Shperthen Kryetari Rrebel ,,Listat duhet te jene te hapura.

 

MYSLIM MURRIZI.

Listat e hapura dhe Listat e mbyllura. Kam disa dite qe po degjoj nje debat rreth sistemit zgjedhor me lista te hapura apo lista te mbyllura dhe çuditem shum jo nga preferencat e njerit apo tjetrit se kjo eshte krejt normale ne nje vend pluralist qe sejcili te jape mendimin e tij ndoshta dhe jo realist por siç mund te i interesoj. Ajo qe me ka habitur shum dhe sidomos sot e degjova nga nje njeri anonim ne politike por qe punon minister per aresye qe i din te gjithe ,eshte argumenti qe sjell ose qe sjellin kundra listave te hapura. Ishte shum banale kur degjova se jan te keqija keto lista te hapura se sjellin konflikt ne parti. Po pse more anonim politik me pune minister?Blushi me Ramen nga listat e hapura po zihen? Nejse kjo eshte pun e tyre. Dua qe nepermjet disa argumentave te sqaroj jo politiken por qytetaret se ku qendron ndryshimi dhe pse politikan anonim ,vemje,parazit dhe hajdute jan kundra listave te hapura. Per ti hedhur hi syve qytetareve po i paraqesin listat e hapura si lista te shqyera dhe te pa kontrolluara nga lidershipi i politikes. Pra duan ta paraqesin paturpesisht sikur aty mund te hyj kush te doje biznesmen mafioze ordiner rrugeçer trafikant e lloj lloj kategorie pa pyetur per njeri. Jo zoterij dhe listat e hapura po liderat e partive politike do ti bejne njelloj si te mbyllurat dhe apsolutisht qe do te kalojne ne filtrat e partive dhe se fundemi jane kryetarer e partive politike ata qe vendosin firmen e fundit per te derguar emrat ne KQZ per çdo qark. Pas tyre meqenese me shum mundim u miratu dhe ligji per dekriminalizim jane dhe institucione te tjera qe bejne verifikimet sipas ligjit per te perjashtuar nga kanidimi çdo individe kanidat kriminel trafikant mafioz e ordiner. Pastaj me lista te hapura doren e fundit dhe vendimtare listave te çdo subjekti politik ja japin QYTETARET me voten e tyre duke bere te mundur qe te votojne per ate qe ata mendojne se do ti perfaqesoje denjesisht ne kuvend, qe nuk do ti kthej shpinen qysh te henen e pare pas votimit qe nuk ndryshon telefonin qe ju ka dhene gjat fushates e qe nuk i harron e i perçmon pasi mer mandatin. Kjo eshte aresya e vertete pse njerez anonim ne politike parazit vemje te pa denje e te pa moralshem i tremben dhe kane frike listat e hapura se ne te vertete ata i tremben gjykimit te qytetareve se kurre nuk ju kan dhene doren kurre nuk i kan vleresuar kurre nuk i kan takuar me pas fushate dhe kurre nuk ju ka rene mendja se çfar hallesh kane per gjate gjith mandatit. Pra listat e hapura trembin mijte politik trembin servilet e kryetareve,trembin aparatçiket e partive politike trembin njerezit e urryer nga qytetaret trembin harbutet dhe hajdutet qe kur kan qen ne karrige jane sjelle fodull e si mostra me qytetarer kur halli i ka sjelle qytetaret ne dyert e tyre. Trembin te gjithe ata qe nuk johin njeri tjeter veç vetes dhe duke qene te perdorshem ne ekstrem dhe shum perdorimsh e kane ngritur avenirin dhe karrieren e tyre politike vetem duke lepire here njerin kryetar dhe her tjetrin e qe kurre nuk kan patur guximin miralin kurajon e burrnine te dalin perpara qytetareve per tu votbesuar. E kjo kategori apatikesh politik eshte kunder listave te hapura sepse çdo gje e sheh vetem ne interes te te ndejurave te veta. Por kjo kategori nuk i hyn ne pune as dreqit e jo me QYTETAREVE. Pse duhet qe qytetaret te vihen para faktit te kryer qe ja ku i ke deputetet po deshe voto po deshe mos voto. Kjo eshte demokracia qe kerkuam 25 vjet me pare? E ku eshte ndryshimi nga PPSH dhe deputetet e kuvendit te Haxhi Lleshit? Vetem emrat? Por dhe ai sistem formalisht ishte mazhoritar por me detyrim percaktim, ndersa ky eshte me emerim. Nga 140 deputet qe ka sot kuvendi rreth 20 jan deputet te tjeret punojne ne kuvend por nuk jan e nuk mund te jene kurre deputet sepse deputet jan ata qe perfaqesojne zgjedhes dhe jo ata qe perfaqesojne vetem veten e tyre dhe ate kur jan jasht kuvendit. Me lista te hapura qytetaret nuk shkruajne emra vete ne liste por brenda listes qe ju kan paraqitur partite zgjedhin ate qe duan pra edhe me lista te hapura kanidatet kryetarer e partive i caktojne ndersa QYTETARET caktojne DEPUTETET dhe demokracia fillon tek e drejta e qytetarit per te zgjedhur perfaqesuesin e tij. Po listat e mbyllura çfar te mire kane? Ky parlament qe ka brenda trafikant kriminel kontigjent e persona qe kane si civi numer vrasjesh apo numer femrash te trafikuara apo kile droge te shitura nuk ka ardhe nga listat e mbyllura? Kush mban pergjegjesi ? Po qe ka biznesmene kokebosh shofera taksie picaxhij xhamaxhij llamarinist kepucar kush e ka fajin? A nuk eshte ky kuvendi me i inkriminuar e me nivelin me te ulet qe ka pas ky vend ne 25 vjet pluralizem? Un kam qene nje nga 16 deputetet qe PD ka pasur ne vitin 1997 dhe PS kishte 125 deputet, edhe pse ishte viti kur bandat komandonin vendin dhe ishin palca e mazhorances se asaj kohe ku nga bandat kishin fituar PS kishte deputet ish oficer sigurimi, ish oficer qe hapen depot e shiten armet ish administrator te sudes xhaferrir apo gjallices ish kryetare koperative e ish mesues te marksizmit por kurre asnje te vetem trafikant krimel tutor apo drogaxhi shofer apo taksixhi edhe pse ne ate kohe falej. Me lista te hapura te gjith kanidatet jane ne gare dhe çdo subjekt mer maksimalen e votave te saj, me lista te mbyllura jane ne fushate vetem numri tek vija kuqe se te paret thone jemi deputet te fundit thone nuk behemi kurre. Me lista te hapura qytetari njeh deputetin dhe deputeti qytetarin dhe gjat gjith mandatit mbajne maredhenie me njeri tjetrin me lista te mbyllura qytetari sheh por nuk e njeh deputetin ndersa deputeti as nuk e sheh e as nuk enjeh kurre qytetarin. Lista e hapur rrit pavarsine e deputetit dhe e ben me te lidhur me qytetarin lista e mbyllur rrit hipokrizine e deputetit dhe e ben servil te kryetarit. Lista e hapur nese sillesh harbut me qytetarin per nje mandat qytetari ta kthen reston ne kuti heren tjeter ndersa lista e mbyllur nuk pyet per qytetarin por duke bere menderlepiresin per kryetarin ndryshon qarkun. Ndaj qe te shpetojme njeher e mire nga mijt politik vemjet bizbiqet hajdutet askushet fodullet servilet aparatçiket trastembajtesit ata qe mbushin goten me uje kryetareve e pastaj i sheh deputet duhet qe Liderat politik real ne Shqiperi te kene moralin dhe kurajon te luftojne servilet dhe shum perdorimshat qe mund te ju duket se ju duhen per momentin por qe ata jan te paret qe nderrojne padrino dhe te bejne te mundur qe qytetaret Shqiptare ti zgjedhin vete deputet e tyre se do te jete shum e shum here me mire per Ata vete per partite politike per politiken Shqiptare dhe per Shqiperine nese duam ta bejme DEMOKRATIKE ashtu siç 25 vjet me pare STUDENTET QYTETARET dhe INTELEKTUALET e ketij VENDI kerkuan me dy gishta lart nga sheshi i qytetit studenti anembane SHQIPERISE.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s