Muaj: Shkurt 2016

Nje Parlament i mbushur me kriminele..nga A.R.Dosti

download (4)

Ne vitet 45 – 55 ,,permes kriminelit Mehmet Shehu e perpara tij edhe te seres se njejte Koci Xoxe e Bedri Spahiu me shoke ,,,Kryekrimineli i Shqiperise e i shqiptareve Diktatori Enver Hoxha …per te mbajtur gjate, sic e mbajti pushtetin e tij me gjak e me dhune ,,,krijoi Skuadronet e Vdekjes…
Ne kete periudhe u vrane pa gjyqe, pas shpine, hapur, e me gjithfare pretekstesh absurde e banale ,si dhe u burgosen, u persekutuan, u torturuan, u internuan me mijera e mijera shqiptare te ndershem e patriote, burra gra , pleq e deri edhe femije si dhe familje te tera qe perbenin eliten intelektuale ,qytetare, civilizuese e nacionaliste te Kombit tone. Arrestimet e tregetareve te ndershem e grabitja e floririt e pasurise se tyre , vrasja e klerikeve te larte te te gjtha besime fetare, gjyqi i deputeteve, ai i pjestareve e anetareve te shkolles Harry Fultz, kositja e shumices se intelektualeve me te shquar te vendit, bomba e sajuar ne Ambasaden Sovjetike e viktimat e pa fajeshme te saj, rreprezaljet e Divizioneve te Popullit ne Veri te vendit te udhehequra nga gjakatari kriminel M.Shehu, lufta kunder diversanteve e ”kolauduar” nga nje kryeqelbesire me emrin Kim Philby..etj etj ,,,jane pa dyshim nder faqet me te erreta e me dritheruese te historise sone nen diktaturen e nje diktatori te cmendur e paranojak..
E tek lexoja gjithe keto ne nje liber – ditar te nje ushtaraku te larte amerikan te atyre viteve me sherbim e banim ne Greqi,. M. J..,i cili ishte caktuar njekohesisht te ndiqte nga afer gjihecka zhvillohej ne ato vite ne Shqiperi. mendja me shkon tek gjithcka po zhvillohet pikerisht sot ne te njejtin vend plot pas 60 e kusur vitesh,,Eshte gati – gati i njejti skenar por ne nje forme me te sterholluar…i ndjekur nga pasuesit e krimineleve e gjakatareve te djeshem..bijte, niperit, mbesat, fare e fisi e gjaku i shprishur i tyre …..
Nje Parlament i mbushur me kriminele. Kryetare Bashkish bandite, hajdute, drogmene e tutore prostitucioni, .Politikane te korruptuar e mafioze ndaj te cileve rendojne nje mal me akuza krimesh nga me te pa besueshmet. Kryetare partish politike te perkundur ne djepet e KQPPSH…Shtetare, qeveritare e zyrtare te larte qe e kane kapur ate vend fort prej fyti e qe nuk e leshojne me…E ne sfond pothuajse i njejti popull si ai i gjysem shekulli me pare,,,i trembur, i tulatur, i drobitur, i frikesuar, gjithnje i rremujshem, i pa sigurte per te sotmen e te nesermen e tij, pa kurajo, pa inisiative e guxim per te marre ne dore e per te ndryshuar fatet e veta.
Nje tjeter Skuadron Vdekjesh ,,ne shekullin e 21 me ne krye nje aventurier krejtesisht te pa pergjegjshem menderisht ,,,e ti o popull hesht? Historia ka treguar e ka vertetuar se heshtja e nje populli eshte vrasja e tij pa plumb…
Nga kush prisni ta ndryshoje ate vend o njerez,,nga Nano, Rama, Meta, Ruci, Balla, Brace,Beqaj, Tahiri, Veliaj.. apo ..Berisha, Bode, Strazimiri, Paloka, Topalli, .Ndoka, e co. Nuk e di por mua personalisht deklaratat e tyre kercenuese, fjalori i tyre rrugac e banal , sjelljet e qendrimet e tyre antishqiptare as me trembin e as me kane frikesuar kurre ,,,po aq sa premtimet e tyre e ”lotet e krokodilit” per ty o popull ,,as me kane bere ndonjehere te besoj e aq me pak te shpresoj tek ta..per nje Shqiperi dinjitoze e nje popull te saj krenar…Qofsha i gabuar,,por nuk ma do mendja se jam…

A.R.DOSTIth (2)

Mediat ne Shqiperi ,, te kapura nga krimi ,nga ish sigurimi i shtetit ,ne sherbim te Komunizmit..nga Ferdinand Veliu.

Bashkpuntorë në krim!!

(Shqipëria i vetmi vënd në Europë ku media i bën Opozit,Opozitës duke dalë nga misioni i saj dhe duke u bërë zëdhënse e qeverisë.)

Paradoks,absurditet ajo çfarë ndodh me median shqiptare vizive dhe të shkruar.Të vjen keq kur pushteti i katërt është robëruar dhe skllavëruar nga kanale qeveritare.Vetëm në Shqipëri ndodh që të ashtëquajtur gazetarë,opinionistë,analistë të flasin me gojën e Kryeministrit,Kryetarit të Parlamentit dhe forcave të tyre politike.Madje ata me servilizmin dhe joshjen materiale që kanë përfituar janë më të egër më brutale,më të pacipë,ku kërrusja e tyre të ngjall pështirosje dhe neveri.Mirëpagesa i ka bërë që të braktisin misionin me të cilin prezantohen para publikut dhe botës duke u rreshtuar si skalion i qeverisë duke u shëndrruar në zëdhënsa dhe avokatë të saj.Është rast unik në një vënd që pretendon se ka zë të lirë që qeveria zotëron mbi 95% të mediave përveç rrjeteve sociale.Të gjithë e dimë që mediat janë në oponencë me qeveritë kudo të paktën në përqindje më të madhe,ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta.Një grup i dirigjuar nga qeveria po shkatërron sistematikisht këtë pushtet të pavarur duke e kthyer në shërbim të Kryeministrit,atyre që nuk binden apo nuk blihen ju tregohet forca,prangat,kërcënohen me jetë,u mbyllet çdo shteg për aktivitet apo i shtohen armatës së frikshme të të papunëve.Në verbërinë e shërbëtorve mediatikë vërehet se shpifja dhe manipulimi i opinionit janë kthyer në sistem duke ushqyer me dogma këdo që mendon ndryshe duke artikuluar sipas oreksit të qeverisë ngjarje,prova,duke i paraqitur dështimet si suksese apo duke ja hedhur gjithmonë fajin Opozitës.Individë si Mero Bazja,Anila Basha,Vangjeli,Stefani, janë kthyer në papagallët mbrojtës të krimit qeveritar duke dalë totalisht jashtë staturës që ka një punonjës i medias.E trishtueshme e hapin dhe e mbyllin retorikën e shpifjes duke folur me gojën e qeverisë i njëjti mesazh del edhe nga goja e Kryeministrit.Një refren si batare plumbash e skuadrës së pushkatimit kundër lirisë së shtypit kundër të drejtës për informim.
Po pse ka kaq frikë nga shtypi i lirë ky Kryeministër që e mban veten për lider që mburret me 1.000.000 vota dhe me shumë reforma që kanë lulëzuar jetën e shqiptarëve të cilët nga e gjithë kjo “mirëqënie e madhe”po e braktisin vëndin,po kryejnë vrasje dhe vetvrasje,po mbyllin biznese dhe po vuajnë nga ngritja e taksave dhe rritja e papunsisë.Këtu dalin në skenë Gëlbazat,Qorrët,Kurvat,Ata që shiten dhe krijojnë terrin mediatik duke vrarë lirinë duke u kthyer në bashkpuntorë në krim.Këta kone shfrytëzojnë në maksimum çdo mundësi e cila ju shërben për të realizuar qëllimin e tyre,janë kaq agresivë,kaq bajate dhe manipulatorë sa ndonjëherë të habisin me zotësinë e tyre kur kërkojnë që të zezës ti thonë të bardhë dhe të bardhës të zezë.Sigurisht intelektualëve kjo lloj shfaqje maskarallëku dhe manipulimi ju ngjall krypën,ata e dinë që këta të ashtëquajtur zëdhënës ngjallin alergji,ashtu siç e dinë që ata duhet të justifikojnë të mirat materiale që ju ka dhënë qeveria.Ata do të jenë aty në median e shkruar dhe vizive duke lehur për të kënaqur punëdhënsin e tyre Shefin e qeverisë deri sa ky të bjeri nga karrigja pa këmbë ku është ulur.Përfundimisht në Shqipëri nuk ka media të lirë,por ka gazetarë dhe shtyp që paguhet nga qeveria, gazetarë të papunë dhe media që falimentojnë kur thonë të vërtetën!

Pakti me Zonjën e Zeze ..Shqipëria e Përdhunuar nga Komunistet. .

 

 

 

dosjet

Ajo sot gëzon pension e super pension ..

NJË VRASËSE FËMIJËSH… SOT, “HEROINË” !

Ne shkrimet e tija terroristi Aranit Çela shkruen: “mir jau banë fëmijëve qe prinderit i kishin “tradhtar” Në kampin e Tepelenës komunistët lanë të vdisnin nga urija 300 fëmijë.

Do të filloj këte shkrim me një nga faktet që shkruen At Konrrad Gjolaj, në librin e Tij “Çinarët”, ku shpjegon se me daten 29 prill 1959, gjykata e Shkodres, dha vendimin e vet per pushkatimin e Mikut dhe Shokut Tij të perjetshem Don Dedë Malaj…
At Konrradi shpjegon: “I vetmi njeri që u interesue me i shpetue jetën Don Dedës, kje mesa e Tij 13 vjeçare, Drandja. Mbas arrestimit të Don Dedës ajo jetoi me Tinen. E ndihmoi materialisht Don Marin Shkurti, i cili u pushkatue edhe ky në 1969 si, edhe Don Pjeter Gruda, që edhe ky vdiq në burg në vitin 1989, i dënuem 15 vjetë. Me ndihmen e këtyne dy Priftenëve, Drandja u nis në Tiranë me daten 1 Maji 1959, me mujtë me takue Enver Hoxhën. Kje e pamujtun, madje as Haxhi Lleshin, kryetar’ i Kuvendit Popullor. Mujti me takue sekretaren e tij Nexhmije Hoxhën, që i takonte me kenë dora vetë. Drandja e vogel tue e kujtue veten para një “gjyshes”, ra në kurthen e asaj që populli e ka quejtë “pantera”, dhe vajza jetime me lot përfaqe i kerkoi faljen e jetës së axhës së vet, tue i shpjegue se ‘nuk kam asnjë njeri në këte Botë’. Nexhmia iu pergjegj: “Pse t’ ia falesh jetën atij, ai është armik i popullit. Ti nuk ke mundësi t’ interesohesh për té, mese do e mbash até?” Drandja iu pergjegj: “Até e mban burgu, s’ ka gja, veç të jenë i gjallë, aman të lutem ma ban këte nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç këte axhë!”
Me daten 9 Maji Drandes, i erdhi pergjegja: “Lutja yte refuzohet.”
Kjo asht kenë Nexhmije Hoxha.” ( A. K. Gjolaj, “Çinarët”, fq. 169, Shkoder, 1996).
Me daten 12 Maji 1959, Don Dedë Malaj u pushkatue në moshen 42 vjeçare.
Në nandorin e vitit 1996, At Konrradi erdhi dhe më mori me shkue per një vizitë tek një person i panjohun per mue. Hyna në makinen e Tij dhe u nisem nga Rruga Canej jo, larg nga shtëpia ime… Kur u ndalueme më tregoi se aty, banonte Drandja…
Na hapi deren një djalë…hyme mbrendë, dhe tek dera e shtëpisë na priti Drandja.
Drandes tashti grue e moshueme, iu mbushën sytë me lot…Nuk mujti me nxjerrë asnjë fjalë nga goja, veç, si tue u pertypë, mujtëm me kuptue thanjen e zakonshme të atyne krahinave, prej të cilave Drandja trashigonte doke e zakone: “Hajdeni, mirse Ju ka prue Zoti!..” Vonoi me marrë veten. Filloi me folë si me Axhen e vet me At Konrradin…
Gati mbas një oret, At Konrradi kerkoi me ndigjue edhe unë, atë takim të Drandes, që pat ba me Nexhmije Hoxhën, në Maji të 1959. Ajo e shpjegoi si t’ ishte një ditë perpara.
Unë veshtrova pa nderhy fare, mbasi u topita tue ndigjue Burrneshen Drande!
Tue ndigjue Até, më dukej sikur po fliste Don Deda… e kishe ndigjue gjyqin e Tij dhe, nder mend më sillej pafajsia e Tij, guximi dhe qendrimi Burrnor… E, para syshë më dilte Drandja… një vajzë e vogel jetime, pa askend, e mbetun në Doren e Zotit… “tue i kerkue një bushtres plakë, ‘mëshirë”! Mëshirë! Kerkonte per një shqiptar(prift)të pafajshem!
Po, a thehej, “heroina e Gjenocidit komunist kundrejt Shqiptarve, nga një fëmijë që ishte e pa asnjë njeri?!”…

Kampi interrnimit Tepelenë 1948 – 1954 (Grafikë nga Lek Pervizi)
Në lidhje me vrastaren “heroinë” kam veçue pak thanje:
Gjyljana Pervizi (Malaj): Unë “Beba”, që u futa në kamp 4 mujshe e dola 42 vjeçe.

Ne shkrimet e tija terroristi Aranit Çela shkruen: “Në kampin e Tepelenës komunistët lanë të vdisnin nga urija 300 fëmijë…”
E nderueme zonja Klara Mirakaj Merlika tregon: “Shkova në interrnim me përparësen e shkollës e dola gjyshe mbas 45 vjetësh…”
***
Dishroni me pa edhe dokumenta të Gjenocidit komunist që ka aprovue kjo bishë në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë:
Lexoni këte dokument:
Tiranë, më 26.6.1979 Nr. i dekretit: 5912 Viti 1979…
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi dhe Sekretari, Telo Mezini firmosin dekretin për internimin dhe dëbimin si masë administrative, propozue nga Këshilli i Ministrave.
Në vitin 1979 hyjnë në fuqi disa nene për internimin dhe dëbimin kundër shtetasve shqiptarë e të huaj dhe personave pa shtetësi,që kanë mbushur moshën 14 vjeç.
“Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Dekret Për Internim dhe dëbim si masë administrative në mbështetje të nenit 76 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave.
Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
Vendosi:
Neni 1.
Internimi dhe dëbimi, si masë administrative, mund të vendoset kundër shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç, janë të përgjegjshëm dhe paraqesin rrezikshmëri për rendin shoqëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Neni 2.
Internimi dhe dëbimi mund të vendosen edhe kundër pjesëtarëve të familjes së personave të arratisur brenda ose jashtë shtetit.
Quhen pjesëtarë të familjes personat që në çastin e arratisjes, bashkëjetonin me të arratisurin, si bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe persona te tjerë që bashkëjetonin me të dhe kanë qenë në ngarkim të tij.

Ky ligj 50 vjet para nenshkrimit të tij tek né, kur u aplikue në Gjermani u quejt Gjenocid. Në Gjermani perfshinte 5% të popullsisë gjermane.
Në Shqipninë e 1979 ky ligj ka perfshi të gjithë Popullin Shqiptar! Nenshkruesit e këtij GJENOCIDI, vazhdojnë me kenë “heroj” dhe, me u shperblye si të tillë edhe pse njihen si vrasës mashtrues dhe terroristë të pashpirtë të selisë krimit në Shqipni.
Në Republiken e Shqipnisë sot, konsiderohet “Heroizem”…i nenshkruesëve!
Po, sa e sa libra mund të shkruhen vetem me kujtime të Fëmijëve të plakun nder kampe? – Oh sa herë, kjo kober ka kafshue mija e mija Shqiptarë e lanë jetima rrugash e kampesh interrnimi e shfarosje… Oh, sa fëmijë ka mbytë e mbytë prap kjo bishë me vendimet e saja, nder kënetat e malet e shkretnueme të Tepelenës e sa e sa fermave mizore, ku Nanat Shqiptare vajtonin Loçkat e zemres tue i mbulue me baltë?!
Po, sa gra e nuse të reja kanë lindë nder tortura në birucat e sigurimit shtetit foshnje dhe janë masakrue pa mujtë me i dhanë bebeve të vogla një ditë gjiun e Nanës!
Mija e mija fëmijë nder fshatra… edhe pse Nanat e tyne zgjoheshin pa dalë dielli dhe milnin lopët e kooperativës, nuk kishin të drejtë as me ushqye me qumësht fëmijët e vet, se kështu kishin urdhnue “heroinat e deputetet” e Kuvendit Popullor… që vetem, mendonin per “jeten e lumtur”… të fëmijëve tanë… E kush e beson këte sot në Botë?
Në vitin 1974, i duhej gjak fëmijësh të porsa lindun me i dhurue Enver Hoxhës…
E sa fëmijë u mbyten në maternitetin e Tiranës, me urdhën të kësaj “heroinë”, per me i shpetue jeten katilit Popullit Shqiptar..?! – Askush nuk flet! Vazhdon edhe sot frika!
Kjo bishë e pangopun me gjak Fëmijësh asnjëherë nuk ishte ndryshej nga shoku i vet terrorist e kriminel, por nuk gaboj, kur e them me bindje se, ndoshta, edhe ia kalonte atij barbari anadollak, që edhe pa sy në ballë e pa mend në kokë dinte me vue “firmen” e vet per tradhëti ndaj Atdheut, robni të Popullit Shqiptar, shfarosje inteligjence dhe të disa dhjetra Atdhetarëve, e në “ditë feste” me çue dollinjë “Me gjak Klerikësh Katolik”!
Sa gotat ka shkrepë kjo perbindshe gjaksore me terroristë per vrasje Fëmijësh…
Me të tillë vrasës Foshnjesh dhe trashigimtarët e tyne…
Shqipnia sot troket në dyertë e Europës!.. TURP !

HETUESIT E DIKTATURËS QË DREJTOJNË PROKURORINË..

th (2)

HETUESIT E DIKTATURËS QË DREJTOJNË PROKURORINË download!

Ja çfare shkruante gazeta RD-ja për Billbil Meten dhe siguresa te tjerë ne vitin 2011

Qindra vite burg politik janë dhënë në diktaturën komuniste nga hetues e prokurorë, që sot janë krahu i djathtë i prokurores – ende në detyrë – Ina Rama. Skënder Breca u thirr nga pensioni për të këshilluar prokuroren …të nisë hetimet politike, kurse emra famëkëqinj si Bilbil Mete, Kasem Berberi, Kujtim Luli apo Thoma Jano, me dhjetëra procese hetimore të diktaturës në kurriz shkruajnë sot platformën për reformën “Ina Rama”. Ligji i lustracionit do të japë kontributin e vet, por kryeprokurorja duhet t’i bashkohet vullnetit parlamentar, duke u larguar nga funksioni, që s’po e kryen dot më. Më shumë se gjysma e atyre që punojnë në ish-godinën e Hetuesisë së Përgjithshme që njihet sot me emrin Prokuroria e Përgjithshme, kanë punuar në organet e diktaturës komuniste. Ata jo vetëm që ngazëllehen nga prania në godinën që fare mirë mund të quhet “godina e krimit”, por mund të thuhet se bëjnë karshillëk deri të neveritshëm duke e quajtur veten “zbatues të ligjit” në kohën kur prisnin sa e sa jetë familjesh, kur shkatërronin sa e sa jetë njerëzisht. Në jo pak raste, ata kur janë denoncuar nga të persekutuari kanë mohuar akuzat, por ku ne si gazetë i kemi vënë para faktesh, askush nga ata, nuk ka bërë as përgënjeshtrimin më të vogël. Për këtë arsye, kemi të drejtë të pyesim: sa vite burg kanë dhënë ata? Në ç’masë e kanë konkretizuar punën e tyre si hetues, prokurorë e në raste të tjera si gjyqtarë. Gje rastin të kujtojë disa profile biografike dhe anash tyre disa të dënuar politikisht prej prokurorëve që punojnë në Prokurorinë e Përgjithshme. Skënder Breca dhe Ina Rama Deri dje këshilltar i prokurores të përgjithshëm, ish-drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, u emërua me fillimin e detyrës prej saj, megjithëse kishte dalë në pension. Nuk mund të kuptohej që një kryeprokurore në moshë relativisht e re, të kishte nevojë për bashkëpunimin e një steke të vjetër të diktaturës si Skënder Breca. Janë dhjetëra procese politike që ne i kemi bërë të ditura në numra të tjerë të gazetës që mbajnë firmën e Brecës, ku më i njohuri është ai i Xhelal Koprenckës. Nuk do të ishte çështja deri këtu, por me porosi të Ina Ramës, prokurorët këshilloheshin që për probleme të mprehta dhe tepër delikate, të kuvendonin me Skënder Brecën. Është rasti të kujtohen se propozimet në ditën e drejtësisë, më 8 maj 2008, për Brecën dhe të tjerët, erdhën pikërisht nga zyra e prokurores së përgjithshme, pavarësisht se ajo vinte nga një brez tjetër i drejtësisë. Nuk mund të dihet me saktësi nëse do vazhdojë apo jo të këshillojë në kushte të prerjes së marrëdhënieve financiare tashmë, prokurori Skënder Breca. Së paku Ina Rama duhej të kishte edhe formalisht ndjenjën të sillte një ndryshim te Prokuroria e Përgjithshme e jo të këshillohej me ustallarë të diktaturës. Arben Kraja Është nga Shkodra. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik. Ka kryer kursin njëvjeçar për hetues pranë Hetuesisë së Përgjithshme, në vitet 1988-1989. Stazhin e ka kryer në Hetuesinë e Rrethit Durrës dhe më pas ka punuar hetues në Shkodër më 1989 – 1990. Mund të pyetej a kishte lidhje familjare me instruktorët e partisë në Komitetin e PPSH-së në Shkodër. Ka qenë edhe nënkryetar i Shërbimit të Lartë të Kontrollit të Shtetit në kohën e Mustafa Kërçukut. Në kohën e Thedhori Sollaku është thirrur dhe ka punuar në strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme, në Drejtorinë e Krimit të Organizuar drejtuar nga Zamir Shtylla, duke u ngarkuar me detyrën e hetimit të krimit ekonomik dhe korrupsionit. Ka qenë mik personal i tij dhe tepër i besueshëm i ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku. Kjo për shkakun se të dy kanë punuar hetues në Shkodër në vitet 1989 – 1990 nga ku buron edhe miqësia e tyre. Kujtojmë një proces të tij. Në korrik të vitit 1990 Kraja ka proceduar penalisht shtetasit Arben Hiqmet Luçi dhe Beniamin Fahri Bizi për “Kalim të paligjshëm kufiri”, mbi akuzën e mbështetur “kryesisht”. Të dy shtetasit u arrestuan në Vorë të Tiranës (?). Alfred Progonati Është nga Rrethi i Tepelenës. Ka përfunduar studimet e larta në vitet 1982 – 1986, së bashku me Theodhori Sollakun. Prokuror nga viti 1987, duke filluar nga Tepelena. Në vitin 1998 ka filluar punë në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në detyrën e Inspektorit dhe me emërimin e Theodhori Sollakut në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, është transferuar nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke u emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, detyrë të cilën e kryen edhe sot. Ja disa nga personat e dënuar politikë ku ka “kontribuar” z.Progonati: -Muharrem Shehu -Shkëlqim Ajce -Shkëlqim Islami -Spiro Jorgaqi -Arben Poçi -Bujar Kacareja -Përparim Çipi -Aleko Mihallari -Ardian Bami -Artur Zhaballari -Gjergj Tiko -Ramadan Xhambazi -Ardian Zote -Dylber Shkëmbi Arqile Koça Është nga Devolli. Ka punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë dhe më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Në kohën e Arben Rakipit, ka kryer detyrën e prokurorit të Prokurorisë Përgjithshme. Ja disa nga personat e dënuar politikë ku ka “kontribuar” z.Koça: -Pilo Aleksi -Skënder Këllezi -Ardian Palla -Enver Muharremi Kasem Berberi Është nga Gjirokastra. Ka punuar hetues në Hetuesinë e Rrethit Gjirokastër dhe pas vitit 1992 është larguar nga detyra. Ka punuar edhe si avokat por ka informacione se është larguar në drejtim të Greqisë për disa kohë. Pas vitit 1997, në kohën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar drejtor i Drejtorisë së Personelit në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe me emërimin e Ina Ramës, është emëruar prokuror në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale. Ky është një hetues me kontribut të rëndësishëm në rritjen e dënimeve politike në vend: -Vangjel Gerbura -Alqi Karamesho -Sejdi Bajo -Xheladin Boçi -Pëllumb Xhemali -Hamit Mele -Kristo Qirushi -Anasatas Cito -Hiqmet Shehu -Hasan Dine -Gëzim Muka -Bashkim Gjini -Ilia Jero -Fitim Kuçi -Mazllëm Kasa -Vullnet Thanasi -Grigor Qirushi -Fatos Puci -Premto Dukoli -Jani Doni -Arben Prenga -Agron Memushi -Thoma Kokali -Kristo Qilaku -Odise Bozoqulla). Prodan Roka Ky prokurori ka marrë pjesë në disa dënime politike. Ja disa prej tyre: -Olton Mema -Viktor Preçi -Ndue Deda Bujar Sheshi Është nga Tirana. Ka punuar hetues në Fier dhe më pas në Hetuesinë e Rrethit Tiranë. Pas vitit 1997, në kohën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar prokuror i Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas është transferuar këshilltar pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, në Drejtorinë Gjyqësore. Figuron hetues në dënimet e shtetasve: Shpëtim Mevlani Viktor Bane Muharrem Yzeiri Skënder Meminaj Ylli Kasniqi Hysen Keta Është nga Tirana. Ka punuar si hetues në Hetuesinë e rrethit Sarandë e Tiranë. Pas vitit 1997, në kohën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në Drejtorinë Gjyqësore. Figuron hetues në dënimet e shtetasve: -Kristaq Kote -Fatmir Kuka -Pirro Konomi -Vaso Vjeri -Kushtrim Lame Kujtim Luli Është nga Shkodra. Ka punuar si hetues në Krujë dhe më pas në Hetuesinë e rrethit Krujë kur ka qenë kryetar i Hetuesisë Thoma Jano dhe hetues Ilir Panda. Ja disa procese ku figuron emri i tij për dënimin e këtyre shtetasve: -Fatos Paçrami -Ndue Nikoll Kola -Pal Gjok Miri -Sali Martini -Ded Ndue Preçi -Murat Damsi -Kadri Mavriqi -Luigj Miri -Robert Papingu -Mustafa Gramshi -Vlash Piroli -Vuk Ferazaj Bilbil Mete Është nga Rrethi i Kolonjës. Ka punuar si hetues në Hetuesinë e rrethit Dibër e Prokurorinë e Rrethit Pogradec. Pas vitit 1997, në kohën e prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në Drejtorinë e Hetimit duke u marrë kryesisht me hetimin e krimit ekonomik. Ja disa procese ku figuron emri i tij për dënimin e këtyre shtetasve: -Ylli Tomor Asllani -Zef Mark Gopsi -Zaudin Tola -Xhemali Muça -Zija Xhumbi -Gaspër Vlashi -Halil Mane -Fejzi Alizoti (i riu) -Beqir Ndou -Bib Brahja -Fatmir Beqiri -Ecio Xhimitiku -Bardhyl Haraçiu -Ymer Ahmeti -Besnik Dema -Milaim Pira -Njazi Pupuleka -Xheladin Strazimiri -Agim Xhemali Cani -Luan Kastrati -Liman Seferi -Albert Gega -Moisi Ramazan Cami -Adem Sula -Hysen Kiço -Julian Berisha -Artan Geço -Bardhyl Sageri -Dimore Ibraj -Gëzim Hamzaraj Thoma Jano Është sot shefi i Sektorit të Përgjimeve. Ka punuar si hetues pranë Hetuesisë së Rrethit Krujë, kryetar i Hetuesisë së Rrethit Krujë, Prokuror i rrethit Tiranë në kohën e prokurorit të përgjithshme Arben Rakipi. Në kohën e qeverisjes socialiste është emëruar në detyrën e zv/ministrit të Rendit Publik dhe më pas ka kaluar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ku vazhdon të punojë edhe sot në detyrën që përmenda më sipër. Në këtë sektor, për shkak të funksionit dhe volumit të madh të punës, punojnë një numër i konsiderueshëm i oficerëve të policisë gjyqësore kryesisht nga strukturat e Policisë së Shtetit. Ja disa procese ku figuron emri i tij për dënimin e këtyre shtetasve: -Kamber Nako -Myqerem Agalliu -Sinan Hajdari -Valter Paloka -Llesh Dod Bardhi -Mysli Hysenaj -Ylli Eveli -Eqerem Malaj -Qazim Aga -Qazim Kojeli -Bajram Adem Hoxha -Liman Tomori -Muharrem Duro -Pandeli Stefani -Prof Sota -Ndur Mark Gjeloshi -Gjin Ded Pirolli -Hasan Rolli -Myrteza Blushi -Riza Tafa -Saimir Selim Shehu -Ylli Gjika -Agim Veliu -Arian Pëllumbi -Prend Pashk Noka -Behije Vathi -Mehdi Bylykbashi
Marre nga Gazeta “RD “ . dt 11 maj 2011

PSE HESHT OPOZITA “ANTIKOMUNISTE” PËR SHEFIN E HETUESISË SË ENVERIT DHE RAMIZIT QE PO DËNON PROTESTUESIT

PSE HESHT OPOZITA “ANTIKOMUNISTE” PËR SHEFIN E HETUESISË SË ENVERIT DHE RAMIZIT QE PO DËNON PROTESTUESIT

Ky shkrim eshte lexuar10 here!

Nga Av. Altin Goxhaj

Jo për KËRCËNIMIN e sotëm personal ndaj meje si avokat nga Bilbil Mete, ishKreu i Hetuesisë së Enverit dhe Ramizit, (sepse mua s’ma ndjen për tigra dhe ujq mavi e le më për mace të kuqe)
POR PSE HESHT OPOZITA NDAJ KONFLIKTIT TË INTERESIT QË KA BABAI I ZV.MINISTRIT – KRYETARIT TË G99 ERVIN METE
NDAJ GJYKIMIT TË PROTESTUESVE DEMOKRAT TË PARKUT TË LIQENIT?!
Sot në prani të avokatit tjetër Spiro Vaso dhe gjykatësit, Prokurori Bilbil Mete ish Kryetar Hetuesie i Regjimit Komunist dhe babai i Kryetarit te G99 dhe Zv.Ministër i Ekonomisë Ervin Mete, gjatë seancës gjyqësore të gjykimit të protestuesit demokrat Sajmir Rrahmani (të cilin e liruam në sallën e gjyqit pavarësisht kërkesës për paraburgim 1mujor), më kërcënoi personalisht në sallën e gjyqit “SE JASHTË SALLËS SË GJYQIT T’A TREGOJ UNË TY” kur unë deklarova konfliktin e interesit që kishte Prokurori, baba i krahut të djathtë të Erion Veliajt, Ervin Mete (Zv.Ministër i Ekonomisë-Kryetar i G99) ndaj proçedimit penal ndaj protestuesve demokrat të Parkut të Liqenit!
Por duke qenë se unë as që e konsideroj ekzistencën e këtij frymori bolshevik, KAM NJË PYETJE PËR OPOZITËN:
Pse Opozita nuk po reagon ndaj Prokurorit Bilbil Mete që po kërkon paraburgim paraprak 1 mujor për protestuesit për konfliktin e interesit që ka në gjykimin e protestuesve demokrat të Parkut të Liqenit:
a) si Ish Kreu i Hetuesisë Komuniste të Bulqizës në vitet e komunizmit dhe ish Sekretari i Organizatës së Partisë në Hetuesinë e Bulqizës (të dhëna të marra nga Gazeta Tema Shkurt 2007)?
b) si Babai i Zv.Ministrit të Ekonomisë që Erion Veliaj e ka emëruar Kryetar të G99-ës?
c) si Prokurori që burgosi në të njëjtën forme pér 1 muaj Gazetarin antikomunist Celo Hoxha në 2007ën por por që Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë masë dhe brenda vitit gazetari u shpall i pafajshëm mgjths e bëri burgun (të dhëna të marra nga Gazeta Tema Shkurt 2007)?

Ambasadori Gjerman: me zhgenjyet!

An more Zoti Ambasador. .ke ngatërruar katund. .cfar prisje që fëmijët të festojnë rrëzimin e babait. ..

image
Jepni legjendë
“Prisja një ceremoni madhështore në ditën e 20 shkurtit. Çfarë akti tjetër do të kishte patur një forcë simbolike më të madhe në shenjë të ndryshimeve paqësore se sa dita e rrëzimit të shtatores së diktatorit?!” Kështu e shpreh zhgënjimin e tij të thellë për politikën shqiptare, ambasadori gjerman Helmut Hoffman. Për ambasadorin Gjerman, atë ditë u hapën dyert e lirisë për shqiptarët dhe harresa e politikës për atë moment është kaq domethënëse.

“Unë në fakt kisha menduar që 25 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatori do te ishte një festë madhështore. .

Shqiperia ….vendi ku Veza vret me shume se Krimineli…Nga..A.R.DOSTI.

Shqiperia ….vendi ku Veza vret me shume se Krimineli…

Jam skandalizuar tek kam ndjekur mbreme me nerva te celikta emisionin bordello – opinion te Fevzo mavriut….Liderin e opozites Basha as e njoh e as me njeh,,as qe kam ndonje fare simpatie per te dhe as qe dua qe ai te behet kurioz e te mesoje se cili jam une. Them keshtu pasi une personalisht pelqej e respektoj ata lloj njerezish qe ecin me kembet e tyre, shkruajne e bejne gjithcka me duart e tyre, flasin, degjojne e gjykojne me gojen, veshet e mendjen e tyre,,,ndaj ne kete drejtim Basha ka ende shume rruge te gjate per te hyre tek te preferuarit a te respektuarit e mij. Kur ai ta kete vrare gogolin Berisha edhe une do te nise e te gjykoje krejt ndryshe per te ..Por mbreme perballe nje paneli drejtuesi e gazetaresh totalisht te pa pergjegjeshem per ato c’ ka nxirrnin nga goja dhe me keq akoma per ate lloj mendesie te frikeshme e pse jo edhe kriminale qe kishin e posedonin …Basha jo vetem me pelqeu, madje shume por u tregua teper dinjitoz . U binda plotesisht tashme se pas cdo te keqe per Shqiperine e shqiptaret nuk qendrojne vetem politikanet e saj kriminele e antishqiptare ,as edhe shtetaret, qeveritaret, zyrtaret a deputetet e saj mafioze e te korruptuar por paralel me ta ne te keqen e madhe qe na ka zene qendrojne e jane po kaq bashkefajtore mediat palaco te atij vendi,,,gazetaret, opinionistet e analistet mizerrabel e krejtesisht idiote e injorante qe jo vetem i paraprojne cdo lloj kauze kriminale te tutoreve te tyre por me keq akoma kane guximin e kurajon ta mbrojne ate me fanatizem e publikisht . Ok dje ne Parlamentin shqiptar u qellua me veze dhe kjo eshte menyre e gabuar , e pa lejueshme dhe e denueshme me rregulloren e Kuvendit ..por vertet mor tutkuner ky eshte problemi me i rendesishem e me sensibel qe ka sot vendi?..Kaq shume pershtypje te keqe ju paskan lene dy kokrra veze qe fluturuan me te drejte ndaj nje Kryeministri rrugac. banal. aventurier e te pa pergjegjeshem menderisht sa nuk late gje pa i mallkuar ato?..Sinqerisht ju pyes si shqiptar pasi si koleg me vjen turp ta rreshtoj veten ne krahun tuaj,,,vezet ju trembin me shume se sa Kriminelet me shumice qe Kryeministri juaj i dashur ka mbushur si kurre me pare ne historine e tij Parlamentin e Shqiperise ? A e dini se kush ishte i pari qe dergoj leter tek Meta per denimin e deputeteve veze- hedhes…Gramoz Ruci ..nje kriminel i deklaruar i masakres se 2 prillit ne Shkoder e i vetmi ish Minister i Brendeshem i Diktatures e qe sot eshte Deputet prej kohesh ne parlamentin e Shqiperise demokratike e koke e larte e atyre qe i mashtrojne shqiptaret me pocaqine Rilindje…Ae dini se me shume se 15 perqind e te forte, tutoreve te prostitucionit, drejtuesve te narko trafikut te droges, njerezve me raporte kriminale, vrasesve , banditeve te deklaruar , mafiozeve biznesmene, etj etj ..perbejne sot Parlamentin shqiptar e kane mandatin e Deputetit te dhene nga Rama.?..Por i njejti dekor ju sioguroj pa frike se qendron edhe nga kampi tjeter kur perpara Rames moden e te forteve, bodigardeve pa tru e vetem me muskuj injorante e shpellare klasike na e solli fillimisht ne Tirane e me pas ne shtet, ne qeveri e ne parlament pikerisht ai qe bertet aq fort sot kunder tyre,,,Sali Berisha…Ndaj une nuk di nje rast tjeter ne bote ku njerzit me shume ti tremben nje koker vezeje te pa fajeshme se sa nje krimineli te deklaruar . e vrases sic ishte ne rastin konkret cubi lacjan Armando Prenga.. qe me rikthimin e tij ne parlament sfidoi hapur gjithkend e gjithcka…Kur ndodh nje gje e tille ,,atehere cdo njeri i ndershem e normal pyet me shqetesim…per cfare dekriminalizimi e reforme ne drejtesi behet fjale ..?.
Sipas te dhenave ende jo publike marre nga Departamenti Amerikan i Shtetit .. per shkak te ruajtjes se sekretit deri ne perfundim te aksionit per spastrimin e politikes se inkriminuar shqiptare ,,sot ne kupolen e shtetit shqiptar, te partive politike, te parlamentit etj jane skanuar plot 36 persona me rrezikshmeri teper te larte shoqerore e civile,,me begraund kriminal e rekorde te tilla aktivitetesh e veprimtarie qe do tu a kishte zili edhe mafia siciliane e viteve 50.. apo edhe Kolumbia e Pablo Escobarit…
Vetem deputete kriminele nga te dyja kampet figurojne ne liste plot 14,,,qeveritare, shtetare , ministra e ish ministra 12 te tille e pjesa tjeter zyrtare te rrangjeve te larta ne polici, drejtesi, dogana etj etj…E pra ju shkerdhataruce [ ky eshte emri i vertete i gazetareve te sojit politik sot ne shqiperi ] …edhe 1 miliarde veze te hidhen ne nje parlament apo kunder nje kryeministri nuk do te mundnin dot kurren e kurres te kishin te njejtin efekt apo te benin te njejtin dem ,,ne raport me kete tufe e bande kriminelesh qe ka pushtuar e zaptuar sot Shqiperine e shqiptaret …ndaj te paret qe duhen zene per bythe e fluturuar diku tej ne ndonje mocal te qelbur ne ate vend jeni pikerisht ju,,mbrojtesit e legjitimuesit publik te tyre,,,Pikerisht pse ju kane ju,,ata bejne c’ u do qejfi ne ate vend e mbi ate popull…Ndaj vezet kunder tyre e kunder jush jane me e pakta gje qe nje njeri i ndershem e patriot e qe i dhimbset vendi i tij..mund te beje aty ku M….i …eshte bere mullar… e ka qelbur gjithkend..
Ndaj nuk e teproj fare ,,kur them qe ai palaco Parlament kriminelesh e ajo palaco media qe flet fatkeqesisht shqip …duhen mbuluar se pari me peshtymat e te gjithe shqiptareve e me pas ju duhet vene litari ne gryke qe te heshtin perfundimisht.. …vetem keshtu Shqiperia e shqiptaret do te binin rehat njehere e mire e pergjithmone…

A.R.DOSTI

Kjo qeveri tashme eshte vetem nje lak ne qafen e ketij populli,nese nuk e heqim do na mbyse.!.Nga Anton Hasanpapaj.

Kjo qeveri tashme eshte vetem nje lak ne qafen e ketij populli,nese nuk e heqim do na mbyse.! Telenovela 25 vjeçare e zhvillimeve politike post komuniste ne kete vend tashme prej kohesh eshte bere e merzitshme,por duke qene se fundi i telenoveles eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me fatin e gjithsecilit prej nesh dhe fatin e ketij vendi,ne nuk kemi zgjidhje tjeter veç se te vazhdojme ta ndjekim. Zhvillimi i fundit ne parlament nuk e lejon imagjinaten te shpresoje per permiresime, Kjo situate e analizuar ne nje kendveshtrim me te gjere ne te gjitha vendet ku jetojne Shqiptaret dhe jane force shtetformuese te ve perballe nje tabloje aspak te kendshme. Diskutimet ne hapsirat shqiptare pergjithsisht jane te perqendruara tek infiltrimi i krimit ne politike,korrupsioni dhe shantazhi si mjete per te shtuar pushtetin e individeve me peshe politike,sisteme drejtesie te shnderruara ne arme ne duart e politikes dhe krimit,çoroditje e popullates nepermjet kontrollit politik te te gjitha hapsirave qe duhet ti sherbenin informimit dhe transparences. Evropa tashme ndjehet e ngopur me”bemat”shqiptare dhe dalngadal po braktis idene e “Shqiptareve te integruar”duke na çuar perhere e me prane nje “izolimi”te ri. Telashet qe po i shtohen Europes brenda vetes nuk lene hapsira per te vazhduar”lojen”me Shqiptaret duke shtuar ketu dhe rishikimin e aleancave strategjike te secilit shtet te BE me vete,te cilat kryesisht lidhen me krizen e refugjateve dhe ndryshimet e rolit te Rusise ne politiken globale,ku dukshem po perforcohet perhere e me shume opinjoni se Rusia po rimer nen kontroll zonat e influences se ish Bashkimit Sovjetik. E vetmja mbrojtje si perhere ne historine e njohur te ketij vendi jane SH.B.A qe me viziten e fundit te Sekretarit Kerry dhane sinjalin se jane prane nesh dhe kerkuan te terheqin vemendjen e politikes qe te adaptoje sjelljen me situaten e re nderkombetare,duke dhene mesazhin se venja e Shtetit ne sherbim te qytetareve eshte e vetmja zgjidhje qe do ta lejonte Shqiperine te mbaj kursin perendimor. Nderkohe qe rreziku nga”fqinjesia”me djallin sa vjen e rritet ne kemi zgjedhur te qeverisemi”Aleancen E Qelbesirave”,nje perzierje e ndyre e karrieristeve pa asnje kufi moral e njerezor dhe krimit me çnjerzor.Kjo qeverisje ka ne filozofine e saj sundimin e Shqiptareve nepermjet izolimit,varferimit,friksimit,shantzhit e dhunes kriminale. Kjo filozofi bazohet ne ftohjen mardhenjeve me Sh.B.A dhe Evropen standartet e te cilave i shikon si kercenimin kryesor te strategjise per themelimin e nje diktature te re dhe paralelisht duke shfrytezuar kanalet mafioze e kriminale po krijon lidhje te fshehta me Mosken. Arroganca dhe ambicja politike e Edvin Rames nuk njeh asnje kufi moral apo ligjor,gjithçka dhe gjithkush qe mund ti sherbeje per mbajtjen e pushtetit eshte mik dhe kushdo qe rrezikon apo i kundervihet pushtetit te tij eshte armik,keto sjellje te shfaqura kaq hapur do ti kishte zili edhe Enveri. Shqiperia gjendet ne udhekryq,kombi shqiptar po trajtohet si”plaçke”qe shitet per interesa personale te aventuriereve politik,ky popull po shkelet e neperkebet,vidhet e mjerohet,burgoset e sundohet nga individ qe flasin shqip por qe nuk kan as kombesi as nder. Qeveria ka tradhetuar popullin ,njerezit duhet te kuptojne se eshte koha ti dalin per zot vetes,vendit dhe te ardhmes se femijeve. Eshte koha qe “heronjte”e ketij kombi te marrin ne dore fatin e popullit,eshte koha qe populli te percaktoje rrugen se nga do ta kerkoje te ardhmen e tij. Heronjte nuk kane patur fuqi te mbinatyrshme ata thjeshte kane qene “prijes”ne rrugen e percaktuar te popullit nese ky popull zgjohet nuk do ti mungojne heronjte qe do ti prijne-

 

Kjo qeveri tashme eshte vetem nje lak ne qafen e ketij populli,nese nuk e heqim do na mbyse.!.Nga Anton Hasanpapaj.

l'immagine del profilo di Anton Hasanpapaj

Kjo qeveri tashme eshte vetem nje lak ne qafen e ketij populli,nese nuk e heqim do na mbyse.! Telenovela 25 vjeçare e zhvillimeve politike post komuniste ne kete vend tashme prej kohesh eshte bere e merzitshme,por duke qene se fundi i telenoveles eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me fatin e gjithsecilit prej nesh dhe fatin e ketij vendi,ne nuk kemi zgjidhje tjeter veç se te vazhdojme ta ndjekim. Zhvillimi i fundit ne parlament nuk e lejon imagjinaten te shpresoje per permiresime, Kjo situate e analizuar ne nje kendveshtrim me te gjere ne te gjitha vendet ku jetojne Shqiptaret dhe jane force shtetformuese te ve perballe nje tabloje aspak te kendshme. Diskutimet ne hapsirat shqiptare pergjithsisht jane te perqendruara tek infiltrimi i krimit ne politike,korrupsioni dhe shantazhi si mjete per te shtuar pushtetin e individeve me peshe politike,sisteme drejtesie te shnderruara ne arme ne duart e politikes dhe krimit,çoroditje e popullates nepermjet kontrollit politik te te gjitha hapsirave qe duhet ti sherbenin informimit dhe transparences. Evropa tashme ndjehet e ngopur me”bemat”shqiptare dhe dalngadal po braktis idene e “Shqiptareve te integruar”duke na çuar perhere e me prane nje “izolimi”te ri. Telashet qe po i shtohen Europes brenda vetes nuk lene hapsira per te vazhduar”lojen”me Shqiptaret duke shtuar ketu dhe rishikimin e aleancave strategjike te secilit shtet te BE me vete,te cilat kryesisht lidhen me krizen e refugjateve dhe ndryshimet e rolit te Rusise ne politiken globale,ku dukshem po perforcohet perhere e me shume opinjoni se Rusia po rimer nen kontroll zonat e influences se ish Bashkimit Sovjetik. E vetmja mbrojtje si perhere ne historine e njohur te ketij vendi jane SH.B.A qe me viziten e fundit te Sekretarit Kerry dhane sinjalin se jane prane nesh dhe kerkuan te terheqin vemendjen e politikes qe te adaptoje sjelljen me situaten e re nderkombetare,duke dhene mesazhin se venja e Shtetit ne sherbim te qytetareve eshte e vetmja zgjidhje qe do ta lejonte Shqiperine te mbaj kursin perendimor. Nderkohe qe rreziku nga”fqinjesia”me djallin sa vjen e rritet ne kemi zgjedhur te qeverisemi”Aleancen E Qelbesirave”,nje perzierje e ndyre e karrieristeve pa asnje kufi moral e njerezor dhe krimit me çnjerzor.Kjo qeverisje ka ne filozofine e saj sundimin e Shqiptareve nepermjet izolimit,varferimit,friksimit,shantzhit e dhunes kriminale. Kjo filozofi bazohet ne ftohjen mardhenjeve me Sh.B.A dhe Evropen standartet e te cilave i shikon si kercenimin kryesor te strategjise per themelimin e nje diktature te re dhe paralelisht duke shfrytezuar kanalet mafioze e kriminale po krijon lidhje te fshehta me Mosken. Arroganca dhe ambicja politike e Edvin Rames nuk njeh asnje kufi moral apo ligjor,gjithçka dhe gjithkush qe mund ti sherbeje per mbajtjen e pushtetit eshte mik dhe kushdo qe rrezikon apo i kundervihet pushtetit te tij eshte armik,keto sjellje te shfaqura kaq hapur do ti kishte zili edhe Enveri. Shqiperia gjendet ne udhekryq,kombi shqiptar po trajtohet si”plaçke”qe shitet per interesa personale te aventuriereve politik,ky popull po shkelet e neperkebet,vidhet e mjerohet,burgoset e sundohet nga individ qe flasin shqip por qe nuk kan as kombesi as nder. Qeveria ka tradhetuar popullin ,njerezit duhet te kuptojne se eshte koha ti dalin per zot vetes,vendit dhe te ardhmes se femijeve. Eshte koha qe “heronjte”e ketij kombi te marrin ne dore fatin e popullit,eshte koha qe populli te percaktoje rrugen se nga do ta kerkoje te ardhmen e tij. Heronjte nuk kane patur fuqi te mbinatyrshme ata thjeshte kane qene “prijes”ne rrugen e percaktuar te popullit nese ky popull zgjohet nuk do ti mungojne heronjte qe do ti prijne-

l'immagine del profilo di Anton Hasanpapaj

Kjo qeveri tashme eshte vetem nje lak ne qafen e ketij populli,nese nuk e heqim do na mbyse.!.Nga Anton Hasanpapaj.

l'immagine del profilo di Anton Hasanpapaj

Kjo qeveri tashme eshte vetem nje lak ne qafen e ketij populli,nese nuk e heqim do na mbyse.! Telenovela 25 vjeçare e zhvillimeve politike post komuniste ne kete vend tashme prej kohesh eshte bere e merzitshme,por duke qene se fundi i telenoveles eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me fatin e gjithsecilit prej nesh dhe fatin e ketij vendi,ne nuk kemi zgjidhje tjeter veç se te vazhdojme ta ndjekim. Zhvillimi i fundit ne parlament nuk e lejon imagjinaten te shpresoje per permiresime, Kjo situate e analizuar ne nje kendveshtrim me te gjere ne te gjitha vendet ku jetojne Shqiptaret dhe jane force shtetformuese te ve perballe nje tabloje aspak te kendshme. Diskutimet ne hapsirat shqiptare pergjithsisht jane te perqendruara tek infiltrimi i krimit ne politike,korrupsioni dhe shantazhi si mjete per te shtuar pushtetin e individeve me peshe politike,sisteme drejtesie te shnderruara ne arme ne duart e politikes dhe krimit,çoroditje e popullates nepermjet kontrollit politik te te gjitha hapsirave qe duhet ti sherbenin informimit dhe transparences. Evropa tashme ndjehet e ngopur me”bemat”shqiptare dhe dalngadal po braktis idene e “Shqiptareve te integruar”duke na çuar perhere e me prane nje “izolimi”te ri. Telashet qe po i shtohen Europes brenda vetes nuk lene hapsira per te vazhduar”lojen”me Shqiptaret duke shtuar ketu dhe rishikimin e aleancave strategjike te secilit shtet te BE me vete,te cilat kryesisht lidhen me krizen e refugjateve dhe ndryshimet e rolit te Rusise ne politiken globale,ku dukshem po perforcohet perhere e me shume opinjoni se Rusia po rimer nen kontroll zonat e influences se ish Bashkimit Sovjetik. E vetmja mbrojtje si perhere ne historine e njohur te ketij vendi jane SH.B.A qe me viziten e fundit te Sekretarit Kerry dhane sinjalin se jane prane nesh dhe kerkuan te terheqin vemendjen e politikes qe te adaptoje sjelljen me situaten e re nderkombetare,duke dhene mesazhin se venja e Shtetit ne sherbim te qytetareve eshte e vetmja zgjidhje qe do ta lejonte Shqiperine te mbaj kursin perendimor. Nderkohe qe rreziku nga”fqinjesia”me djallin sa vjen e rritet ne kemi zgjedhur te qeverisemi”Aleancen E Qelbesirave”,nje perzierje e ndyre e karrieristeve pa asnje kufi moral e njerezor dhe krimit me çnjerzor.Kjo qeverisje ka ne filozofine e saj sundimin e Shqiptareve nepermjet izolimit,varferimit,friksimit,shantzhit e dhunes kriminale. Kjo filozofi bazohet ne ftohjen mardhenjeve me Sh.B.A dhe Evropen standartet e te cilave i shikon si kercenimin kryesor te strategjise per themelimin e nje diktature te re dhe paralelisht duke shfrytezuar kanalet mafioze e kriminale po krijon lidhje te fshehta me Mosken. Arroganca dhe ambicja politike e Edvin Rames nuk njeh asnje kufi moral apo ligjor,gjithçka dhe gjithkush qe mund ti sherbeje per mbajtjen e pushtetit eshte mik dhe kushdo qe rrezikon apo i kundervihet pushtetit te tij eshte armik,keto sjellje te shfaqura kaq hapur do ti kishte zili edhe Enveri. Shqiperia gjendet ne udhekryq,kombi shqiptar po trajtohet si”plaçke”qe shitet per interesa personale te aventuriereve politik,ky popull po shkelet e neperkebet,vidhet e mjerohet,burgoset e sundohet nga individ qe flasin shqip por qe nuk kan as kombesi as nder. Qeveria ka tradhetuar popullin ,njerezit duhet te kuptojne se eshte koha ti dalin per zot vetes,vendit dhe te ardhmes se femijeve. Eshte koha qe “heronjte”e ketij kombi te marrin ne dore fatin e popullit,eshte koha qe populli te percaktoje rrugen se nga do ta kerkoje te ardhmen e tij. Heronjte nuk kane patur fuqi te mbinatyrshme ata thjeshte kane qene “prijes”ne rrugen e percaktuar te popullit nese ky popull zgjohet nuk do ti mungojne heronjte qe do ti prijne.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: