Ai ka pjelle Gjeli Veze ”Pollos ,,ne Berat .Ja ke votojn Demokratet.

Hijena që po shqyen PD-në/ Genci i madh apo Pollo i vogël

 


Hijena që po shqyen PD-në/ Genci i madh apo Pollo i vogël

Aktualisht opozita po kalon një goditje tjetër pas humbjes së thellë ne 21 qershor. Por kjo humbje po përpiqet të kalohet qetësisht, ende nuk ka asnjë rezultat konkret apo levizje në terren nga opozita për një analizë konkrete mbi rezultatin. Ndoshta vetë PD, po vjedh slloganin e Ilir Metës “Me qetsi dhe dashuri”, për të zhvilluar procesin e analizave të saj në bazë.

Por kjo situatë ka shkaqet dhe pasojat, ka të humbur dhe të fituar. Në cdo rast të humbur janë të gjithë, të fituar janë vetëm hijenat që qëndrojnë në hije duke shqyer gjithcka ka mbetur në PD, një moment që ata të gjenë më shumë hapësirë.

pollo 12

Një hijenë është edhe një nga personazhet që aktualisht qëndron në hije, por që ka një rol mjaft të rëndësishëm në strukturimin e opozitës, apo dhe vendimmarrjen e saj. Ky është Genc Pollo, i njohur si andarti ose së fundi në korridoret e PD e quajnë hijena e vjetër, për shkak të kërmave që mban nga pas dhe ngre në PD.

Genc Pollo është një ish dhjetorist që qëndroi nën hijen e Sali Berishës kur ky ishte president, më pas u bë nënkryetar partie. Një ditë pasi paguhet meret dhe përdoret për të krijuar një turbullirë tek opizita në vitin 1999. I ndjekur nga disa kylyshë dhe zagarë që sot kanë zënë poste kyce në PD, Pollo garon për kryetar, ditën e kuvendit tërhiqet si palaco. Them palaco pasi skenari i tij ishte më shumë se qesharak. Braktis  sallën dhe le të vetëm një nga minjtë e tij,  Kreshnik Collakun i cili lexoi një deklarate sa të pështirë aq edhe qesharake. Niku i Gencit bënte ultimatume, ai ishte koka e madhe e të ardhmes të PD, kuptohet i projektuar nga Genc Pollo, por që nga salla e nxorën me shqelma.

Më pas bën një parti së bashku me Nikun apo Ennon me shumë N, ku përfshihen edhe disa personazhe të tjerë. Nuk bënte asgjë, thjesht sakatonte opozitën në vitin 2000 apo 2001, ku PD mori një goditje të madhe nga loja e Genc Pollos. Më pas bashkohet me shpejtësi me Berishën ne 2005. Rrëmben postin e Ministrit të Arsimit. Akuza pafund për korrupsion dhe klientelizëm. Pollo është ideatori dhe realizuesi i kioskëzimit të universiteteve në Shqipëri. Qindra e mijëra euro për licensa. Pa folur për shtypshkrimet dhe materialet që tenderoheshin për shkollat. Drejtorët e tij në disa rrethe ishin skifterët që mbidhnin lekët për cdo emërim që shkonte 2-3 mijë euro.

Pas skandalesh të shumta dhe akuzave se kishte llogari të fshehta bankare në Qipro, kalon Ministër Inovacioni. Pollo vazhdon sekserizman dhe aktet e tij korruptive. Rasti i digjitalizimit të TVSH-së, është një tjetër skandal i cili përfshiu këtë personazh në një debat publik me komisionin, anëtarë të të cilit e akuzuan për ndërhyrje në një procedure ku shuma ishte 20 milion euro. Kuptohet Genci kërkonte të kafshonte llokmën e tij.

Gjatë kohës që drejtonte ministritë ka pasur edhe skandale të tjera rozë, por këto i përkasin jetës të tij private.

Këto janë pak shumë pak për këtë personazh që nga symbol i hajdutit, korrupsionistit, pazarxhiut, sot në hije pranë sqetullës së Lulzim Bashës në PD.

basha pollo

Po sot? Genc Pollo është një nga hijenat që luan në hije në opozitë. Ai ska asnjë post, por ka edhe të gjitha postet. Kjo duket qesharake por është fatkeqsisht e vërtete.

Në organizim një tjetër palaco i oborrit të Pollos, një person që ka fiksim të ketë sa më shumë N në emrin e tin si psh Ennnonnnn Bozdo. Ky i fundit një dështak klasik, fushata e fundit tregoi se Bozdo nuk shërben për asgje tjëter, vetëm që Pollo në disa degë të ngrejë sa më lart mbështetësit e tij, ndoshta me një lojë që më vonë ti ketë në lista për deputetë dhe në cdo moment të jetë një faktor i fortë me mandate përballë Bashës.

Pollo është njeriu që sot dirigjon nga pas cdo lëvizje, udhëzim dhe veprim konkret të opozitës. Në hije duke përsorur edhe deshirën e Bashës për të sakatuar militantët, strukturat, apo edhe grupin parlamentar, i vetmi që i shpëton furisë është Genci, ai vërtet është një “Genci i madh” që dirigjon një masakër që po bëhet mbi trupin e opozitës.

Hijenat politike në PD kanë qenë të shumta, por Pollo duket më jetë gjati por edhe më i sukseshmi. Brilant në ligësi, specialist në pabesi, klientelist  dhe i akuzuar për afera  korruptive, ky është sot vërtet krahu i djathtë i Lulzim Bashës. Opozita ka sot një hijenë. Në hije i fshehur pas Lulzim Bashës, “Genci i madh” apo Pollo i vogel udhëheq pa u ndalur……

pollo 12….

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s