Beniamin Bakalli zgjidhet kryetar i Degës PLL Tiranë.

 

Beniamin Bakalli zgjidhet kryetar i Degës PLL Tiranë

Sot, më dt. 23 Janar 2016, Dega PLL Tiranë zhvilloi punimet e saj.

Pas raportit të kryesisë së degës, kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana, mbajti një fjalë ku theksoi se ky riorganizim “diktohet nga reforma administrativo-territoriale, që me ndarjet e reja të njësive vendore përkon me shtrirjen gjeografike të strukturave tona në terren, gjithnjë në funksion të zgjedhjeve politike e vendore ku PLL merr pjesë dhe konkurron si nevojë jetike e ekzistencës politike të saj dhe në funksion të përmbushjes së amaneteve kombëtariste dhe misionit historik të restaurimit të Monarkisë dhe qeverisjes e drejtimit të vendit kah prosperiteti”..

Ai shtoi se: “ky ristrukturim diktohet edhe nga nevoja e mbushjes së boshllëqeve në zonat pa struktura të trashëguara, nga nevoja për rivitalizimin e strukturave të mefshta, të kalcifikuara e të marra peng nga disa drejtues të paaftë, pa vizion e të familjarizuar me rezultatet negative dhe me lidhje sektare”.

Kryetari Gjana theksoi se të gjithë legalistët kanë konsideratë të veçantë për degën PLL Tiranë dhe për punën e angazhimin e derisotshëm të kryetarit të degës, z. Artan Tujani, i cili ka dhënë dhe jep një kontribut intelektual cilësor në të gjitha funksionet e veta në bazë dhe në kryesi.

Më pas, z. Gjana, foli rreth problemeve aktuale të vendit dhe konkludoi se: “Tashmë ky model qeverisës i dështuar dhe i korruptuar deri në palcë ka marr fund bashkë me ëndërrat për riardhje në pushtet të segmenteve të klasës politike, që kanë zgjuar një urrejtje legjitime në popull”.

Ai theksoi se: “Një klasë e re politike pritet të votohet nga shqiptarët” dhe se “shpresat e popullit tek opozita po rriten dita-ditës dhe PLL po konsiderohet si një partner i besueshëm nga të gjitha forcat opozitare, çka na jep besim legjitim për rrugën e drejtë që kemi nisur dhe qëndrimet objektive që kemi mbajtur”.

Ne fund të fjalës tij, Kryetari Gjana tha se: “PLL do të rikthehet në pushtet bashkë me opozitën aktuale por tashmë me pozicion të qartë bashkëqeverisës, me filozofi dhe kredenciale të shëndosha, pa lëmosha dhe marrëveshje klienteliste, por e gatshme për të kontribuar me përfaqësues idealistë e të kualifikuar në administratën e re që do të jetësoi projektet antikrizë dhe solidë të zhvillimit”.

Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i PLL, z. Sadedin Balla bëri përmbledhjen e hapave të hedhura deri sot për riorganizimin e degëve të PLL dhe njoftoi delegatët se z. Beniamin Bakalli kishte paraqitur kandidaturën për postin e Kryetarit të degës PLL Tiranë.

Ne vazhdim të punimeve të mbledhjes, z. Bakalli mbajti një fjalë ku theksoi se: “një dimension i pamohueshëm në lidhjen time me Legalitetin është dhe fryma patriotike dhe antikomuniste që bart kjo forcë” dhe se “duke e parë se si kjo frymë e Legalitetit ka vazhduar të ruhet e pacenuar edhe në periudhën postkomuniste, mund të them me bindje se është partia së cilës duhet t’i përkas”.

Z. Beniamin Bakalli u zgjodh me unanimitet të votave në funksionin e Kryetarit të Degës PLL Tiranë.

Kjo konferencë e Degës PLL Tiranë u mbajt në vazhdim të procesit të riorganizimit të degëve të PLL sipas vendimeve të datës 11 Shtator 2015 dhe 10 Dhjetor 2015 të Kryesisë për organizimin e degëve të PLL mbi bazën e ndarjes së re territoriale.

*****

Biografi e shkurtër të Kryetarit të ri të degës PLL Tiranë

Beniamin Bakalli ka lindur në Tiranë më 18 Mars 1966.

Rrjedh nga një familje autoktone intelektuale Tiranase.

Me ardhjen e qeverisë komuniste në pushtet familja e Beniaminit pati pasoja si nga nëna, Llagami, ashtu edhe nga trungu i tij Bakalli.

Arrestohen dhe dënohen për veprimtari antikomuniste pjesëtaret e familjes së tij. Daja i tij Fatmir Llagami ka bërë 27 vjet burg politik ndërsa vëllai i tij, Bujar Bakalli, ka bërë 13 vjet burgim politik dhe 4 vjet internim. Shume njerëz të tjerë të trungut familjar si Emin Bakalli dhe Fiqiri Llagami u dënuan gjithashtu nga regjimi komunist.

Duke u rritur në një familje me ide antikomuniste Beniamini vendosi të largohet nga Shqipëria dhe më 1 korrik 1990, së bashku me 9 anëtarë të familjes së tij, thyen murin e ambasadës Turke në Tiranë dhekërkuan azil politik.

Aktiviteti politik i tij antikomunist bën pjesë kryesore në formimin e tij.

Pas vendosjes në SH.B.A. dhe një eksperience profesionale të suksesshme në drejtimin e departamenteve të kompanive prestigjioze amerikane, në vitin 2011, ai vendosi të kthehet në Shqipëri ku përveç jetës profesionale, vendos të japë një ndihmesë në edukimin e brezit të ri për krimet komuniste dhe krijon e sponsorizon faqen elektronike “Gjenocidi Komunist në Shqipëri” ku denoncon dhe jep informacion të çmuar për zbardhjen e krimeve komuniste.

Përveç gjuhës amtare, z. Baniamin Bakalli zotëron edhe anglishten dhe italishten, dhe është dalluar për aftësitë e veta për të marrë përgjegjësi, punuar në ekip si dhe për kompetenca organizative dhe komunikimin profesional.

foto di Partia Legalitetit.
foto di Partia Legalitetit.
foto di Partia Legalitetit.

Advertisements

Një mendim mbi “Beniamin Bakalli zgjidhet kryetar i Degës PLL Tiranë.

  1. Ka ardhe koha qe PLL cdo fushate te konkuroje vete ne te gjitha zonat duke premtuar tek opozita qe mendon kolicion pas zgjedhjeve.
    Programi elektoral i PLL duhet te kete ndryshime te theksuara ne menyre qe elektorati te heqe dore nga spiunet e deri tanishem qe e cuan PD ne me te njejtin program te komunisteve, duke realizuar rreforma agrare ne shekullin 21 kur bota pronen se ka levizur prej 200 vjetesh.
    Premtim para popullit me program per nji hetim te cdo kapitali te vene nga politikanet te cdo krahu qofshin, po qe se na besoni per drejtim te shtetit. Dhe ekektorati duhet ta marre vesh mire se kerkohet mbi 50 perqind perkrahje, ndryshe duroni kure te ju mbushet mendja.
    Cdo bashkpunim para zgjedhore nuk jep shanse per te realizuar programin e PLL.
    Kush ndikon ndryshe per keto propozime , don te thote qe eshte i ngarkuar me i sherbyer politikes se deshtuar te deritanishme.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s