Ka qene oportunist, me sakte, besnik i sistemit diktatorial.Nga Gramoz Xhaferi;

 Mostra immagine a dimensione intera

Pse druhen ta pyesin Kadarene?

U fola nxenesve dje per Kadarene ne nje ore mesimi te planifikuar me rastin e pervjetorit te lindjes. U thashe dhe me thane se ka lindur ne Gjirokaster, se sistemi komunist e denoi ne rinine e hershme me nje akuze te rreme per falsikim monedhash,(ndodhi qe ai e permend vete) se shkoi per studime universitare ne Moske…Folem per veprat e para e te pastajme, thame me plot gojen se eshte nje mjeshter i madh i prozes e i vargut, permendem, mes te tjerash, vjershen “Mall” (vec t’i degjoje adoleshetet sa me pasion recitonin ‘ca pika shiu rane mbi qelq/ dhe une per ty sec ndjeva malle…’), permendem tregime, novela e romane, folem per vleresimet nderkombetare, uruam te gjithe me nje ze per cmimin e fundit qe mori ne France, vura theksin te tematika e larmishme e veprave te tij, vecanerisht ato me karakter etniko-historik, qe aq shume lartesojne kombin tone te lashte. Sa i perket qendrimit te tij, ngeca pak…T’ju them te drejten, u thashe te verteten nxenesve: “Ka qene oportunist, me sakte, besnik i sistemit diktatorial. Mjaft te kujtojme vleresimet e poshtra te tij per poetin yll e drite- Gjergj Fishten, per Bilal Xhaferrin, etj., vjershat famekeqe per ‘armiqte’ e kulaket, idealin komunist te ‘Shqiponjat fluturojne lart’, levdatat qe te kallin krupen per diktatorin famezi e ditezi te shqiptareve te ‘Dimri i madh’, …Nje nxenes, per te me kundershtuar, me kujtoi romanin “Pallati i endrrave’, ku Kadareja, sipas tij, shfaqej si kritik i sistemit…I kujtova se, nese mund te thuhet e njejta gje edhe per romanin ‘Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo’, per gjase se dhe atje goditet zyrtari i partise, etj…U kujtova se, kur mjeku kuron plaget e nje lebrozi, nuk do te thote se po e vret ate, edhe pse plaget djegin…E kunderta, i jep me shume jete.

Dreqi e mori! Ne mbremje, erdhi si me porosi intervista e shkrimtarit ne TV, vecanerisht kur gazetari e pyeti per simpatine qe tregon per diktatorin te ‘Dimri i madh’. Pa droje ai u pergjigj, me fjale te tjera, se ‘diktatori ishte simpatik kur kundershtoi me kembengulje udheheqesit e tjere komuniste, se mbrojti vendin e tij…,etj.)’ Me erdhen melcite ne gryke! Po si more zoteri ishte me simpatik ai nga Gomulka apo Kadar, edhe pse ishin te nje marke? Po si more ishte simpatik ai horr horri , i cili kishte futur ne dhe te gjalle nje popull te tere?
Me erdhi te ulerija se pse gazetari nuk e pyeti per ndjesen qe duhej t’i kerkonte shpirtit te poetit Fishta,’armiqve’ e kulakeve…
U qetesova kur shkrimtari e tha qarte se ‘une isha besnik i partise.’
Ka te drejte! Ku eshte zeri i martireve antikomuniste? Flisni ju, te zotet e mendjes e te fjales! Ju lutem, flisni, se per pak kohe, padrejtesisht do na zhvendosin nga ana e padrejte!

Gramos Xhaferi
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s