Miku i Olldashit: Kushëriri i Fahri Balliut më kërcënoi.

Miku i Olldashit: Kushëriri i Fahri Balliut më kërcënoi

March 1, 2014 11:56

Miku i Olldashit: Kushëriri i Fahri Balliut më kërcënoi

Elvi Fundo, ish-këshilltari i ministrit Bode dhe një nga miqtë e afërt të Sokol Olldashit, ka bërë dje publik një mesazh që i ka ardhur nga kushëriri i parë i Fahri Balliut, i cili quhet Irfan Balliu. Në mesazhin që Fundo thotë se ka marrë nga Balliu shkruhej: “Më spiun dhe më legen se ty nuk ka. Por mos u kruaj shumë se e ke kruajtur disa herë edhe herën tjetër ka mundësi të dalë gjak në qoftë se e kruan. Irfan Balliu”. Më pas Fundo i ka bërë në Facebook-un e tij këtë koment shoqërues këtij mesazhi që i

Irfan Balliu

kishte mbërritur nga Balliu: “Kushëriri i Fahri Balliut hequr nga dogana disa muaj më parë. Rikthyer në detyrë si përgjegjës dogane në 3 Urat pak ditë më parë. Ka një meritë ka Fariun me LSI. Por Fariu na drejton edhe zgjedhjet në parti. Pergjigja ime kuptohet. Këta e kanë qejf briskun”, – ka komentuar Fundo.

Përplasjet Balliu-Fundo

Personi që i ka nisur mesazhin Elvi Fundos është Irfan Balliu dhe është djali i xhaxhait të Fahri Balliut. Me Fahri Balliun, Fundo ka nisur një konflikt të ashpër që në korrikun e vitit të kaluar kur ishin duke garuar për kryetar në PD, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Elvi Fundo u angazhua në mbështetje të kandidaturës së Olldashit asokohe dhe nisi të akuzonte publikisht Balliun dhe gazetën e tij “55” për një rol përçarës që po mbanin mbi këtë garë. Sipas Fundos, Fahri Balliu mbështeste tezën që të gjithë anëtarët e PD-së që po bënin fushatë për Olldashin duhej të jepnin dorëheqjen nga

Fahri Balliu

postet shtetërore, ndërsa nga ana tjetër, Fundo akuzonte Balliun dhe një grup të gjerë të mbështetësve të Bashës se këtë standard nuk e zbatonin për veten e tyre. Gjatë fushatës për garën e kreut të PD-së në korrikun e vitit 2013, mes Fundos dhe Balliut pati shumë akuza dhe kundër-akuza. Por disa ditë më parë në llogarinë e tij në Facebook, Fundo nisi të bënte publike disa “fakte pikante” mbi rolin e Fahri Balliut në PD dhe lidhjet e tij të dyfishta “djathtas e majtas”. Fundo mori si shembull pikërisht kushëririn e Fahri Balliut, Irfanin, i cili ishte hequr nga puna si doganier në Tetor nga administrata socialiste, por që pak ditë më parë është rikthyer në punë si doganier, falë ndërhyrjeve që Fahri Balliu ka bërë për ta sistemuar atë. “Thjesht kam dashur të vë në dukje dyfytyrësinë dhe problemin moral që ekziston sot në PD. Fahri Balliu është i deleguar i PD-së dhe i kryetarit për zgjedhjet që do të mbahen për strukturat. Ndërsa kushëriri i tij Irfani është njeriu i PD-së në Pogradec. Ka diçka që nuk shkon me këto situata kur militantët dhe demokratët e thjeshtë i ngre në protesta për shkarkimet e paligjshme nga puna dhe kur për njerëzit e afërm vepron me tjetër hesap”, – tha Fundo dje për DITA -n.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s