Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit.

DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

2. Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist Shqipëria gjatë 45 viteve pas çlirimit nga nazistët, përjetoi një prej prej diktaturave komuniste më të egra në Europe. Gjatë kësaj periudhe u ekzekutuan për motive politike burra dhe gra. Janë dënuar me burg, ose dërguar në kampet e punës së detyruar mijera persona dhe me pas kaluan në kampet e internimit . Komunistët erdhën në pushtet nëpërmjet luftës kundër okupatorit dhe kundërshtarëve politik dhe e mbajtën pushtetin me anë të dhunës si tipari kryesor i luftës së klasave, , individëve dhe grupe të shumta brenda gjirit të partiesse krijuar. Për mbajtjen e pushtetit, Partia Komuniste, krijoi institucionet e dhunës, të cilat quheshin organe të diktaturës së proletarjatit, misioni i të cilave ishin te shërbenin në mbajtjen e pushtetit. U kujdes që organet e drejtësisë penale, të ishin besnike të saj dhe klasave e grupeve shoqërore që ajo përfaqësonte duke shtypur, dënuar e persekutuar pjesën tjetër të shoqërisë. Parimet e sanksionuar në kushtetutë, për barazinë para ligjit, unitetin e popullit, drejtësinë e paanshme, ndalimin e diskriminimit etj, kanë qenë thjesht slogane abstrakte, paasnjë vlerë. Politika kriminale, legjislacioni penal dhe sistemi i drejtësisë penale i Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës së proletariatit, ishin pjesë përbërëse e sistemit socialist. Funksioni kryesor i shtetit totalitar ishte dhuna dhe shtypja, që përcaktonte politikën kriminale dhe luftën juridike penale si formë të luftës klasore. Si model i politikës kriminale, legjislacionit penal dhe zbatimit të vendimeve penale, ishte marrë eksperienca e vendeve të bllokut komunist të Europës Lindore dhe kryesisht eksperienca sovjetike. Politika kriminale si nje pjesë e politikës së përgjithshme shtetërore, u zhvillua nën orjentimet dhe udhëheqjen politike dhe ideologjike të Partisë së Punës, e cila solli pasoja shumë negative jo vetëm në dhënjen e drejtësisë, por edhe në kuturën demokratike dhe shtetin ligjor. Partia u kthye në të vetmin pushtet real në Shqipëri, e cila qëndronte mbi çdo institucion, mbi gjyqësorin, legjislativin dhe ekzekutivin. Përmasat e politizimit të organeve të drejtësisë, u rritën veçanërisht pas viteve 1966-1967, kur nën shembullin kinez, udhëheqja komuniste shqiptare, ndërmori reformat për revolucionarizimin e vendit, thellimin e vijës së masave dhe luftën kundër burokratizimit. Kjo periudhë u shoqërua menjë ashpërsim të mëtejshëm të luftës së klasave dhe me ndryshime në legjislacionin penal, i cili u çvesh dhe u pastrua nga ato pak parime, të cilat formalisht ishin sanksionuar më parë. Burgjet e regjimit komunist u bënë simboli më i qartë i dhunës, shkeljeve të të drejtave të qytetareve dhe shtypjes. Nën shembullin e Gulagut të Bashkimit Sovjetik u ngriten kampet e punës se detyruar ku u grumbulluan mira te burgosur ordiner dhe politik, të cilët kanë punuar në kushte çnjerzore të çveshur dhe pa ushqyer, nën kërcënimin e armve.Të burgosurit dhe të paraburgosurit e regjimit komunist, si dhe familjarët e tyre, janë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare, të cilët përballuan peshën kryesore të dhunës, shtypjes dhe shfrytëzimin barbar për ndërtimin e vendit pa asnjë shpërblim.

3. Sami Dangëllia, 43 vjet burg Historia e njeriut që vuajti më shumë nga komunizmi Ka lindur në fshatin Menkalas të Devollit më 1920 –të, fëmijërin e kaloi në fshat, më vonë shkon ushtar dhe që andej bashkohet me Ballin Kombtar dhe bëhet një nga aktivistët kryesorë të krahinës, por nuk zgjati dhe komunistët kthehen fitues dhe menjëherë fillojnë të ndjekin familjet nacionaliste, balliste dhe kundërshtaret politik. Pre e kësaj gjuetie u bë edhe Sami Dangëllia. Kështu më 8 Tetorë 1944, arrestohet dhe burgoset në burgun e Korcës dhe vetëm një vitë më vonë e shpallin “armik të popullit” Sami Dangëlli u vendosë në burgun e Burrelit. Më pas fillojë interrnimi, por së shpejti do të ridënohej dhe 1960 dënohet me 25 vjetë burg dhe dërgohet përsëri në Burrel, ku do të mirrte dhe nofkën “Gjyshi”. Më pas kalvarin e vuajtjeve do ta kolojë në Spac, ku Dangëllia punonte shumë për të nxjerrë bukën e gojës , pasi nuk kishtë as një ndihmë nga të afërmit. Punoi i skllaveruar, por i pamposhtur nga torturat dhe ne 21 Maj 1973, ishte një nga organizatorët e revoltës së Spacit. Megjithse nuk është lancuar si emër (sepse gjatë këtyre viteve revolta e Spacit është shkruajtur sic edhe e përmendëm më lart sipas orekseve të ca të burgosurve të vegjel) Një fakt të tillë e ncjerrë në pah redaktori i gazetës “Liria” Vesejl Kulla i cili në një takim të organizuar enkas për revolten e Spacit, oratori bëri prezent jo vetëm qëndresën e Dangëllisë në revoltën e Spacit, por dhe faktin se ky i fundit vuajti 43 vjet burg. Pas revoltës së Spacit, Dangëllia ridel për të tretën herë në gjyq dhe dënohet me 25 vjet burg dhe 5 vjet humbjen e qytetarisë pas burgut. Sami Dangëllia vdiq në moshën 61 vjecare në burg, pra 43 vjetë burg gati dyfishi i Mandelës. Lajmi i vdekjes Ra çanga (kështu i nis rreshtat një bashkëvujtës) për t’u rreshtuar në punë. Pasi dolën të gjithë të burgosurit vumë re se mungontë Sami Dangëllia. Pak minuta më vonë verifukuan disa gardian dhe më pas hyri mjeku, ku doli me një mimikë të ç’thurur, duke thënë, që ka ndërruar jetë. Kjo ngjarje e dhimbshme përkon me datën 23 prill 1987, në orën 23. Varrimi u bë nga burgu, pa e parë askush dhe pa e ditur se ku u varros, Sami Dangëllia që vuajti plotë 43 vjetë burg.

4. Sulo Gradecit I shpetuari I denimit me vdekje Sulo Gradecit. Njeriu që iu besua për 30 vjet jeta e Enver Hoxhës, tregon për momentet e tmerrshme të periudhës së luftës nacional- çlirimtare, kur ai në moshën 15-vjeçare u radhit në formacionet e rregullta partizane. Akte të larta heroizmi, por edhe momente tmerri ku vetëm çastet dhe rastësitë e ndanin atë nga vdekja. Kështu, Sulo Gradeci përfundon luftën duke pasur si “peshqesh” prej saj plot tre plagë të rënda në trup, ku një plumb i ka përshkruar kokën. E ndërkaq, në surprizat e këtyre rrëfimeve regjistrojmë të veçantën e panjohur më parë atë që pikërisht Balli Kombëtar, në mesin e vitit 1942 ka marrë një vendim ekstrem që kudo të gjendej Sulo Gradeci të qëllohej pa hezitim. Por, ndërkaq edhe Sulo Gradeci ka marrë një urdhër në vitin 1943 për të gjetur komandantin e tmerrshëm të Ballit Kombëtar në Berat Kadri Cakranin, Kasem Trebeshina vrasesi ne zbatim te urdherave te Enverit  Rasti është vrasja e partizanit Zaho Kokës, të përfshirë në historinë e famshme të dashurisë, që endet akoma si mister, me Ramize Gjebrenë që u pushkatua nga partizanët.

5. dëshmive arkivore për këtë ngjarje në librin e S. Bejkos, “Disidentët e rremë”. Mato Hasamataj :Ekzekutimi I Ramize Gjebreas Ishte 5 marsi i vitit 1944. Mungonin vetëm dy udhëheqësit . Komandanti i Brigadës së V-të, Shefqet Peçi, dhe Komisari Hysni Kapo, ndërkohë që organizohej vrasja për akuzën e pabesë, në shtabin partizan 21 –vjeçarja, përgjegjësja e rinisë së brigadës së V-të Sulmuese, Ramize Gjebrea, pushkatohet në 5 mars të vitit 1944, pa asnjë provë por me urdhër nga lart që kurrë nuk u mor vesh nga cili nënshkruhej. Të vërtetat e kësaj vrasjeje janë në varr por nuk është bërë asnjë përpjekje edhe për të gjetur autorët e këtij ekzekutimi megjithëse, një vit më vonë u Zhvillua gjyqi i Gjykatës së Lartë. Ramizeja u akuzua se ishte e dashura e fshehtë e Komandantit të batalionit të Brigadës së V-të, Zaho Koka, e ndërsa ishte zyrtarisht e fejuara e Nako Spirut. Gabim ky i pafalshëm, (dashuritë e fshehta) për “partinë” dhe Ramize Gjebrea meritonte ekzekutimin e pabesë prapa shpine…! Por pse jo, shkaqet këtij ekzekutimi lidheshin me luftën personale për karrierë që në ato vite kishte shpërthyer etshëm. Me këtë akuzë, pra imoralitet, gjykata e Brigadës së Pestë e dënon Ramizenë me pushkatim. Ramize a do të ishte ende gjallë, në qoftë se letra e korrierit, e nisur nga Shtabi i Përgjithshëm I Ushtrisë do të mbërrinte tri orë më parë në Ramicë të Vlorës, e cila kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Brigadës së V-të, për ekzekutimin e saj. Por ishte tepër vonë, Ramizesë nuk i rikthej më jeta edhe pse e drejta për të jetuar i jepej edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Ramzie Gjebrea shkaku kryesor qe coi ne pushkatimin e saj ishte letra e meposhtme.Asnjehere nuk u akuzua drejtperdrejt se cilat ishin arsyet e sakta te denimit te saj me vdekje.Te vertete e morri ajo me vete tashme vetem analistet mund te japin opinione te ndryshme gjithmone hipoteza..

6. Visar Zhiti I shpetuar I denimit me vdekje Ish i burgosuri politik, Visar Zhiti, nje nga ata qe doli i gjalle nga ky ferr, mbasi pati edhe nga ata qe nuk munden te mbijetonin per te treguar mbi burgjet e tmerrshme te diktatures Enveriste Arrestimi i Visarit, erdhi pas denoncimit që i bënë redaktorët e libri të tij në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, në Tiranë, që e cilësonin si armik dhe akuza ndaj tij ishte: ”Nxirës i realitetit kundra realizmit socialist dhe poezi me ekuivoke kundra partisë e udhëheqësit të saj”.Pasi kaloi nëtë muaj në hetuesi, duke i provuar gati të katër stinët e vitit aty në qeli, Visari doli në gjygj aty nga mesi i prillit i vitit 1980-të. Gjygji u bë në qytetin e Kukësit me dyer të hapura dhe me ftesa, duke zgjatur për dy ditë.Visar Zhiti nuk i pranoi akuzat që i bëheshin duke u shprehur: “Në letërsi gjërat janë gjithmonë subjektive dhe si të tilla ato lënë mundësi për keqinterpretime. E për këto nuk mund të quhesh armik”. Pas këtyre fjalëve, prokurori e akuzoi atë se po bënte përsëri agjitacion e propagandë dhe aty në sallë. Në përfundim trupi gjykues e dënoi me dhjetë vjet burg politik dhe heqjen e të drejtës së botimit përgjithmonë kur të dilte nga burgu.Tre katër vitet e para të dënimit, Visari i vuajti në burgun e Spaçit duke punuar me tre turne nëpër galeritë e minierave të piritit. Më pas ai u dërgua në kampin e Qafë- Barit (Pukë) duke punuar në minierat e akullta të saj, që dikur specialistët sovjetikë i kishin cilësuar si të papërshtatëshme për të punuar fuqi njerzore. Edhe në ato kushte Visari gjente mundësinë për të shkruar poezi…Gjatë afro tetë vjetëve në ato burgje, ai shkroi rreth 400 poezi duke i nxjerrë të gjitha prej andej, me anë të nënës së tij kur i vinte për takim. Po në burgun e Spaçit ai shkroi dhe një roman të vogël, i cili i humbi gjatë kontrolleve që bëheshin nga komanda e kampit. Ekzekutimet qe ekzekutuan disa te burgosur politik te mesuar nga vete Visari 1. Lënia pa ushqim disa ditë. 2. Lënia pa bukë deri në vdekje. 3. Lënia zhveshur në të ftohtë. 4. Lidhja në pemë. 5. Lënia në diell… 6. Këmbët në thes me një maçok brenda (që të çjerr e të çan…). 7. Rrahjet me dru, derisa të bëhesh plagë dhe të të bjerë mishi. 8. Kruarja e plagëve të qelbëzuara me mjete të forta. 9. Shpimi i mishit me tel të djegur. 10. Korrent elektrik në veshë. 11. Futja e kripës në mish të djegur. 12. Lagia me ujë të ftohtë. 13. Jeleku i hekurt (tortura e rëndë, të shtrëngon deri sa vdes). 14. Dinamiti nën vete. 15. Shtrëngimi i gishtërinjve me pinca. 16. Futja e të pëgërave në gojë. 17. Varja me kokë poshtë. 18. Përgatitje varri, pushka në gojë. 19. Tentativë për çnderim të gruas a vajzës nga policët në prani të të ndaluarit…

7. Ekzekutimi I Havzi Neles nga Enver Hoxha kukes Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij.Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën “Shko dallëndyshe” shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, “Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …” dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB. Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje. Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunist Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje. Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin Havzi Nelës. Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistë e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993.

 Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s