Përkujtohet 40-vjetori i vdekjes së Gjeneral Abaz Kupi.

Përkujtohet 40-vjetori i vdekjes së Gjeneral Abaz Kupi

Të shtunën, më dt. 9 Janar 2016, Dega PLL në SHBA, në bashkëpunim me familjen Kupi, organizoi një ceremoni përkujtimore për 40-vjetorin e vdekjes së Gjeneral Abaz Kupi.

Kronikën e plotë të kësaj ceremonie mund ta gjeni tek profili i gazetarëveDalip Greca dhe Beqir Sina të cilët i falenderojmë për pasqyrimin e këtij aktiviteti.

Në vazhdim gjeni mesazhin që dërgova në emër të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”.

Tiranë, më 9 Janar 2016

MESAZH DREJTUAR DEGËS PLL NË SHBA

I nderuar Kryetar i degës PLL në SHBA, z. Hakik Mena,
E nderuara Familja Kupi,
Të dashur Legalistë, miq dhe të ftuar,

Me rastin e ceremonisë përkujtimore që organizoni sot për 40-vjetorin e vdekjes së Heroit të rezistencës së 7 Prillit 1939 dhe figurës së shkëlqyer të nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar, Gjeneral Abaz Kupit, kam nderin t’ju drejtohem nëpërmjet këtij mesazhi për t’ju shprehur se të gjithë legalistët bashkohen dhe përulen bashkë me ju para veprës së udhëheqësit historik të “Levizjes së Legalitetit” dhe nacionalizmit shqiptar.

Me plot arsye, PLL është krenare për trashëgiminë që na ka lënë Gjeneral Abaz Kupi, për rezistencën që organizoi kundër pushtimit fashist në zbatim besnik të urdhërave të Mbretit Zog, për luftën e pa kompromis që zhvilloi dhe udhëhoqi kundër diktaturave nazi-fashiste dhe sllavo-komuniste, për angazhimin e tij për t’ju ofruar shqiptarëve lirinë, demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin në një shtet unitar, me institucione legjitime dhe për vendosmërinë e tij për ta radhitur Shqipërinë në kampin perendimor.

Jemi krenarë sepse veprimtaria e Gjeneral Abaz Kupit, në Shqipëri dhe në mërgim, ishte shembullore dhe e pa përlyer dhe si e tillë do të mbetet gjithmonë referencë dhe frymëzim për shqiptarët e ndershëm se si ata mund t’i shërbejnë Atdheut dhe Kombit.

Në këtë vit jubilar të 40-vjertorit të vdekjes së personalitetit që bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tij e emëruan “Kryetar nderi të përjetshëm i Legalitetit”, ne jemi më të vendosur se asnjëherë tjetër për të vazhduar përpjekjet tona derisa të realizohen idealet e Gjeneral Abaz Kupit dhe të Etërve tanë shpirtëror.

Pavarësisht se Legaliteti dhe legalistët kanë ditur të vlerësojnë figurën e Gjereral Abaz Kupit duke organizuar në çdo përvjetor të vdekjes së tij një ceremoni përkujtimore në shtetin mik Amerikan ku prehen akoma eshtrat e Tij, nuk mund të fshehim keqardhjen tonë për faktin që qeveritarët shqiptarë të tranzicionit, ende nuk janë shkëputur plotësisht nga mendësia komuniste sepse, po të ishte ndryshe, do të kishte qenë në nderin e tyre dhe të shtetit shqiptar që të riatdhesoheshin zyrtarisht eshtrat e Gjeneral Abaz Kupit dhe emri i Tij të shkruhej në historinë zyrtare, krahas emrit të atdhetarëve dhe patriotëve më të mëdhenj të vendin tonë,

Në këto kushte është detyrë e jona dhe e djemve dhe vajzave të atyre që ndërtuan shtetin shqiptar dhe e mbrojtën pavarësinë, lirinë dhe nderin e Shqiptarëve në kohërat më të vështira, që të tregojmë se sakrificat e të parëve tanë ishin të drejta.

Duhet të vazhdojmë të mbrojnë, promovojmë dhe jetësojmë vlerat morale, politike dhe kombëtare të nacionalistëve si Gjeneral Abaz Kupi dhe të ndjekim shembullin e Tij dhe të patriotëve të tjerë me në krye Mbretin Zog, pasi vetën kështu do të kryejmë detyrën tonë ndaj Atdheut dhe Kombit dhe do të kontribuojmë që brezat e ardhshëm të gëzojnë një Shqipëri të lirë, të sigurt, të zhvilluar dhe të bashkuar; – atë Shqipëri për të cilën lindi dhe jetoi Gjeneral Abaz Kupi.

I paharrueshëm qoftë kujtimi i Tij !

Vëllaznisht i juaj,

Sulejman Gjana
Kryetar i PLL

foto di Sulejman Gjana.
foto di Sulejman Gjana.
foto di Sulejman Gjana.
foto di Sulejman Gjana.
foto di Sulejman Gjana.
+12
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s