Na Polli belaja me ”Pollon”.Nga Arenc Berati;

images (5)

 

POST MORTEM per nje proteste me urdher nga POLLO. PD BERAT ka paralajmeruar nje proteste per daten 19 Janar , per te protestuar per rritjen e taksave dhe tarifave , shume mire deri ketu , qe te protestosh eshte demokratike dhe sherben per te spraspsur vendimet e padrejta qe merren nga organet e ngarkuar me ligj. U protestua per armet kimike dhe pas protestes te fuqishme te qytetareve , nuk u miratua ardhja e tyre , proteste e cila u zhvillua perpara se te merrej vendimi . Pse protestohet pas marrjes se vendimit ? Buxheti dhe paketa fiskale per vitin 2016 e Bashkise Berat eshte miratuar ne date 28.12 . 2015 , ku keshilltaret e PD e braktisen mbledhjen dhe shperndane nje deklarte . Ky ishte i vetmi reagim lidhur me kete ngjarje kaq te rendesishme qe lidh jeten e qytetareve te Beratit me ate te Bashkise . Pse therritet kjo proteste ne keto momnete ? A i sherben kjo proteste qytetareve dhe biznesit ne Berat ? Kush eshte perfituesi i vetem i kesaj proteste ? Buxheti u miratua , paketa fiskale po ashtu , taksat u rriten qytetaret dhe biznesi do te paguaj dy fish me shume se c ka paguar ne 2015 dhe kjo vendimarrje nuk zhbehet . Qytetaret nuk mund te paguajne me pak se viti 2015 as biznesi, por disa here me shume . Me kete proteste qytetaret dhe biznesi , jane te tradhetuar . Pse nuk protestohet perpara Drejtorise Arsimore ku cdo dite e me shume largohen mesues nga puna dhe u prishen vendimet e emrimeve pa asnje shkak , apo te protestohet perpara institucioneve te tjera per cdo padrejtesi qe u behen qytetareve . Ka nje pergjigje shume te thjeshte . Nga kjo proteste perfiton vetem Genc Pollo qe ai te justifikoj punen e tij me urdherin qe ka dhene . POST MORTEM , vjen nga fjala latinishte “pas vdekjes ” dhe kjo proteste qe do te kishte kuptim te plote dhe legjitim te behej perpara se te vendosej nga Keshilli i Bashkise Berat per rritjen e taksave dhe jo pasi ky vendim eshte i ligjeruar. Sipas nje fjale te urte te popullit kjo do te thote : vdis njehere pa me pas do te dua .

Arenc Berati

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s