Shqipëria numërohen 55 ultramilioner, që në llogarinë e tyre kanë mbi 7 miliardë dollarë.

1916377_1102535538362_7340375_n

 

 

Një studim i fundit mbi pasurinë, ka nxjerr Shqipërinë të 37-ën për nga numri i ultramiliarderëve. Sipas raportit në Shqipëri numërohen 55 ultramilioner, që në llogarinë e tyre kanë mbi 7 miliardë dollarë.

Numri 55, krahasuar me vende të tilla në rajonin tonë si: Bullgaria, Maqedonia apo Mali i Zi, rezulton se shtresa e njerëzve “ultra të pasur”, t’i kemi më të shumtë në numër.
Këtë e konfirmon raporti më i fundit botëror mbi pasurinë në botë, i titulluar “World Ultra Wealth 2012-2013”, i cili siç raporton, e ka renditur saktësisht Shqipërinë, të 37-n në Evropë për nga numri i ultra të pasurve.
Sipas të dhënave të raportit, nga 53.441 persona të tillë që numërohen aktualisht në mbarë Evropën, me një pasuri prej rreth 7 miliard dollarë, 55 prej tyre gjenden në Shqipëri.
Sipas raportit pasuria prej 7 miliardë dollarësh ose më shumë se 700 miliardë lekë, është e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, gjë që me ulrtamilionerët e vendeve të tjera nuk ka ndodhur.
Kjo fakton se efektet e mundshme të krizës financiare, nuk e ka bërë asnjërin prej tyre që ta humbasë statusin e të qenit “ultra i pasur”, siç ka ndodhur në Evropë, ku 1.054 persona nuk quhen më të tillë që nga viti i kaluar.
Aspekti pozitiv i këtij raporti për vendin tonë krahasuar me vendet e tjera evropiane, është ai në lidhje me përqindjen, në tërësi rritëse të pasurisë në tërësi, si e tillë, e cila rezulton me 4% më shumë se vitin e kaluar.
Tregues ky i cili rezulton në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës si negative, përjashtuar vetëm Gjermaninë që e ka atë me 5.4% apo Britaninë e Madhe me 3.9% dhe Zvicra 3.1%.
Kurse Franca apo Norvegjia, të cilat mbahen për nivelin e tyre të lartë ekonomik, e kanë këtë tregues negativ, përkatësisht -11.2% apo -3.1%.
Sipas raportit të “World Ultra Wealth 2012-2013”, Qiproja numëron vetëm 45 ultramilionerë, Bullgaria po 45, Maqedonia 35 dhe Mali i Zi vetëm 21.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s