrasin Bajraktarin për bisedime, dhe në pabesi e sulmojnë, por ai shpëton. Komunistët sulmuan edhe forcat e Gani Kryeziut në Malësinë e Gjakovës. Më 28-29 Nëntor 1944, Shkodra çlirohet nga forcat partizane dhe i gjithë vendi bie nën pushtetin komunist.

Pas luftës

Forcat antikomuniste organizojnë Lidhjen e Maleve e cila drejton lëvizjet antikomuniste në krahinat e veriut. Në vitet 1945-1946 organizohen dy lëvizje antikomuniste, në Postribë dhe në Koplik, por të dyja dështojnë. Regjimi komunist krijon Forcat e Ndjekjes që ndjekin këmba-këmbës udhëheqësit antikomunistë, veçanërisht Muharrem Bajraktarin dhe Mark Gjon Markun.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s